Vete fakti qe ti je i vetedijeshem per veten [ne vend qe te jesh vetem i vetedijshem dhe pike] tregon se nuk ke arritur ne shtepi akoma.
Askush nuk mund te thote ndonje gje rreth teje si vetedije. Çfardo qe ata flasin eshte rreth tyre. Ti je i pasigurte sepse akoma banon ne qendren false. Kjo qender false eshte e varur nga te tjeret, prandaj ti kujdesesh se çfare njerezit thone per ty. Dhe keshtu, ti gjithnje ndjek te tjeret nga prapa, gjithnje duke u perpjekur per t’i kenaqur ata.
Ti gjithnje po perpiqesh te jesh i respektuar, gjithnje duke zbukuruar egon tende. Kjo eshte vetvrasje. Ne vend qe te shqetesohesh se çfare thone te tjeret, duhet te fillosh kerkimin brenda teje.
Kurdo qe ti je i vetedijeshem per veten (trup-mendje si vete e ndare), dhe jo thjesht i vetedijeshem (pa shtuar asgje nga prapa), ti thjesht por tregon se nuk je i vetedijeshem fare per veten tende. Ti nuk e di qe je. Nese do ta dije, atehere nuk do te kishim me probleme, atehere ti nuk kerkon opinionin e te tjereve. Ne ate gjendje ti nuk do te shqetesoheshe se çfare thone te tjeret per ty, nuk ka lidhje fare!
Kur ti je i vet-vetedijeshem, dhe jo thjesht i vetedijeshem, ti je ne hall te madh. Kur ti je i vet-vetedijeshem ti po tregon simptoma se ti akoma nuk e di se kush je. Vet-vetedija ose te qenit i vetedijeshem per vete, dhe jo thjesht te qenit i vetedijeshem, tregon se akoma nuk ke arritur ne shtepi.
~Osho
No comments:
Post a Comment