Sunday, March 10, 2019

Realiteti nuk ka ndonje metode. Iluzioni ka shume metoda, shume probleme dhe shume koncepte.

Nese deshiron te ndjekesh nje praktike eshte me mire te ndjekesh nje person te vete-realizuar. Metodat jane te mbushura me zhgenjime dhe nuk japin ndonje kenaqesi te vertete.
Realiteti nuk ka ndonje metode. Iluzioni ka shume metoda, shume probleme dhe shume koncepte. Per te kapercyer iluzionin, ose konceptet, duhet te besh pyetjen "Prej nga dalin mendimet?" Per te njohur Realitetin asnje mendim nuk eshte i nevojshem. Kur te menduarit ndalon, çfare ndodh? Ti kthehesh ne origjinen tende, ne "Asgje". Pavarsisht se trupi eshte aty, nje i vete-realizuar vazhdon te veproje ne kete dimension. Ai e quan nenen e tij "nene", gruan e tij "grua". Por, megjithate ai e di shume mire kush eshte. Nese dikush e pyet "Si e ke emrin?" ai jep emrin e tij, por ai e di shume mire "une nuk jam ky". Ky lloj te kuptuari eshte i domosdoshem. Te kuptuarit e plote eshte se ti je, AJO GJE. Ti je si lulja e lotusit, lindur ne uje, jeton ne uje, por nuk preket nga uji. Qendro si lotus ne kete iluzion dhe asgje me teper.
Mjeshtri me tha "Pasi ta kuptosh kete iluzion, nese deshiron te qendrosh, atehere qendro. Qendro ne kete burg, por mos harro te kujtohesh shpesh “nuk jam i burgosuri", se burgu eshte nje iluzion. Kur e kupton se "vetja" eshte iluzion, atehere çfare mbetet? ASGJE. Njerezit nuk e kuptojne se iluzioni eshte asgje. Prandaj, mos u anko. Si mundet asgjeja te ndikoje ty? Si mundet asgjeja te pengoje ty?

No comments:

Post a Comment