"Une kam punuar me shume mund dhe e konsideroj veten tani nje njeri i suksesshem. Do te isha nje hipokrit nese nuk do ta pranoja nje gje te tille. Jam i kenaqur dhe krenar per arritjet e mia ne jete. E çfare ka gabim ketu?”
Nje pasdite, nje vizitor i huaj iu drejtua Sri Nisargadatta Maharaj me keto fjale. Ai ishte ne te dyzetat dhe shume konfident dhe madje edhe agresiv ne krenarine e arritjeve te tij.
Bashkebisedimi vazhdoi ne kete menyre:
Sri Nisargadatta Maharaj: Para se te analizojme çfare eshte “e drejte” dhe çfare eshte e “gabim”, te lutem me thuaj kush po e ben kete pyetje.
Vizitori: (Pak i habitur) Pse, “une”, sigurisht.
Maharaj: Dhe kush eshte ky?
Vizitori: Une. Ky eshte “une”, qe po qendron ulur para teje.
Maharaj: Dhe ti mendon se ky eshte ti?
Vizitori: Ti me shikon mua. Une shikoj veten time. Ku eshte dyshimi ketu?
Maharaj: Ti thua ky objekt qe eshte para meje? Cila eshte kujtesa jote me e hershme per kete objekt qe ti mendon se je. Shko mbrapasht sa me shume qe te mundesh.
Vizitori: (Pas nje ose dy minutash) Kujtesa me hershme eshte ndoshta kur nena kujdesej per mua me krahet e saj.
Maharaj: Pra ti thua kur ishe nje bebe. A mund te thuash se njeriu i sukseshem sot eshte e njejta bebe e qe nuk mund te ecte dhe fliste, apo dikush tjeter?
Vizitori: Pa dyshim qe eshte i njejti.
Maharaj: Shume mire. Tani, terhiqu me mbrapa, a do te ishte dakord qe kjo bebe, qe ti kujton, eshte e njejta bebe qe lindi nga nena jote, pikerisht ajo bebe e cila nuk ishte ne gjendje te kuptonte se çfare po ndodhte me funksionet e trupit dhe vetem qante kur donte te pinte ose kur kishte dhimbje?
Vizitori: Po, une isha ajo bebe.
Maharaj: Dhe perpara se bebja te lindte dhe te kishte kete trup çfare ishe ti?
Vizitori: Nuk e kuptoj.
Maharaj: Nuk e kupton. Mendo pak. Çfare ndodhi ne barkun e nenes tende? Çfare po zhvillohej ne kocka, mish, gjak, muskuj etj. per nje periudhe prej nente muajsh? A nuk ishte nje bashkim i nje sperme mashkulli me vezen femerore fillimi i nje jete dhe i nje procesi i cili do te kalonte ne peripeci te panumerta? Kush ishte ai qe e shoqeroi kete jete te re, pikerisht ate sperme jashtezakonisht te vockel qe sot eshte kaq krenar per arritjet e veta? Ne fund te fundit kush te thirri ty? Nena jote? Babai yt? A me te vertete te kerkuan ty si biri i tyre? Nga te njihnin ata ty? A kishe ti ndonje zgjedhje te veçante te vije pikerisht tek keta prinder, pse jo tek dikush tjeter?
Vizitori: Nuk me ka shkuar asnjehere mendja te mendoj rreth ketyre gjerave.
Maharaj: Sigurisht. Perse te mos mendosh per keto gjera. Ndoshta keshtu mund te zbulosh identitetin tend te vertete. Pastaj, mendo per krenarine e arritjeve tuaja.
Vizitori: Po filloj te kuptoj se ku do te dalesh.
Maharaj: Nese hyn me thelle ne kete analize ti do te kuptosh burimin e trupit tend, ate sperme mashkullore dhe veze femerore, i cili eshte vetem esence e ushqimit e konsumuar nga prinderit, dhe se trupi yt fizik perbehet dhe ushqehet nga keta pese elemente te cilat perbejne edhe ushqimin. Keshtu ne kete cikel ku ushqimi i nje krijese fizike behet burim ushqimi per nje tjeter krijese.
Vizitori: Por, sigurisht, une, si nje person, jam me shume se ky trup ushqimor.
Maharaj: Sigurisht qe ti je me shume, ti nuk je nje “gje”. Zbulo kush i jep prezence nje qenie te vetdijshme, pa te cilen ti madje nuk do ta dije se ekziston, le pastaj te dije se bota perjashta ekziston gjithashtu. Keshtu hyr thelle dhe ekzamino kete qenie, kete vetedije e cila nuk eshte e kufizuar ne kohe.
Vizitori: Patjeter qe do ti mendoj te gjitha pyetjet qe ti ke shtruar, megjithate dua te pranoj se keto gjera nuk i kam menduar me pare.
~ From Pointers from Nisargadatta Maharaj book