Sunday, March 10, 2019

A ESHTE MENDJA E VERTETE?

P: Fakti eshte qe une po te pyes tani dhe ketu: Kur ka lindur mendimi “Une jam trupi”, kur kam lindur une apo sot ne kete mengjez?
M: Tani.
P: Por mua me kujtohet se e kisha edhe dje!
M: Kujtesa e se djeshmes po ndodh vetem tani.
P: Po sigurisht qe une ekzistoj ne kohe. Une kam te kaluar dhe te ardhme.
M: Keshtu e magjinon ti - Tani.
P: Do te kete patur nje fillim.
M: Tani.
P: Po per fundin?
M: Çfare nuk ka fillim nuk mund te kete fund.
P: Po une jam i vetdijshem per pyetjen time.
M: Nje pyetje false nuk ka pergjigje. Thjesht mund konsiderohet si false.
P: Ama per mua ajo eshte e vertete.
M: Kur tu duk si e vertete ty? Tani.
P: Po, eshte krejt e vertete per mua - Tani.
M: Çfare eshte e vertete rreth pyetjes tende? Eshte nje gjendje mendore. Asnje gjendje mendore nuk mund te jete me reale se vete mendja. A eshte mendja e vertete? Ajo eshte nje grumbull gjendjesh, secila prej tyre kalimtare. Si mundet nje seri gjendjesh kalimtare te jete reale - Tani?
~Nisargadatta Maharaj

No comments:

Post a Comment