Sunday, March 10, 2019

RAMANA RRETH VERTETESISE SE KESAJ BOTE.

Pyetje: Siç kam thene edhe me perpara, ne shikojme, ndjejme dhe perceptojme boten ne shume menyra. Keto ndjesi jane reagime ndaj objekteve qe shikojme, ndjejme etj. dhe nuk jane krijesa mendore si ne enderr, te cilat ndryshojne jo vetem nga personi tek personi por edhe tek i njejti person. A nuk eshte kjo nje prove objektive e mjaftueshme per te vertetuar realitetin e kesaj bote?
Ramana: E gjithe biseda lidhur me mosperputhjet dhe perkatesite e tyre ne boten enderr lind vetem kur ti zgjohesh nga gjumi. Nderkohe qe po enderroje, endrra ishte e plote dhe e besueshme. Pra, le te themi, nese ishe i etur ne enderr, iluzioni i pirjes se ujit dhe iluzioni i vete ujit patjeter e shuan iluzionin e etjes tende. Por ama e gjitha kjo ishte e vertete, dhe jo nje iluzion, per aq kohe sa ti nuk e dije se vete endrra ishte nje iluzion. Ne te njejten menyre, ne kete bote qe jemi zgjuar, ndjesite qe ti ke jane te kordinuara per te dhene ty pershtypjen se bota eshte e vertete. Nese, ne te kundert, bota do ishte nje realitet vetekzistues (ate qe ti e quan objektive) çfare e pengon kete bote per tu shfaqur ty ne gjume? Perse nuk shfaqet ajo nderkohe qe ti je ne gjume? Ti nuk mund te thuash se nuk ekzistoje kur ishe ne gjume.
P: Gjithashtu nuk e mohoj aspak ekzistencen e botes nderkohe qe jam ne gjume. Ajo ka ekzistuar gjate gjithe kohes. Nese gjate gjumit une nuk e kam pare, te tjeret qe nuk ishin fjetur e kane pare ate.
Ramana: Te pranosh faktin qe ti ekzistoje, nderkohe qe ishe ne gjume, a eshte e nevojshme te kerkosh deshmine e te tjereve per ta provuar kete ty? Jo. Sapo zgjohesh ti thua kam fjetur shume rehat. Pra ti je i vetdijshem per kohen e kaluar ne gjume por nuk e kishe idene fare per ekzistencen e kesaj bote. Per kete te fundit ti kerkon deshmine e atyre qe ishin zgjuar. Perse e kerkon deshmine e tyre tani? Keta te “tjere” mund te thone ty se e kane pare boten (gjate kohes qe ti ishe ne gjume). Keto deshmi jane pjese e botes ne zgjim dhe vlejne vetem kur ti je zgjuar. Perse nuk vjen bota te thote tani qe je zgjuar se “Une jam e vertete” apo je ti ai qe i jep vertetesi asaj?
Ramana Maharshi.

No comments:

Post a Comment