Thursday, January 3, 2019

DASHURIA THOTE “UNE JAM GJITHÇKA”, URTESIA THOTE, “UNE JAM ASGJE”. NDERMJET TE DYJAVE JETA IME RRJEDH.

P: E kam pak te veshtire ta kuptoj se çfare ti nenkupton kur thua se nuk je as objekti dhe as subjekti. Pikerisht ne kete moment a nuk jam une objekti i perjetimit tend dhe ti subjekti?
M: Shiko, gishti jot i madh i dores prek gishtin tregues. Te dy prekin dhe preken. Kur vemendja ime eshte ne gishtin e madh, gishti i madh eshte perjetuesi dhe gishti tregues vetja. Tani zhvendose vemendjen nga njeri tek tjetri dhe marredhenja mes tyre ndryshon. Kam zbuluar se ne njefare menyre kur une zhvendos fokusin e vemendjes time une behem pikerisht ajo gje qe une shikoj dhe perjetoj. Dashuria thote: ‘Une jam gjithçka’ Urtesia thote: ‘Une jam asgje’. Ndermjet te dyjave jeta ime rrjedh. Meqenese çdo moment rrjedh ne kohe dhe ne hapsire une mund te jem te dyja, objekti dhe subjekti i perjetimit. Une e shpreh kete duke thene se une jam te dyja dhe asnjera, dhe pertej te dyjave.
P: Ti ben keto deklarata te jashtezakonshme rreth vetes tende. Çfare te ben ty ti thuash keto gjera? Çfare kupton ti kur thua qe ti je pertej kohes dhe hapsires?
M: Ti me pyet dhe pergjigja vjen vetvetiu. Une verej veten, verej pergjigjen dhe nuk shikoj ndonje kontradikte. Eshte krejt e qarte per mua se po te them te verteten. Gjithçka eshte shume e thjeshte. Vetem se ti duhet te me besosh mua qe po te them vetem ate per te cilen jam i bindur dhe se jam shume serioz ne ate qe them. Te kam thene tashme se Guru im me tregoi mua natyren time te vertete dhe natyren e vertete te botes. Kur kuptova se une jam nje me boten dhe pertej saj, une fitova lirine nga deshirat dhe frikerat. Nuk eshte se u bera i lire duke arsyetuar, thjesht zbulova veten te lire, krejt papritur, pa as me te voglen perpjekje. Kjo liri nga deshira dhe frika mbeti me mua qe nga ai moment. Kam vene re edhe diçka tjeter se nuk eshte e nevojshme te besh asnje perjekje: veprimet ndjekin mendimet pa asnje vonese dhe pa asnje mosmarreveshje mes tyre. Gjithashtu kam zbuluar se mendimet vetplotesohen duke bere qe gjerat te shkojne ne vendin e vetet krejt lehtesisht dhe sakte. Ndryshimi me i madh ishte ne mendje; ajo u be e palevizshme dhe e heshtur, duke reaguar shpejt dhe jo duke e vonuar apo bluar reagimin. Spontaniteti u be rruga e jetes time, realja u be natyrale dhe natyralja u be reale. Dhe mbi te gjitha, afeksioni u be i perjetshem, dashuria, erresira dhe qetesia, rrezatimi ne te gjitha drejtimet u bene normale duke perqafuar gjithçka, duke bere çdo gje interesante, te rendesishme dhe te veçante.
~ Nisargadatta Maharaj I AM THAT no 57

No comments:

Post a Comment