Osho : Pas ndriçimit tim, skatesisht pas njemije e treqind e pesembdhjete ditesh, u perpoqa te qendroja ne heshtje aq sa ishte e mundur ne ato kushte. Per disa gjera me duhej te flisja, por te folurit tim ishte telegrafik. Ai qe me detyroi te flisja ishte nje njeri i çuditshem. Ai vete kish qendruar ne heshtje gjithe jeten e tij. Askush nuk degjoi per te; askush nuk e njihte. Dhe ai ishte njeriu me i çmuar qe une kisha takuar ndonjehere ne kete jete apo ne jetet e meparshme. Emri i tij ishte Magga Baba….Ndonjehere, veçanarisht ne netet e ftohta te dimrit, une e gjeja ate vetem dhe me thoshte diçka.
Eshte ai qe me detyroi te flisja. Ai me tha, “Shiko, kam qendruar ne heshtje gjithe jeten time, por ata nuk duan te mesojne, nuk duan te degjojne. Ata nuk mund ta kuptojne kete: eshte pertej tyre. Kam deshtuar. Nuk kam qene ne gjendje te percjell ate qe kam brenda meje dhe tani nuk ka mbetur me shume kohe per mua. Ti je kaq i ri, ti ke nje jete te gjate para teje; te lutem mos ndalo se foluri. Fillo! Eshte puna me e veshtire ne bote per te percjelle kete mesazh sepse perjetohet vetem ne nje gjendje pa fjale te vetedijes. Si ta shndrroj heshtjen ne tingull? Me duket se eshte e pamundur. Dhe nuk ka asnje.
Une e kuptova piken e Magga Babes. Ai ishte shume i vjeter dhe po me thoshte, “Ti do te gjendesh ne te njejtin pozicion. Nese nuk fillon shpejt, heshtja e brendeshme, boshlleku, zeroja e thelle ne brendesi, do te vazhdoje te terheqe brenda qendres. Dhe keshtu do te vije nje kohe kur ti nuk do te mund te dalesh perjashta. Do te mbytesh ne te. Tani ti je krejt i lumtur nderkohe qe bota eshte e mbushur me mjerim. Ti ke ardhur ne kete jete te tregosh rrugen. Ndoshta dikush mund te kete degjuar, ndoshta dikush do te kete udhetuar ne kete rruge. Te pakten nuk do te ndjehesh se nuk ke bere ate qe pritej prej teje nga vete ekzistenca. Po, eshte nje pergjegjesi.”
Une i premtova atij, “Une do te bej me te miren.” Dhe keshtu per tridhjete vite me radhe vazhdimisht flas per çdo subjekt poshte yjeve.
~ Osho
No comments:
Post a Comment