Une thjesht po te them se ka nje rruge per te qene normal. Une po te them se eshte e mundur te eliminosh gjithe çmendurine e se kaluares tende. Kjo thjesht duke qendruar si nje deshmitar i paperfshire ne procesin e te menduarit.
Thjesht duke qendruar ne heshtje, duke vezhguar mendimet te cilat kalojne para teje. Thjesht duke i vezhguar, pa nderhyre dhe madje pa i gjykuar ato, sepse ne momentin qe i gjykon ti ke humbur statusin e deshmitarit pasi je perfshire duke marre njeren ane ose tjetren. Ne momentin qe ti thua “kjo eshte e mire, kjo eshte e keqe” ti ke kercyer ne procesin e te menduarit.
Merr pak kohe te krijosh nje hapsire mes deshmitarit dhe mendjes. Por kur kjo hapsire eshte aty, ti do te gjendesh perballe nje surprize shume te madhe, ate qe ti nuk je mendja, qe ti je deshmitari, nje vezhgues.
Ne kete proces te vezhguari, mendimet fillojne te zhduken. Ti je, por mendja eshte plotesisht e zbrazet.
Ky eshte momenti i ndriçimit. Ky eshte momenti qe ti per here te pare behesh i pakushtezuar, normal, nje qenie njerezore e lire.
~Osho
No comments:
Post a Comment