Saturday, March 2, 2019

VETEM PREZENCA ESHTE

Kur nuk ka mendje, si ne gjume te thelle, e cila eshte “humbje e vetedijes”, koha nuk ekziston.
Eshte vetem mendja, e cila pasi rishfaqet nga gjumi i thelle, e imagjinon gjumin e thelle sipas idese se saj, brenda kohes dhe hapsires, duke besuar te kete zgjatur per disa ore ne kohe. Por eksperienca e gjumit te thelle ne vetvete nuk shtrihet ne kohe. Koha perbehet nga mendimi qe e mendon ate. Pa mendim nuk ka kohe. Eshte gjithashtu e vertete te thuhet se, jashte kohes nuk ka mendim. Me fjale te tjera, koha dhe mendimi jane ne varesi te prezences se mungeses se kohes dhe mendimit ne menyre qe te ekzistojne.
Pra ne realitet, mendimi dhe koha nuk jane. Pika e dyte eshte se nese Vetedija mbaron kur bie ne gjume dhe rifillon kur zgjohet, atehere ajo do te kishte nje fillim dhe nje fund, do te ishte e kufizuar dhe me nderprerje. Por, askush deri me sot nuk ka perjetuar akoma nje fillim, nje fund apo nje kufizimi te Vetedijes. Nese vetedija mund te zhdukej asaj do ti duhej te zhdukej ne “diçka”. Çfare do te ishte kjo “diçka” perveçse vete Vetedija?
Normalisht ne mendojme se nje objekt ekziston dhe pastaj zhduket ne jo-ekzistence. Ne fakt, nje objekt, si i tille, eshte jo-ekzistent dhe jo-ekzistenca, qe ne imagjinojme sikur zhduket, eshte ne fakt vete Prezenca e Vetdijshme. Prandaj te dyja “diçka”, “asgje” dhe “gjithçka” jane iluzion. Vetem Prezenca eshte.
~Rupert Spira

No comments:

Post a Comment