Maharshi: Mos u shqeteso se çfare thone materialistet apo te tjeret; dhe mos u shqeteso per Zotin dhe Vetveten. Me thuaj, a ekziston ti apo jo? Çfare mendimi ke ti per veten tende? Çfare nenkupton ti me “Uni-n”?
Vizitori tha qe me “Uni-n” ai nuk nenkupton trupin e tij, por diçka brenda trupit te tij.
Nisur nga kjo, Baghavan vazhdoi, “Ti e pranon qe “Uni” nuk eshte trupi, por diçka brenda tij. Atehere, zbulo nga ku del ky “Une” brenda trupit. Zbulo nese ai shfaqet dhe zhduket, apo eshte gjithmone i pranishem. Duhet te pranosh qe eshte nje “Une”, i cili shfaqet sapo ti zgjohesh, shikon trupin, boten dhe çdo gje tjeter, dhe ne darke pushon se ekzistuari kur ti bie ne gjume; por kemi edhe nje “Une” tjeter, i cili ekziston i ndare nga trupi, i pavarur nga ai, dhe eshte me ty kur trupi dhe bota nuk ekzistojne, si per shembull ne gjume. Pastaj pyete veten nese ti nuk je i njejti “Une” gjate gjumit dhe gjate gjendjeve tjera. A ka dy “Une”? Ti je i njejti person gjithmone. Tani, cili eshte i verteti, “Uni” qe shkon dhe vjen, apo “Uni” qe gjithmone qendron? Pastaj do te zbulosh qe ti je Vetvetja. Kjo quhet Njohja e Vetvetes. Njohja e Vetvetes nuk eshte nje gjendje e re per ty, e ndare nga ti, dhe qe duhet te arrihet prej teje. Ti gjithmone je ne ate gjendje. Ti e ke harruar ate duke identifikuar veten me mendjen dhe imagjinaten e saj. Te ndalosh se identifikuari veten me mendjen dhe krijim-trillimet e saj, eshte gjithçka qe kerkohet nga ti. Ne e kemi identifikuar veten tone aq gjate me jo-Vetveten sa e kemi shume te veshtire t’i drejtohemi vetes tone si Vetvete. Te heqesh dore nga identifikimi me jo-Vetveten eshte ajo qe nenkuptohet me Njohjen e Vetvetes. Si ta njohim, si ta bejme reale Vetveten? Te heqesh dore nga kjo njohje fallco quhet Njohje e Vetevetes.
Day by Day
With Baghavan
With Baghavan
No comments:
Post a Comment