Saturday, March 2, 2019

Misteri me i thelle i ekzistences njerezore eshte fenomeni i dijes.

Misteri me i thelle i ekzistences njerezore eshte fenomeni i dijes. Ti mund te njohesh çdo gje perveç vetes tende. Njohesi nuk mund te njihet, sepse te njohesh diçka do te thote ta reduktosh ate ne nje objekt. Procesi i dijes eshte ne varesi te dualitetit. Une mund te njoh ty sepse une jam ketu, brenda dhe ti je atje, perjashta. Ti behesh nje objekt. Por une nuk mund ta njoh veten sepse nuk mund te bej veten time nje objekt. Une nuk mund ta takoj veten time ne ndonje menyre objektive. Une nuk mund ta vendos veten time para meje. Edhe sikur te mund ta vendosja veten time para meje nuk do te ishte me vetja ime. Si mund te jete ajo gje, qe vendoset para meje, te jete vetja ime? Vetvetja eshte subjektive dhe ky subjektivitet nuk mund te behet objekiv. Ketu kemi paradoksin: ajo gje qe njeh gjithçka nuk mund te njohe veten e vet; ajo gje qe eshte burimi i gjithe dijes mbetet i panjohur per veten e vet. Kjo do te thote se vete-dija eshte e pamundur. Ti mund te njohesh gjithçka qe eshte ndryshe nga ti por nje pike do te mbetet gjithnje e panjohur. Kjo pike je ti.
Por, a mund te njihet ky njohes? Perpiqu te kuptosh ate dimension te dijes ku e njohura nuk reduktohet ne nje objekt. Per shembull; nese nje kandil eshte ndezur ne nje dhome te erret, çdo gje ne dhome ndriçohet dhe njihet nepermjet drites se kandilit. Kandili gjithashtu njihet nepermjet drites se vet. Çdo gje tjeter ne dhome, karriget, mobiljet, muret, pikturat njihen nepermjet drites. Po vete drita nga kush njihet?
Drita eshte vete-ndriçuese; thjesht me prezencen e saj shfaq te tjeret dhe veten e vet. Por keto dy shfaqje jane te ndryshme. Kur karriga njihet nepermjet drites, karriga eshte nje objekt. Drita bie mbi te dhe e zbulon ate por nese drita zhduket atehere karriga nuk mund te njihet. Njohja e karriges varet nga drita ndersa njohja e drites nuk varet nga karriga. Edhe sikur te largosh çdo gje nga dhoma drita do te mbetet drite. Drita shfaq veten e vet. Po keshtu eshte edhe me fenomenin e vetes se brendeshme. Gjithçka njihet nepermjet saj por vete ajo nuk njihet nga ndonje gje tjeter. Eshte njohese e vetvetes se vet. Asgje nuk eshte e nevojshme per ta njohur ate. Nuk mund te kthesh ate ne nje objekt. Kur te gjitha objektet te largohen nga mendja, papritur, vetja zbulon vetveten.
Materia dhe vetedija ndyshojne. Materia nuk eshte vet-zbuluese, por vetedija eshte vet-zbuluese. Materia duhet te njihet nga dikush, vetedija njeh veten. Ka peme por ne rast se nuk ka nje qenie te vetdijshme pema nuk mund te njihet. Ata kane nevoje per nje vetedije qe te shfaqen. Ka shkembinj shume te bukur por nese nuk ka nje vetedije atehere ata nuk jane me te bukur pasi nuk eshte askush aty qe te jete i vetdijshem per bukurine e tyre. Ekzistenca e tyre do te jete memece. Shkembinjte nuk do ta dine se ekzistojne. Ekzistenca pa vetedije eshte joekzistence.
~Osho

No comments:

Post a Comment