Sunday, March 10, 2019

Ti je Zot,

Guru im me tha, “Me beso, une po te them: ti je Hyjnor. Merre kete si e verteta Absolute. Gezimi yt eshte Hyjnor, shqetesimi yt eshte Hyjnor gjithashtu. Gjithçka vjen prej Zotit. Mbaje ne mendje kete gjate gjithe kohes. Ti je Zot, vetem vullneti yt do te behet.”
Une i besova atij dhe shume shpejt kuptova sa te mrekullueshme dhe te sakta ishin fjalet e tij. Nuk e kushtezova mendjen time duke menduar, “Une jam Zot, Une jam i mrekullueshem, Une jam pertej.” Une thjesht ndjeka keshillen e tij e cila ishte te fokusoja mendjen ne qenien e paster “Une jam” dhe te qendroja aty. Rrija me ore te tera me asgje tjeter ne mendje perveç “Une jam” dhe shume shpejt gezimi, paqa si dhe nje dashuri gjithperfshirese me pushtoi duke u bere gjendja ime normale. Ne kete gjendje gjithçka u zhduk - vetja ime, guru, jeta qe kisha jetuar, bota rreth meje. Vetem paqa mbeti dhe nje heshtje e papershkrueshme.
~Nisargadatta Maharaj

No comments:

Post a Comment