Sunday, March 10, 2019

P: Une jam nje politikan radikal dhe revolucionar per ndryshim e qeverise. Çfare mund te me keshillosh?

Osho: Ti paske shkuar shume larg dhe nuk ke per te me degjuar fare. Te jesh politikan eshte e mjatueshme per te mos degjuar, por te jesh edhe revolucionar dhe radikal, ti paske kancer te dyfishte madje te trefishte. A nuk eshte politika e mjaftueshme per ty por kerkon te jesh edhe revolucionar dhe radikal? Ti gjen fjale te bukura per te fshehur realitetin tend te shemtuar.Asnje politikan nuk mund te jete revolucionar sepse i vetmi revolucion eshte ai shpirteror. Asnje politikan nuk mund te jete radikal gjithashtu, sepse vete fjala “radikal” do te thote te shkulesh rrenjet. Politikani vetem krasit gjethet dhe nuk prek kurre rrenjet. Vetem ndriçimi te dergon ne rrenjet e problemit. Keta politikan kinse revolucionar jane thjesht mashtrues. Politikani nuk ka ndergjegje. Ne fakt ai eshte gjithnje ne arrati nga ndergjegja e tij. I duket sikur po ben nje sherbim te madh por eshte frikacak. Premton shprese per neser por e nesermja kurre nuk vjen.
Ti me thua Osho me jep nje keshille:
Atehere une po te kujtoj tre ligjet e shkaterrimit;
Ka tre menyra per tu shkaterruar ne kete bote: e para eshte nga seksi, e dyta nga bixhozi dhe e treta eshte nga politika. Seksi eshte me i kenaqeshmi, bixhozi me ngacmuesi, dhe politika me e sigurta ne shkaterrim.
Gjithashtu, mos harro ligjin kryesor te te gjitha revolucioneve: kur revolucioni vjen, gjerat do te jene ndryshe, jo me mire, thjesht ndryshe.
~Osho

No comments:

Post a Comment