Çdo gje kerkon prova sepse çdo gje mund te vihet ne dyshim. Por ti nuk mund te dyshosh veten; prandaj vetja nuk ka nevoje per ndonje prove. A mund te dyshosh veten?
Nje nga filozofet me te medhenj te perendimit, Dekartes, ka perdorur dyshimin si metode per te njohur. Ai e filloi rrugetimin e dijes se tij nepermjet dyshimit, nje dyshim penetrues per gjithçka. Ai vendosi se do te dyshonte gjithçka deri sa te arrinte ne ndonje fakt i cili nuk do te mund te dyshohej. Kjo sepse, vetem nese ke nje baze qe nuk mund te dyshohet perndryshe eshte e pamundur te ndertosh nje dije te konsoliduar dhe te qendrueshme. Çdo gje mund te dyshohet dhe si e tille ka nevoje per prove deri sa te arrihet ne diçka qe nuk ka nevoje per prove. Zoti nuk eshte i padyshimte. Ai mund te vihet ne dyshim, jo vetem te vihet ne dyshim por madje edhe te hidhet poshte si koncept. Dhe me te vertete, kur dikush ve ne dyshim ekzistencen e Zotit ti nuk mund ta provosh ekzistencen e tij. Ti mund te bindesh ata qe tashme jane bindur, por te bindesh dike me prova per ekzistencen e tij eshte e pamundur. Asnje ateist nuk mund te konvertohet ne besim per shkak se ai kerkon prova dhe ti nuk mund te sjellesh asnje prove. Zoti nuk eshte i padyshueshem. Ai mund te dyshohet, refuzohet dhe te konsiderohet fals si hipoteze. Dekartes vazhdon kerkimin dhe hetimin e tij duke thene se vetem nese do te arrij ne nje pike te ekzistences, qe nuk mund te vihet ne dyshim, une nuk do te ndaloj. Papritur ai vjen tek vetja dhe i lehtesuar deklaron se vetja eshte nje realitet me i madh se sa Zoti. Kjo per shkak se vetja nuk mund te dyshohet. A mund ta dyshosh ate? Edhe te duash ta dyshosh eshte vetevetja qe e ben kete dyshim. Per shembull, nese je ne nje shtepi dhe dikush vjen dhe te pyet a je ne shtepi dhe ti thua, “Une nuk jam”, fakti qe ti thua “Une nuk jam” eshte prove e mjaftueshme qe ti je aty. Ti nuk mund ta mohosh veten tende. Mohimi eshte prova qe ti je. Nuk ka nevoje ta pohosh ate; vete mohimi eshte prove. Kur edhe mohimi eshte prove atehere fakti eshte i padyshueshem. Si mund ta vesh ne dyshim? Ti nuk mund te thuash, “Une nuk e di nese jam apo nuk jam”, apo mund ta thuash kete? Edhe sikur te gjendesh ne nje konfuzion te tille, ti duhet te jesh aty. Si mund te kete konfuzion pa ty? Ti nuk mund te thuash “Une nuk besoj se une jam”, edhe sikur te mos e besosh kete, dikush duhet te jete aty. Eshte e pamundur te mohosh faktin qe ti ekziston, qe ky Une ekzsiton. Vetja eshte i vetmi fakt i padyshueshem ne kete bote, çdo gje tjeter eshte e dyshueshme.
~ Osho
No comments:
Post a Comment