Saturday, March 2, 2019

Pyetje: Rrota e jetes, qe eshte manifestim i ketij realiteti, te krijon pershtypjen se vazhdon pavarsisht faktit nese ti je i stabilizuar ne vetvete apo jo. A ka ndonje gje ne kete manifestim qe te jep paqe?

Annamalai Swami: Nese kupton natyren e vertete e rrotes se jetes, rrote e cila alternon lumturine me vuajtjen, do te zbulosh se te kuptuarit do te dergoje aty ku nuk ka rrote, nuk ka levizje, nuk ka ndryshim.
Kjo rrote rrotullohet ne sfondin e Vetvetes se pandryshueshme. Nese pozicionohesh ne qendren e palevizshme dhe te paqte te Vetvetes do te kuptosh se Vetvetja eshte paqe e plevizshme dhe ne te njejten kohe rrota e levizshme e jetes.
P: Nuk e kuptoj perse eshte e nevojshme te kemi nje rrote te jetes ne Vetvete? Perse eshte e nevojshme te kemi nje manifestim (bote)?
Annamalai Swami: Kjo pyetje po ndodh vetem ne mendjen tende. Nese qendron ne Vetvete, pyetja nuk do te lind. E leviz doren apo e mban palevizur, ajo mbetet perseri nje dore. Natyra e saj nuk ndryshon ne te dyja rastet. Maya (iluzioni) eshte Vetvetja. Gjithçka eshte Vetvetja. Nese braktis dallimet, ti do ta kuptosh vete kete te vertete. Kjo eshte e gjitha qe duhet te besh.
p. 104

No comments:

Post a Comment