Friday, January 4, 2019

Çfardo qe shfaqet duhet te shfaqet NE diçka ose MBI diçka


Çfardo qe shfaqet duhet te shfaqet NE diçka ose MBI diçka. Eshte e pamundur te kete nje film pa ekran. Eshte e pamundur te kemi fjalet e nje novele pa nje faqe te bardhe. Nuk eshte e mundur te kemi re pa qiell. Eshte e pamundur te kemi nje mendim pa...
...pa çfare?
Per me teper, nese ne shikojme nje film, sigurisht qe perjetojme edhe ekranin. Nese lexojme nje novele, patjeter qe perjetojme letren. Nese shikojme rete patjeter qe perjetojme edhe qiellin. Prandaj, kur ne perjetojme mendimet tona (dhe secili prej nesh eshte duke perjetuar mendimet) ne duhet, patjeter te jemi duke perjetuar çfardo gjeje mbi te cilen ata shfaqen.
Çfare eshte ajo gje?
Dhe ashtu siç edhe ekrani nuk perbehet nga filmi, letra e bardhe nuk perbehet nga shkronjat e noveles, qielli nuk perbehet nga rete, prandaj çfardo qe mund te jete mbi te cilen mendimet tona shfaqen, sigurisht qe nuk perbehet bere nga mendimet tona.
Ashtu si ekrani nuk ka cilesite e filmit, ashtu si faqja e bardhe nuk ka cilesite e historise ne novele, ashtu si qielli eshte i lire nga cilesite e reve, po ashtu çfardo perberje cilesish qe mendimet mund te kene...sfondi mbi te cilin shfaqen eshte i lire nga kufizimet e mendimeve dhe si i tille eshte i pakufizuar.
Per me teper, filmi eshte i kufizuar, ekrani e pakufizuar, shkronjat jane te kufizuara ne novele letra e pakufizuar, rete jane te kufizuara, qielli i pakufizuar. Per kete shkak thuhet se ekrani eshte Realiteti i filmit, letra Realiteti i shkronjave, qielli Realiteti i reve. Filmi, shkronjat dhe rete jane shfaqje te perkohshme mbi Realitetin gjithnje Prezent.
Ne te njejten menyre mendimet e kufizuara shfaqen mbi diçka te pakufizuar qe eshte Realiteti. Ne lidhje me mendimet, ky diçka i pakufizuar quhet Vetedije. Eshte Prezent dhe Njohes.
Nje mendim i kufizuar eshte nje shfaqje e perkohshme e Vetedijes se pakufizuar. Akulli nuk perbehet nga akulli por nga uji. Akulli eshte nje emer dhe forme e perkohshme i ujit qe eshte gjithnje prezent. Uji eshte Realiteti i akullit. Kur akulli pushon se qeni akull ajo qe humbet eshte emri dhe forma e perkohshme, por Realiteti i akullit qe eshte uji nuk humbet. Mbetet prezent dhe i gatshem per te marre emrin dhe formen tjeter.
Pra kur nje mendim zhduket, Realiteti i saj qe eshte Vetedija nuk zhduket. Thjesht humbet emrin dhe formen e perkohshme dhe mbetet e gatshme per te marre nje emer dhe nje forme tjeter ne shfaqjen e radhes.
~Rupert Spira, The Limitless Reality of All Experience

No comments:

Post a Comment