Ramana Maharshi pershkruan ne pak fjale se si spontanisht duhet te reagojme kur mendimi lind;
''Nese mendimet lindin, at'her kujt i kan lindur mendimet? Mua. Kush jam Une?”
Lindja e nje mendimi duhet te na nxise qe spontanisht te kthejme vemendjen prapa tek “Une” aty nga ku mendimi edhe ka lindur.
Me fjale te tjera, çfaredo perjetimi qe shfaqet ne mendje eshte vetem nje mendim, keshtu qe ne duhet ti trajtojme te gjitha perjetimet njesoj duke e larguar vemendjen nga ato ne drejtimin mbrapa tek ''Une'' i cili po i perjeton ato.
Se pari, asnje mendim nuk perjeton vetveten apo te perjetoje nje mendim tjeter, ndersa vete mendimi perjetohet nga ky “Une”. Eshte pikerisht ky “Une” qe perjeton vetveten dhe te gjitha mendimet e tjera, por nuk perjetohet nga askush tjeter perveç vetvetes.
Se dyti dhe me e rendesishmja , mendimet lindin dhe lulezojne vetem at'here kur ky ''Une'' i ndjek ato nga prapa duke treguar interres, dhe ato largohen dhe zhduken sapo ky ''Une'' pushon se ndjekuri ato. Ndersa vete ky ''Une'' lind dhe lulezon vetem at'here kur ai ndjek mendimet nga prapa dhe zhduket ne ate moment kur qendron (pushon) ne Vetvete.
Sapo nderpritet te ndjekurit nga pas i mendimeve psh. kur bie ne gjume, ky ''Une'' venitet dhe zhduket. Por ne kete rast nderprerja e te ndjekurit te ndonje mendimi behet vetem per shkak se uni eshte shume i lodhur, dhe jo sepse vullnetarisht po qendron ne Vetvete. Pra edhe pse uni zhduket gjate gjumit kjo behet pa asnje vetedije, dhe kur ka pushuar mjaftueshem ne gjume ngrihet perseri dhe kapet pas mendimeve te radhes.
Meqenëse mendimet jane ajo çfare e shkeput vemendjen tone nga ky ''Une'' Sri Ramana na jep kete çeles:
Pyet dhe heto ''Kujt po i lindin mendimet? Mua. Kush jam Une ?''
Ky eshte mjeti me te efektshem me qellim rikthimin e vazhdueshem te vemendjes tone tek ''Une'', larg nga çdo mendim tjeter. Çfaredo mendimi tjeter qe mund te lind per te na shperqendruar, ne duhet te rikujtohemi menjehere qe te kthejme vemendjen tone perseri tek ''Une'' qe po e perjeton ate mendim. Tek ''Une'' nga i cili ne fakt ai mendim ka edhe burimin.
Ne nuk duhet ti perserisim keto fjale me goje sikur te ishin mantra, por duhet aplikuar ashtu si Ramana e rekomandonte, pra jo vetem verbalisht. Edhe pse perseritja e ketyre fjaleve ne fillim menderisht mund te ndihmoje per te rikthyer vemendjen tek ''Une'', kur te mesohemi me te banuarit ne Vetvete, ne mund ta perdorim kete menyre (çeles) edhe pa fjale dhe krejt spontanisht. Pra çfaredo gjeje tjeter qe mund te jemi duke perjetuar ne duhet te rikujtohemi vazhdi misht qe te kthejme vemendjen tone mbrapsht tek ''Une'' aty ku ne fakt ndodh edhe perjetimi .
Ne fillimet e kesaj praktike te quajtur, Atma- Virchara (vet - kerkim) nuk do jemi edhe aq te familjarizuar me reagime te tilla sapo nje mendim lind, prandaj eshte normale qe here pas here ta gjejme te dobishme qe ti themi fjalet edhe verbalisht: ''Kujt'', Mua, apo ''Kush jam Une?'', sepse keto pyetje do te na rikujtojne qe te kthejme vemendjen mbrapa tek ''Une'' dhe te qendrojme tek ''Une'' (banuarit ne vetvete).
Mirpo duhet kuptuar qe Atma Vichara nuk eshte thjesht te perseriturit verbalisht e ketyre fjaleve, por eshte te rikthyerit tek ''Une'' dhe te qendruarit (banuarit) ne Vetvete.
Duke e praktikuar kete behemi me familjar me menyren e reagimit ndaj lindjes se mendimeve duke e kthyer vemendjen spontanisht tek ky ''Une'' qe i perjeton ato, keshtu ajo do behet natyra jone e dyte. Me pas do te jete e panevojshme per ne qe te mendojme ''Tek kush ka lindur ky mendim'' apo ''Kush jam Une''.
Meqenëse deshira jone qe te perjetojme vetem ''Une jam'' eshte jo dhe aq e madhe, shumica prej nesh vazhdimisht ndjekim nga pas mendimet qe lindin ne mendje, prandaj duhet te kembengulim ne kete praktike te te kthyerit e vemendjes mbrapa tek ''Une'' sa here qe te kujtohemi. Duke e kthyer vemendjen tek ''Une'' dhe te qendruarit ne ''Une'' sa me shume qe eshte e mundshme, ne shume shpejt do familjarizohemi me kete praktike dhe do arrijme ta qendrojme ne Vetvete pa patur nevoje te pyesim me fjale "Tek kush ka lindur ky mendim'' apo ''Kush jam Une?''.
Nese mesojme te perdorim kete ''arme hyjnore'' ne menyre efektive, ne do arrijme te ''Qendrojme ne Vetvete'' te palekundur, pavarsisht nga perjetimet me te cilat do ballafaqohemi.
~Michael James