Ne pervojen time, konfuzioni eshte vuajtja e vetme. Konfuzion eshte kur ti debaton me ate qe eshte. Kur ti je krejt i qarte... çfare eshte ajo gje qe kerkon? Prandaj kur ti kerkon diçka, qe eshte ndryshe nga ajo qe eshte, ti behesh shume konfuz.
Nderkohe qe heton mendimet tuaja, zbulon se kohet e fundit je ngjitur shume pas nje bindjeje ose historie e cila te shkakton vuajtje.
Gjendja natyrale e mendjes eshte paqe.
Pastaj nje mendim hyn, ti e beson ate, dhe paqa duket sikur zhduket. Fillon te veresh njefare stresi ne moment. Ky stres eshte nje ndjesi qe tregon se ke filluar ti besosh mendimeve; tregon se je ne lufte me realitetin.
Kur ti e ve ne dyshim mendimin qe solli kete ndjenje dhe e kupton se nuk eshte i vertete (tashme ne te kaluaren), ti vjen ne te tashmen jashte çdo historie te mendjes. Keshtu e gjithe historia zhduket ne driten e vetedijes, dhe vetem vetedija e asaj çfare eshte mbetet. Paqa eshte ajo qe ti je pa historine tende, dhe zgjat deri sa nje histori tjeter stresuese te shfaqet. Por tashme ti ke ndryshuar pasi vete-hetimi si praktike behet i gjalle si nje reagim pa fjale i vetedijes ndaj mendimeve qe ngrihen.
- Byron Katie
No comments:
Post a Comment