Wednesday, April 3, 2019

D: Nese “Uni” gjithashtu eshte nje iluzion, atehere kush do ta flak tutje iluzionin?

M: “Uni” flak tutje iluzionin e “Uni-t” dhe perseri qendron si “Une”. I tille eshte paradoksi i Vet-Realizimit. Te ndriçuarit nuk shohin ndonje kontradikte ketu. Marrim rastin e bhaktit (devocionit) - une i drejtohem Ishwaras (Zotit) dhe i lutem qe te behem nje me Te. Une pastaj e dorezoj veten time plotesisht ne besim nepermjet koncentrimit. Dhe ne fund çfare mbetet? Ne vend te “Uni-t” fillestar, nje dorezim perfekt e vetvetes i le vendin Zotit, ne te cilin “Uni” fillestar humbet. Kjo eshte shkalla me e larte e devocionit (parabhakti), dorezimi ose shkeputja ma e larte.
Nese ti heq dore nga “Une” dhe “Imja”, çdo gje tjeter eshte dorezuar ne çast. Vete fara e posedimit humbet. Keshtu e keqja eshte shkulur me gjithe rrenje. Mos-ngjitja duhet te jete shume e forte per ta arritur kete. Kembengulja per ta bere kete duhet te jete aq e forte sa ajo e nje njeriu qe mbahet posht siperfaqes se ujit dhe perpiqet te dale mbi siperfaqe per te shpetuar jeten e tij.
(From “Talks with Sri Ramana Maharshi”, Talk 28)

Mos u perfshij me trenin

Sa here e kap veten te perhumbur ne mendime, thjesht verej. Konsideroje mendjen si nje tren qe hyn ne stacion. Thuaj, “oh hipa ne tren, nuk desha, hipa mekanikisht”. Mos u perfshij me trenin. Lere te shkoje ngado qe te shkoje. Leri mendimet te bejne çfardo qe jane kushtezuar te bejne. Ata do te udhetojne patjeter. Mos nderhyj fare. Nese nderhyn ata te marrin me vete ne imagjinate dhe veprime. Ti je stacioni neper te cilin treni kalon. Shume trena kalojne, ti aty je i palevizshem, gjithnje vezhgues. Nuk ka rendesi se ku shkojne trenat, se çfare ata bejne. Ata gjithmone do te shkojne ose ne te kaluaren ose ne te ardhmen. Ata nuk qendrojne ne stacion. Leri te ikin ne udhetimin e tyre por ti kurre mos udheto me ta.
~Rupert Spira

Njerezit vijne tek une dhe me kerkojne "Si mund te kem nje mendje te qete".

Une i them atyre "Nuk ekziston nje gje e tille; mendje e qete. Kurre nuk kam degjuar per nje gje te tille."
Mendja nuk eshte kurre e qete; e kunderta, pa-mendja eshte qetesi. Mendja, ne vetevete kurre nuk mund te jete e qete, e palevizeshme, e heshtur. Eshte natyra e mendjes te jete e tensionuar, te jete ne konflikt dhe konfuzion te perhershem. Mendja nuk mund te jete kurre e kthjellet, nuk mund te kete qartesi, sepse mendja, nga natyra e saj, eshte turbullire dhe rrumuje.
Kthjelltesia dhe qartesia jane te mundura vetem pa mendjen; heshtja eshte e mundur vetem pa mendjen, prandaj mos u perpiq te arrish nje mendje te qete. Thjesht, hiq dore nga mendimet dhe mendja do te qetesohet.
~Sri Nisargadatta M.

Çdo gje e shtuar mbi kete Une jam eshte nje levizje larg nga Une jam.

Tretja eshte nje proces.
Te menduarit eshte nje proces.
Ashtu siç nuk ka nje tretes,
po ashtu nuk ka nje mendues.
Nuk ka mendues. 
Mendimet shfaqen.
Heto mbi çfare shfaqen ato.
Qenia, e shfaqur nepermjet mendjes, eshte Une jam.
Kjo eshte rrenja e pamohueshme.
Çdo gje e shtuar mbi kete Une jam
eshte nje levizje larg nga Une jam.
~Wu Hsin

Pyetje: Perse eshte shfaqur Vetvetja ne kete bote te mjerueshme?

Ramana Maharshi: Ne menyre qe ti ta kerkosh ate. Syte tuaj nuk mund ta shikojne veten. Vendos nje pasqyre para tyre dhe ata do te shikojne vetveten. Ne te njejten menyre me krijimin. Ti (Ai) shfaqet per te pare Vetveten (Ai). Se pari shiko veten dhe pastaj shiko gjithe boten si Vetvetja jote.”
Pyetje: Pra une duhet gjithnje te kerkoj brenda meje.
Ramana Maharshi: Po.
Pyetje: Mos ta shikoj boten fare?
Ramana Maharshi: Nuk te keshilloj te mbyllesh syte nga bota. Ti duhet te “shikosh veten se pari dhe pastaj shiko boten si Vetvetja jote.” Nese e konsideron veten se je trupi bota do te shfaqet sikur eshte perjashta. Nese ti je Vetvetja bota do te shfaqet si Brahman (Zot).
~ Ramana Maharshi, Talk 271; 23rd October, 1936

HYJNORJA VJEN DHE TE KERKON TY

Asnje njeri nuk mund ta kerkoje hyjnoren sepse nuk e ka kapacitetin per nje kerkim te tille. Por kur dikush eshte gati te zhduket, eshte gati te jete nje askush, eshte gati te behet nje zbrazeti, atehere hyjnorja do ta gjeje ate. Vetem hyjnorja mund te kerkoje njeriun, njeriu nuk mundet kurre te kerkoje hyjnoren, sepse, madje edhe ne kerkim, egoja eshte prezent.
Keshtu nje kerkues nuk eshte ai qe niset ne kerkim te hyjnores: nje kerkues eshte ai i cili niset ne kerkim te “Une”. Sa me shume ai kerkon aq me shume do te zbuloje se ky “Une" i tij nuk eshte aty fare. Dhe diten qe ky “Une” nuk eshte me aty, po ate dite dera e cila ka fshehur dashurine do te hapet per te.
Keshtu, une them se diten qe hija “Une” zhduket, diten qe as “Une” dhe as “ti” nuk mbetet, po ate dite ti nuk do te kerkosh me per hyjnoren, hyjnorja do te vije per te kerkuar ty.
~Osho

Lindja jote do te shkoje dem nese nuk e perdor per te zbuluar Realitetin.

Do ta kuptosh sa e kote eshte kjo bote me kalimin e diteve. Prandaj perpiqu te perfitosh nga kjo lindje njerezore. Mos e humb kot. Lekura e nje kafshe mund te perdoret per kepuce, por lekura e njeriut nuk duhet asgje pas vdekjes se tij. Megjithate nese nje njeri ben perpjekje drejt te kuptuarit e Realitetit, ai do te behet Zot. Ky trup eshte i padobishem pas vdekjes. “Une jetova vetem qe te vdes ne fund”. Mos e prano nje jete te tille por jeto te behesh i pavdekshem. Lindja jote do te shkoje dem nese nuk e perdor per te zbuluar Realitetin.
~Book "Amrut Laya"

Vete-kerkimi (vichara) [Self-enquiry] eshte metoda e pamposhtur, direkte dhe e vetmja per te realizuar te pakushtezuarin, qenien absolute, e cila ti je.

Vet-kerkimi (Atma-Vichara) eshte procesi dhe qellimi. “Une jam” eshte qellimi dhe realiteti final. Te kapesh fort pas tij eshte vichara. Kur kjo behet spontane dhe natyrale eshte vetrealizim. Nese dikush e le menjane vichara, qe eshte praktika me efikase, nuk ka metoda te tjera efikase per ta shuar mendjen. Nese tentohet te shuhet me meroda te tjera, do te duket sikur eshte shuar por do te ngrihet perseri.
Vete-kerkimi (vichara) [Self-enquiry] eshte metoda e pamposhtur, direkte dhe e vetmja per te realizuar te pakushtezuarin, qenien absolute, e cila ti je.
~Ramana Maharshi, Be As You Are

TE LEXUARIT E SHUME LIBRAVE

Njehere ndodhi qe disa studiues te Sanskrishtes ishin ulur ne sallen e vjeter dhe po diskutonin pjese nga Upanishads dhe tekste te tjera me Ramana Maharshin. Bhagavan po diskutonte kuptimin e tyre ndersa per mua kjo ishte nje skene per tu admiruar.
Ne te nejten kohe une ndjeva, ne zemren time, me sinqeritet, “Oh, sa me fat jane keta njerez te jene kaq te ditur dhe te diskutojne me Baghavan. Krahasuar me ta, une jam nje zero ne lidhje me shkrimet e lashta” dhe u ndjeva keq.
Pasi keta studiues u larguan, Baghavan u kthye nga une dhe tha, “Çfare?”, duke me shikuar drejt ne sy dhe duke studiuar mendimet e mia. Pastaj, pa me dhene mua mundesi te shpjegojem, ai vazhdoi:
“Kjo eshte vetem nje levozhge!” Gjithe kjo aftesi leximi librash dhe kapaciteti per te perseritur permendesh shkrimet e shenjta nuk kane asnje vlere. Te dish te Verteten, nuk ke nevoje te kalosh neper tortura te tilla mesimi. E Verteta nuk arrihet nepermjet leximeve.
JI I HESHTUR, kjo eshte e Verteta.
JI I PALEVIZSHEM ne mendje, ky eshte Zoti.
Pastaj u kthye perseri nga une dhe me nje tone te qete me pyeti: “A rruhesh?” I befasuar nga pyetja i thashe se po, patjeter.
“Ah, per tu rruar ti perdor pasqyren apo jo? Ti shikon ne pasqyre dhe rruan faqet; ti nuk rruan imazhin ne pasqyre. Po ashtu edhe shkrimet e shenjta jane bere per te treguar rrugen drejt Vetrealizimit. Thjesht te lexuarit pa perjetim eshte si te rruash imazhin ne pasqyre.” Qe nga ajo dite, ndjesia e inferioritetit u zhduk pergjithmone.
~ By ‘Vishnu’ (N.R. Narayana Iyer) , The Mountain Path, January 1966.

Pyetje: Buda thuhet se ka injoruar kerkimin e Zotit.

Bhagwan Sri Ramana Maharshi: Dhe eshte pikerisht per kete arsye qe ai eshte quajtur sunya vadin (nihilist). Ne fakt Buda ishte i dhene ne drejtimin e kerkuesit per te realizuar Lumturine ketu dhe tani me shume se sa diskutime rreth Zotit.
P: Zoti pershkruhet te jete i manifestuar dhe i pamanifestuar. Si i manifestuar, thuhet se bota eshte pjese e Qenies se Tij. Nese eshte keshtu, ne si pjese e kesaj bote duhet ta kishim njohur ate lehtesisht ne formen e manifestuar.
Sri Ramana: Njih vetveten tende para se te kerkosh te njohesh natyren e Zotit dhe te botes.
P: Pra te njohesh vetveten do te thote se njoh Zotin?
Sri Ramana: Po, Zoti eshte brenda teje.
P: Mire atehere, çfare me pengon te njoh vetveten ose Zotin?
Sri Ramana: Mendja jote bredharake dhe rruget tuaja te zvetnuara.
P: Une jam nje krijese e dobet. Perse Zoti i plotfuqishem nuk i largon keto pengesa?
Sri Ramana: Po, Ai do ti largoje, nese eshte synimi dhe aspirata jote.
P: Perse te mos e krijoje Ai kete aspirate ne mua?
Sri Ramana: Atehere dorezo veten tende.
P: Nese une dorezohem, a nuk duhet ti lutem Zotit?
Sri Ramana: Dorezimi eshte lutja me e fuqishme.
P: A nuk eshte e nevojshme me pare te njoh natyren e Tij para se te dorezohem?
Sri Ramana: Nese beson se Zoti do beje gjithçka per ty atehere dorezohu Atij, perndryshe, lere Zotin ne punen e tij dhe njih vetveten.
P: A ka Zoti ose Guru ndonje perkujdesje per mua?
Sri Ramana: Kerko cilin te duash nga ata pasi nuk kane asnje ndryshim, ata nuk jane dy por nje dhe identik. Te siguroj qe ata jane duke te kerkuar ty me nje perkujdesje shume me te madhe se ti e imagjinon.
~Ramana Maharshi

A ke menduar ndonjehere se si kjo ndjesi “Une jam” eshte krijuar dhe sa kohe do te zgjase?

Vezhgoje jeten tende tani, si dhe pse eshte keshtu. Kuptoje se kjo eshte nje shfaqje e perkohshme. Ti therret Zotin, por ku ishte Zoti para se te kuptoje se “ti je”? Gjej burimin e gjithe kesaj.
Ajo qe eshte ne kohe nuk eshte e perjetshme pasi vete koha nuk eshte reale. Edhe intelekti yt ndryshon me kohen. Gjithashtu e manifestuara eshte e kufizuar ne kohe. Edhe Zoti eshte aty sa kohe ti je. Çfardo qe ti beson eshte e vertete per ty. Megjithate ky besim eshte i kufizuar ne kohe dhe jo i perjetshem. E Verteta eshte e pamanifestuar. Manifestimi eshte nje koncept i kufizuar ne kohe. Trup-mendja eshte pjese e saj.
Mendo mbi ate qe e di se “ti je”. Lindja dhe vdekja jane pa logjike. Kush ka lindur? Jane vetem pese elemente te perzier te cilet kane formuar trupin. Ata nuk kane inteligjence.
Perse nje Zot i meshirshem duhej te krijonte nje bote te tille ku jeta varet nga jeta? Prandaj themi se nuk ka krijues. Bota eshte aty vetem per shkak te dualitetit. Pa dualitet nuk ka bote.
Sa kohe ti mendon se je trupi, ajo qe ti thua eshte e vertete vetem per ty. Eshte e vertete po aq sa eshte trupi. Te gjitha aktivitetet ndodhin per shkak te shfaqjes se vetedijes ne trup. Ndjesia e vuajtjes dhe lumturise eshte aty vetem per shkak te ndjesise “Une jam”. Gjumi i thelle dhe zgjimi vijne spontanisht. Ata nuk jane rezultat i vullnetit tend.
A ke menduar ndonjehere se si kjo ndjesi “Une jam” eshte krijuar dhe sa kohe do te zgjase?
~Sri Nisargadatta Maharaj

VETEDIJE E PASTER

Para se çdo mendim, ndjesi ose perceptim te na tregoje ne ndonjegje per mendjen, trupin ose boten, se pari lajmeron, duke na bere te ditur, prezencen e Vetedijes ne te cilen ata shfaqen, me te cilen ata njihen dhe nga e cila ata jane krijuar. Si e tille, e gjithe eksperienca jone ndriçohet me driten e Vetedijes.
Une, drita e Dijes se paster, kurre nuk largohem nga Vetvetja per te rene ne kontakt me nje mendim, ndjesi ose perceptim. Une gjithnje qendroj brenda Vetvetes, dhe gjithçka qe une gjej ne Vetvete perbehet (krijohet) vetem nga Vetvetja.
~Rupert Spira

Friday, March 22, 2019

DESHMITAR I PROCESIT TE MENDIMIT TEND

Une thjesht po te them se ka nje rruge per te qene normal. Une po te them se eshte e mundur te eliminosh gjithe çmendurine e se kaluares tende. Kjo thjesht duke qendruar si nje deshmitar i paperfshire ne procesin e te menduarit.
Thjesht duke qendruar ne heshtje, duke vezhguar mendimet te cilat kalojne para teje. Thjesht duke i vezhguar, pa nderhyre dhe madje pa i gjykuar ato, sepse ne momentin qe i gjykon ti ke humbur statusin e deshmitarit pasi je perfshire duke marre njeren ane ose tjetren. Ne momentin qe ti thua “kjo eshte e mire, kjo eshte e keqe” ti ke kercyer ne procesin e te menduarit.
Merr pak kohe te krijosh nje hapsire mes deshmitarit dhe mendjes. Por kur kjo hapsire eshte aty, ti do te gjendesh perballe nje surprize shume te madhe, ate qe ti nuk je mendja, qe ti je deshmitari, nje vezhgues.
Ne kete proces te vezhguari, mendimet fillojne te zhduken. Ti je, por mendja eshte plotesisht e zbrazet.
Ky eshte momenti i ndriçimit. Ky eshte momenti qe ti per here te pare behesh i pakushtezuar, normal, nje qenie njerezore e lire.
~Osho

Zoti (Vetedija), nga gjendja e pamanifestuar eshte shfaqur dhe manifestuar ne formen e nje trupi me nje emer te caktuar.

Ne filmin Titanik, Leonardo di Caprio luan rolin me emrin Jack Dawson. Pyetja qe lind eshte; Ne film a jemi aktor apo vetem shikues? Gjate gjithe filmit Leonardo di Caprio, i cili tani eshte Jack Dowson, eshte edhe aktor edhe shikues? Mund te kete ndodhur qe kaq shume ka rene ne dashuri me ngjarjet e Titanikut sa ka harruar fare se ne realitet eshte Leonardo di Caprio dhe eshte identifikuar me Jack.
Zoti (Vetedija), nga gjendja e pamanifestuar eshte shfaqur dhe manifestuar ne formen e nje trupi me nje emer te caktuar. Aty ai eshte i pranishem si Prezenca, Levizesi, Shikuesi dhe Degjuesi si dhe Vetedija “Une jam”. I shtyre nga deshirat, ne formen e mendimeve, ai ka harruar identitetin e tij te vertete, sigurisht me qellim perndryshe endrra nuk ka vlere. Kontradikta qendron ne faktin se eshte e pamundur te jetosh ne paqe te ndertuar mbi nje identitet te rreme. Jack duhet qe pas filmit te kthehet ne Leonardo, ose edhe gjate filmit, nese ai e merr ate aq seriozisht dhe kujton se do te mbytet apo do te humbase te dashuren e tij Rose (Kate Winslett).
~ Rupert Spira

'NJE NJERI NUK DO TE VDESE NESE ESHTE I VENDOSUR TE ARRIJ QELLIMIN E TIJ GJATE KESAJ LINDJEJE”

Kur une shkova per te takuar Anandamay Ma ne fshatin e saj, nje fetar i nje feje me doli perpara dhe me tha; “Zoti Sahib, kam degjuar per ty por me vjen keq per ty. Mos shkoni tek ajo se eshte genjeshtare. Ajo kurre nuk i jep kujt asgje. Disa njerez i kane qendruar prane per vite me radhe dhe asgje nuk kane perfituar. Kam frike se edhe ti do te pesosh te njejtin zhgenjim.”
Nga mesi i nates, kur askush nuk ishte aty prane, une ja tregova kete histori Anandamay Ma. Ajo qeshi me te madhe dhe me tha “A je zemervrare nga kjo?”
Une u pergjigja: “Jam i sigurte se ne kete rast nuk ka drejtesi. Qe te jem i sukseshem duhet te punoj me veten time. Pa pune nuk ka shperblim.”
Anandamay Ma me tha: “Ec perpara ne kerkim te vetvetes me sinqeritet dhe asgje nuk mund te bej ty te deshtosh. Edhe sikur te besh gabime, pastertia e qellimit tend do te mundesoje ty te shikosh gabimin tend. Nje njeri, madje, nuk mund te vdese nese eshte i vendosur te arrij qelllimin e tij ne kete lindje.”
- The Life and the Teachings of Brahmajna Ma

“UNE JAM”.

A je ti trupi apo diçka tjeter?
Ndoshta asgje!
Perpara te gjitha fillimeve,
Pas te gjitha fundeve,
“UNE JAM”.
Çfare ti je,
Ti tashme je.
Gjithçka dhe çdo gje eshte
lokale dhe e perkohshme,
perveç teje.
Mos harro se kush je.
Ne fund te fundit,
Une jam pertej qenies dhe jo-qenies.
Zbulo ate qe ishte prezent ne lindjen tende dhe do te jete deshmitar ne vdekjen tende.
Ndalo se imagjinuari se ti ke lindur, se ke prinder, se ke nje trup, qe do vdesesh e keshtu me radhe. Ti kurre nuk lindur dhe kurre nuk ke per te vdekur.
Ka nje gjendje pertej harreses dhe kujteses. Zbulo ate qe kurre nuk ke humbur.
Mos drejto vemendjen tek kalimtarja dhe do te zbulosh se ti je sfondi i palevizshem.
Çfardo qe ndodh, une mbetem.
Realiteti Absolut nuk eshte nje ngjarje dhe as nje eksperience. Ai as nuk vjen as nuk shkon. Vetem Realiteti eshte, nuk ka asgje tjeter.
Çfare vjen dhe shkon nuk ka qenie.
Çfare ndryshon nuk eshte e vertete,
ajo qe eshte e vertete nuk ndryshon.
Mos pretendo te jesh çfare nuk je,
Mos refuzo te jesh çfare je.
Jeta do te rrjedh tutje,
Trupi do te vdese,
Por kjo nuk do te me ndikoje mua aspak.
Realja nuk vdes,
Jo-realja kurre nuk ka jetuar.
~Nisargadatta Maharaj

P: Si ta kontrolloj mendjen?

A. A e dorezon nje hajdut nje hajdut tjeter? A e gjen mendja veten e saj? Mendja nuk mund te hetoje mendjen. Ti ke injoruar teresisht ate qe eshte e vertete dhe mban shprese tek mendja, e cila nuk ekziston per te gjetur ate qe eshte e vertete, qe ekziston. A kishte ndonje mendje kur ishe ne gjume te thelle? Nuk kishte. Tani ajo eshte ketu. Do te thote se ajo eshte e perkohshme. A je ti i perkoheshem? Jo. Si mund te gjendet mendja nga ti? Ti nuk je mendja. Ti mendon se je mendja, dhe per kete arsye me pyet mua si ta kontrolloj mendjen. Po te ishte mendja aty ajo mund te kontrollohej. Por ajo NUK ESHTE. Mundoju ta kuptosh kete te vertete duke e kerkuar (hetuar) brenda teje. Sodit, bluaje, dysho, vezhgo, provo, perjeto, kerko, pyet mesuesin tend brenda teje. Ti tani qesh duke thene "si mundet mesuesi brenda meje te me pergjigjet", por kur te pergjigjet pastaj do te shkohesh.
Vetem nje gje eshte e vertete. Çdo gje tjeter eshte vetem aparence (shfaqje). Diversiteti nuk eshte natyra e Vetvetes. Ne lexojme shkronjat mbi leter por nuk i kushtojme vemendje vete letres. Ne te njejten menyre, jemi habitur me shfaqjen e sendeve dhe objekteve te kesaj bote, te projektuara nga mendja, por kemi neglizhuar teresisht sfondin mbi te cilin ata shfaqen. I kujt eshte faji?
- Ramana Maharshi. Conscious Immortality

Vizitori: “Çfare nenkuptohet me Realizimin e Vetvetes? Materialistet thone qe nuk ekziston nje gje e tille si Zoti apo Vetvetja”

Maharshi: Mos u shqeteso se çfare thone materialistet apo te tjeret; dhe mos u shqeteso per Zotin dhe Vetveten. Me thuaj, a ekziston ti apo jo? Çfare mendimi ke ti per veten tende? Çfare nenkupton ti me “Uni-n”?
Vizitori tha qe me “Uni-n” ai nuk nenkupton trupin e tij, por diçka brenda trupit te tij.
Nisur nga kjo, Baghavan vazhdoi, “Ti e pranon qe “Uni” nuk eshte trupi, por diçka brenda tij. Atehere, zbulo nga ku del ky “Une” brenda trupit. Zbulo nese ai shfaqet dhe zhduket, apo eshte gjithmone i pranishem. Duhet te pranosh qe eshte nje “Une”, i cili shfaqet sapo ti zgjohesh, shikon trupin, boten dhe çdo gje tjeter, dhe ne darke pushon se ekzistuari kur ti bie ne gjume; por kemi edhe nje “Une” tjeter, i cili ekziston i ndare nga trupi, i pavarur nga ai, dhe eshte me ty kur trupi dhe bota nuk ekzistojne, si per shembull ne gjume. Pastaj pyete veten nese ti nuk je i njejti “Une” gjate gjumit dhe gjate gjendjeve tjera. A ka dy “Une”? Ti je i njejti person gjithmone. Tani, cili eshte i verteti, “Uni” qe shkon dhe vjen, apo “Uni” qe gjithmone qendron? Pastaj do te zbulosh qe ti je Vetvetja. Kjo quhet Njohja e Vetvetes. Njohja e Vetvetes nuk eshte nje gjendje e re per ty, e ndare nga ti, dhe qe duhet te arrihet prej teje. Ti gjithmone je ne ate gjendje. Ti e ke harruar ate duke identifikuar veten me mendjen dhe imagjinaten e saj. Te ndalosh se identifikuari veten me mendjen dhe krijim-trillimet e saj, eshte gjithçka qe kerkohet nga ti. Ne e kemi identifikuar veten tone aq gjate me jo-Vetveten sa e kemi shume te veshtire t’i drejtohemi vetes tone si Vetvete. Te heqesh dore nga identifikimi me jo-Vetveten eshte ajo qe nenkuptohet me Njohjen e Vetvetes. Si ta njohim, si ta bejme reale Vetveten? Te heqesh dore nga kjo njohje fallco quhet Njohje e Vetevetes.
Day by Day
With Baghavan

DUKE KERKUAR PER “UNE” (VETEDIJEN).

Pyetja : Kur kerkoj per “Une”, e kam shume te veshtire ta gjej ate.
Rupert: Ne nuk e gjejme ate si nje objekt, dmth. ne nuk e gjejm ate si nje mendim, nje imazh, nje ndjesi apo nje perceptim. Megjithate, kur ne themi ‘’Une po kerkoj per “Une” a nuk po i referohemi ketij “Une” qe eshte prezent ne kete kerkim. Kerkuesi i ketij “Une” ndoshta s’do te gjeje asgje, mirpo a nuk eshte vete ai prezent duke kerkuar.
Imagjino duke qendruar ne mes te dhomes dhe duke provuar te ecesh nje hap ne drejtim te vetes. Ne cilin drejtim do te kthehesh? Çdo hap do te jete nje hap ne drejtim te gabuar. Ku do te shkosh? Kudo qe te shkosh, do te gjesh veten prezent aty. Eshte veshtire per tu gjetur si objekt pasi eshte shume shume afer aq sa eshte e veshtire te mos njihet.
~Rupert Spira.

Sunday, March 10, 2019


P: Si mund ta njohim fuqine e Zotit?

Maharshi: Ti thua “UNE JAM”. Kaq eshte e mjaftueshme. Kush tjeter ne kete shfaqje mund te thote UNE JAM? Qenia jote eshte Fuqia e Tij. Problemi lind kur ti mendon “Une jam kjo gje, ajo gje, filani, klani, kariera, pozita etj.” Mos e bej kete - Ji Vetvetja (pa cilesime). Kjo eshte e gjitha.
P: Si mund ta perjetoj Lumturine?
M.: Kur te çlirohesh nga mendimi, “Si mund ta perjetoj Lumturine?”
P: Pra te çlirohem nga te gjitha modifikimet mendore.
M. Te qendrosh vetem me nje modifikim mendor duke perjashtuar te gjitha te tjerat.
P: Por Lumturia duhet te perjetohet.
M.: Lumturia nuk qendron ne te harruarit e qenies tende. Si mund te jesh diçka tjeter nga ajo qe tashme je?
P: Si mund te jem Absolute Supreme?
M. Hiq dore nga mendimi, “Une nuk jam Absolute Supreme tani.”
P: Bota dhe objektet e saj ekzistojne edhe pa mua.
M.: A ekzistojne ata pa “Une”? A vijne ata tek ty e te thone “Ja ku jemi?” Ti i shikon ato. Ti je, objektet shikohen. Pa mua ata nuk ekzistojne. Kur ti mendon se “Une jam trupi” objektet konsiderohen te jene perjashta. Duhet te kuptosh se ata jane brenda teje, ashtu siç eshte bota me objektet e saj, ne enderr, e gjitha brenda teje. A eshte nje cope mendafshi e ndare nga fija? A munden objektet te ekistojne pa Mua?
~From Talks with Sri Ramana Maharshi, Talk 478.

Realiteti nuk ka ndonje metode. Iluzioni ka shume metoda, shume probleme dhe shume koncepte.

Nese deshiron te ndjekesh nje praktike eshte me mire te ndjekesh nje person te vete-realizuar. Metodat jane te mbushura me zhgenjime dhe nuk japin ndonje kenaqesi te vertete.
Realiteti nuk ka ndonje metode. Iluzioni ka shume metoda, shume probleme dhe shume koncepte. Per te kapercyer iluzionin, ose konceptet, duhet te besh pyetjen "Prej nga dalin mendimet?" Per te njohur Realitetin asnje mendim nuk eshte i nevojshem. Kur te menduarit ndalon, çfare ndodh? Ti kthehesh ne origjinen tende, ne "Asgje". Pavarsisht se trupi eshte aty, nje i vete-realizuar vazhdon te veproje ne kete dimension. Ai e quan nenen e tij "nene", gruan e tij "grua". Por, megjithate ai e di shume mire kush eshte. Nese dikush e pyet "Si e ke emrin?" ai jep emrin e tij, por ai e di shume mire "une nuk jam ky". Ky lloj te kuptuari eshte i domosdoshem. Te kuptuarit e plote eshte se ti je, AJO GJE. Ti je si lulja e lotusit, lindur ne uje, jeton ne uje, por nuk preket nga uji. Qendro si lotus ne kete iluzion dhe asgje me teper.
Mjeshtri me tha "Pasi ta kuptosh kete iluzion, nese deshiron te qendrosh, atehere qendro. Qendro ne kete burg, por mos harro te kujtohesh shpesh “nuk jam i burgosuri", se burgu eshte nje iluzion. Kur e kupton se "vetja" eshte iluzion, atehere çfare mbetet? ASGJE. Njerezit nuk e kuptojne se iluzioni eshte asgje. Prandaj, mos u anko. Si mundet asgjeja te ndikoje ty? Si mundet asgjeja te pengoje ty?

DUALITETI DHE JO-DUALITETI.

Jeta ekziston nepermjet dualitetit. Procesi i vertete i jetes varet ne polet e kunderta. Jeta eshte si nje lum: qe lumi te ekzistoje, dy brigje nevojiten. Lumi nuk mund te ekzistoje pa dy brigjet qe e mbajne, ashtu sikurse edhe zogu nuk mund te fluturoje pa dy krahe dhe ju nuk mund te ecni pa dy kembe.
Jeta ka nevoje per dualitet. Kudo do ta gjeshe ate, deri sa fundi te vije. Fundi, absolutja, ose hyjnorja, e tejkalon dualitetin. Por, pastaj jeta zhduket. Pastaj ti behesh i padukshem. Pastaj ti nuk ke as emer as forme. Pastaj ti ke kaluar pertej - ky eshte ndriçimi.
Per kete arsye, nje tjeter vizion behet i mundur qe te kuptohet. Nese dualiteti zhduket, jeta ashtu siç ti e di zhduket gjithashtu. Pastaj nje tjeter dere hapet. Ti kalon ne nje tjeter plan, plani i se padukshmes, plani i misterit, plani ku nuk ka as emer as forme. E pamanifestuara mbetet. Ajo quhet nirvana, moksha, gjendja perfundimtare e samaddhi ku gjithçka zhduket.
Nese dualiteti eshte rruga e jetes, pastaj jo-dualiteti eshte rruga e shpirterores sepse shpirterorja nuk eshte gje tjeter veç arti i kapercimit pertej formes se manifestuar per te shkuar tek e pamanifestuara, te shkuarit ne burimin fillestar, nga ku ne vijme dhe per te cilin kemi mall... sepse ne aty perkasim. Kudo qe te jemi, ne nuk ndjehemi ne shtepi; diçka mbetet e pa plotesuar. Ne ecim perpara me mall per burimin fillestar sepse pushimi gjendet vetem ne burim.
~Osho

ASGJE QE TI BEN NUK DO TE NDRYSHOJE TY.

Ti thua se je i lumtur. A je me te vertete i lumtur, apo po perpiqesh te bindesh veten. Shikoje veten pa frike dhe ti menjehere do te kuptosh qe lumturia jote varet nga kushtet dhe rrethanat, si rrjedhoje eshte e perkohshme, jo reale. Lumturia e vertet buron nga brendesia.
Vetedija nuk ndriçon e vetme. Ajo ndriçon nga nje drite pertej saj ne te cilen ajo shfaqet, dhe e cila e ben ate te jete. Mos ji tere kohes i zhytur ne perjetimet tuaja. Mos harro, ti je pertej perjetuesit. Akoma i palindur dhe i pavdekshem. Duke kujtuar kete, cilesia e dijes se kulluar do te shfaqet dhe drita e dijes se pakushtezuar do te zbulohet.
Asgje qe ti ben nuk ka per te t’ndryshuar ty, sepse ti nuk ke nevoje per ndryshim, por eshte gjithmone diçka e jashtme tek ti qe ka ndryshuar, jo vetja jote. Perse te lodhesh te ndryshosh? Kupto njehere e pergjithmone se as trupi yt, as mendja jote, nuk jane vetja jote por qendro i vetem ne natyren tende pertej dijes dhe padijes. Asnje perpjekje nuk mund te te çoj atje, vetem qartesia e te kuptuarit.
~Sri Nisargadatta Maharaj

RAMANA RRETH VERTETESISE SE KESAJ BOTE.

Pyetje: Siç kam thene edhe me perpara, ne shikojme, ndjejme dhe perceptojme boten ne shume menyra. Keto ndjesi jane reagime ndaj objekteve qe shikojme, ndjejme etj. dhe nuk jane krijesa mendore si ne enderr, te cilat ndryshojne jo vetem nga personi tek personi por edhe tek i njejti person. A nuk eshte kjo nje prove objektive e mjaftueshme per te vertetuar realitetin e kesaj bote?
Ramana: E gjithe biseda lidhur me mosperputhjet dhe perkatesite e tyre ne boten enderr lind vetem kur ti zgjohesh nga gjumi. Nderkohe qe po enderroje, endrra ishte e plote dhe e besueshme. Pra, le te themi, nese ishe i etur ne enderr, iluzioni i pirjes se ujit dhe iluzioni i vete ujit patjeter e shuan iluzionin e etjes tende. Por ama e gjitha kjo ishte e vertete, dhe jo nje iluzion, per aq kohe sa ti nuk e dije se vete endrra ishte nje iluzion. Ne te njejten menyre, ne kete bote qe jemi zgjuar, ndjesite qe ti ke jane te kordinuara per te dhene ty pershtypjen se bota eshte e vertete. Nese, ne te kundert, bota do ishte nje realitet vetekzistues (ate qe ti e quan objektive) çfare e pengon kete bote per tu shfaqur ty ne gjume? Perse nuk shfaqet ajo nderkohe qe ti je ne gjume? Ti nuk mund te thuash se nuk ekzistoje kur ishe ne gjume.
P: Gjithashtu nuk e mohoj aspak ekzistencen e botes nderkohe qe jam ne gjume. Ajo ka ekzistuar gjate gjithe kohes. Nese gjate gjumit une nuk e kam pare, te tjeret qe nuk ishin fjetur e kane pare ate.
Ramana: Te pranosh faktin qe ti ekzistoje, nderkohe qe ishe ne gjume, a eshte e nevojshme te kerkosh deshmine e te tjereve per ta provuar kete ty? Jo. Sapo zgjohesh ti thua kam fjetur shume rehat. Pra ti je i vetdijshem per kohen e kaluar ne gjume por nuk e kishe idene fare per ekzistencen e kesaj bote. Per kete te fundit ti kerkon deshmine e atyre qe ishin zgjuar. Perse e kerkon deshmine e tyre tani? Keta te “tjere” mund te thone ty se e kane pare boten (gjate kohes qe ti ishe ne gjume). Keto deshmi jane pjese e botes ne zgjim dhe vlejne vetem kur ti je zgjuar. Perse nuk vjen bota te thote tani qe je zgjuar se “Une jam e vertete” apo je ti ai qe i jep vertetesi asaj?
Ramana Maharshi.

Problemi nuk eshte perpjekja por çfare ndodh nese nuk perpiqemi. Si ndodh te kuptuarit e nje gjeje?

Perse perpiqemi? Pas kujt po perpiqemi? Çfare ndodh nese nuk perpiqemi? Çfare tregon perpjekja? A vjen te kuptuarit e diçkaje nepermjet perpjekjes?
Problemi nuk eshte perpjekja por çfare ndodh nese nuk perpiqemi. Si ndodh te kuptuarit e nje gjeje?
E gjitha kjo sepse, kur ti kupton diçka perpjekja mbaron. Ate qe ti e kupton çlirohesh nga ajo gje. Po si vjen te kuptuarit e diçkaje ne ekzistence? Une nuk e di nese e ke vene re se sa me shume perpiqesh te kuptosh diçka aq me pak ti e kupton ate problem. Por, ne momentin qe perpjekja pushon dhe lejon problemin te flase vete atehere te kuptuarit shfaqet. Pra qe te kuptosh diçka mendja duhet te kete e heshtur. Mendja duhet te jete pa asnje alternative, pasive dhe e vetdijshme dhe ne kete gjendje te siperfaqes se liqenit pa asnje valezim, ndodh te kuptuarit e shume problemeve tona ne jete.
~Jiddu Krishnamurti
London 4th Public Talk 23rd October 1949.

Ti je Zot,

Guru im me tha, “Me beso, une po te them: ti je Hyjnor. Merre kete si e verteta Absolute. Gezimi yt eshte Hyjnor, shqetesimi yt eshte Hyjnor gjithashtu. Gjithçka vjen prej Zotit. Mbaje ne mendje kete gjate gjithe kohes. Ti je Zot, vetem vullneti yt do te behet.”
Une i besova atij dhe shume shpejt kuptova sa te mrekullueshme dhe te sakta ishin fjalet e tij. Nuk e kushtezova mendjen time duke menduar, “Une jam Zot, Une jam i mrekullueshem, Une jam pertej.” Une thjesht ndjeka keshillen e tij e cila ishte te fokusoja mendjen ne qenien e paster “Une jam” dhe te qendroja aty. Rrija me ore te tera me asgje tjeter ne mendje perveç “Une jam” dhe shume shpejt gezimi, paqa si dhe nje dashuri gjithperfshirese me pushtoi duke u bere gjendja ime normale. Ne kete gjendje gjithçka u zhduk - vetja ime, guru, jeta qe kisha jetuar, bota rreth meje. Vetem paqa mbeti dhe nje heshtje e papershkrueshme.
~Nisargadatta Maharaj

Vet-vetedija ose te qenit i vetedijeshem per vete, dhe jo thjesht te qenit i vetedijeshem, tregon se akoma nuk ke arritur ne shtepi.

Vete fakti qe ti je i vetedijeshem per veten [ne vend qe te jesh vetem i vetedijshem dhe pike] tregon se nuk ke arritur ne shtepi akoma.
Askush nuk mund te thote ndonje gje rreth teje si vetedije. Çfardo qe ata flasin eshte rreth tyre. Ti je i pasigurte sepse akoma banon ne qendren false. Kjo qender false eshte e varur nga te tjeret, prandaj ti kujdesesh se çfare njerezit thone per ty. Dhe keshtu, ti gjithnje ndjek te tjeret nga prapa, gjithnje duke u perpjekur per t’i kenaqur ata.
Ti gjithnje po perpiqesh te jesh i respektuar, gjithnje duke zbukuruar egon tende. Kjo eshte vetvrasje. Ne vend qe te shqetesohesh se çfare thone te tjeret, duhet te fillosh kerkimin brenda teje.
Kurdo qe ti je i vetedijeshem per veten (trup-mendje si vete e ndare), dhe jo thjesht i vetedijeshem (pa shtuar asgje nga prapa), ti thjesht por tregon se nuk je i vetedijeshem fare per veten tende. Ti nuk e di qe je. Nese do ta dije, atehere nuk do te kishim me probleme, atehere ti nuk kerkon opinionin e te tjereve. Ne ate gjendje ti nuk do te shqetesoheshe se çfare thone te tjeret per ty, nuk ka lidhje fare!
Kur ti je i vet-vetedijeshem, dhe jo thjesht i vetedijeshem, ti je ne hall te madh. Kur ti je i vet-vetedijeshem ti po tregon simptoma se ti akoma nuk e di se kush je. Vet-vetedija ose te qenit i vetedijeshem per vete, dhe jo thjesht te qenit i vetedijeshem, tregon se akoma nuk ke arritur ne shtepi.
~Osho

Ka tre hapa te rendesishem ne kete rrugetim shpirteror:

Se pari, te veresh se nuk je nje trup ose nje mendje, por Vetedija mbi te cilen ato shfaqen dhe me te cilen ata njihen.
E dyta, eshte te eksplorosh natyren e kesaj Vetedije dhe te zbulosh se ajo nuk ndan fatin ose kufizimet e trupit dhe mendjes por eshte perjetshme e nje natyre infinit.
E treta, eshte ta jetosh jeten ne pershtatje me driten e kesaj dije.
~Rupert Spira

Pyetje: Me sa kuptoj secili nga ne eshte nen detyrimin per tu vetrealizuar. A eshte detyra e tij apo fati i tij?

Nisargadatta Maharaj: Vetrealizimi eshte te kuptuarit e faktit se ti nuk je nje person. Prandaj, nuk mund te jete detyra e personit fati i te cilit eshte te zhduket. Fati i tij eshte vetem detyra e atij qe e imagjinon veten te jete nje person. Zbulo kush eshte ai dhe ky person imagjinar do te zhduket. Liria eshte nga diçka. Nga se do te çlirohesh ti? Qartesisht, ti duhet te çlirohesh nga personi qe ti mendon se je. Eshte ideja qe ti ke per veten tende qe te mban akoma ne skllaveri.
~ From 'I Am That', chapter 86

Dikush ndalon tek besimi. Tjetri merr rrugen drejt vetrealizimit. Njeri shikon vetem personazhin e kufizuar ne nje film. Tjetri behet i gjithe ekrani.

Lumturia, kenaqja, plotesia dhe paqa (te gjitha eksperiencat qe i japin kuptim jetes) humbasin si rezultat i kthimit te shpines ndaj natyres tone te vertete.

Thjesht referohu eksperiences tende. Te gjithe e dime se ate qe kerkojme shume radhe gjendet. Lumturia eshte kalimtare. Paqa vjen me hope.

Kur e kuptojme kete, dy opsione shtrihen para nesh. I pari eshte kapja pas besimit se “Keto gjera nuk mund ti kemi dhe per kete arsye ata nuk ekzistojne”. Keshtu, kjo jete ose eshte pa kuptim ose thjesht eshte nje gur per te kapercyer ne jeten e perjetshme.

E dyta eshte te kerkosh te kuptosh, “Une nuk i kam keto gjera, atehere kush eshte ai qe i do ato?” Keshtu, kthehesh brenda per te kuptuar kush eshte ky “Une jam” dhe realiteti i tij.

Dikush ndalon tek besimi. Tjetri merr rrugen drejt vetrealizimit. Njeri shikon vetem personazhin e kufizuar ne nje film. Tjetri behet i gjithe ekrani.

Vetja e ndare eshte si aktori ne film i cili udheton ne gjithe boten ne kerkim te ekranit.
~ Rupert Spira

Asnje perpjekje e jotja nuk mund ta arrije ate.



Ti nuk ke nevoje te eliminosh kete “Une” fals. Si mundet ky “Une” te eliminoje veten? E gjitha çfare duhet te besh eshte te zbulosh origjinen e tij dhe te qendrosh aty. Perpjekja jote mund te shkoje deri diku. Nga aty e Pertejmja do te kujdeset vete per veten e vet. Ti je i pafuqishem ne kete pike. Asnje perpjekje e jotja nuk mund ta arrije ate.
~Ramana Maharshi

Une i premtova atij, “Une do te bej me te miren.” Dhe keshtu per tridhjete vite me radhe vazhdimisht flas per çdo subjekt poshte yjeve.

Osho : Pas ndriçimit tim, skatesisht pas njemije e treqind e pesembdhjete ditesh, u perpoqa te qendroja ne heshtje aq sa ishte e mundur ne ato kushte. Per disa gjera me duhej te flisja, por te folurit tim ishte telegrafik. Ai qe me detyroi te flisja ishte nje njeri i çuditshem. Ai vete kish qendruar ne heshtje gjithe jeten e tij. Askush nuk degjoi per te; askush nuk e njihte. Dhe ai ishte njeriu me i çmuar qe une kisha takuar ndonjehere ne kete jete apo ne jetet e meparshme. Emri i tij ishte Magga Baba….Ndonjehere, veçanarisht ne netet e ftohta te dimrit, une e gjeja ate vetem dhe me thoshte diçka.
Eshte ai qe me detyroi te flisja. Ai me tha, “Shiko, kam qendruar ne heshtje gjithe jeten time, por ata nuk duan te mesojne, nuk duan te degjojne. Ata nuk mund ta kuptojne kete: eshte pertej tyre. Kam deshtuar. Nuk kam qene ne gjendje te percjell ate qe kam brenda meje dhe tani nuk ka mbetur me shume kohe per mua. Ti je kaq i ri, ti ke nje jete te gjate para teje; te lutem mos ndalo se foluri. Fillo! Eshte puna me e veshtire ne bote per te percjelle kete mesazh sepse perjetohet vetem ne nje gjendje pa fjale te vetedijes. Si ta shndrroj heshtjen ne tingull? Me duket se eshte e pamundur. Dhe nuk ka asnje.
Une e kuptova piken e Magga Babes. Ai ishte shume i vjeter dhe po me thoshte, “Ti do te gjendesh ne te njejtin pozicion. Nese nuk fillon shpejt, heshtja e brendeshme, boshlleku, zeroja e thelle ne brendesi, do te vazhdoje te terheqe brenda qendres. Dhe keshtu do te vije nje kohe kur ti nuk do te mund te dalesh perjashta. Do te mbytesh ne te. Tani ti je krejt i lumtur nderkohe qe bota eshte e mbushur me mjerim. Ti ke ardhur ne kete jete te tregosh rrugen. Ndoshta dikush mund te kete degjuar, ndoshta dikush do te kete udhetuar ne kete rruge. Te pakten nuk do te ndjehesh se nuk ke bere ate qe pritej prej teje nga vete ekzistenca. Po, eshte nje pergjegjesi.”
Une i premtova atij, “Une do te bej me te miren.” Dhe keshtu per tridhjete vite me radhe vazhdimisht flas per çdo subjekt poshte yjeve.
~ Osho

P: Une jam nje politikan radikal dhe revolucionar per ndryshim e qeverise. Çfare mund te me keshillosh?

Osho: Ti paske shkuar shume larg dhe nuk ke per te me degjuar fare. Te jesh politikan eshte e mjatueshme per te mos degjuar, por te jesh edhe revolucionar dhe radikal, ti paske kancer te dyfishte madje te trefishte. A nuk eshte politika e mjaftueshme per ty por kerkon te jesh edhe revolucionar dhe radikal? Ti gjen fjale te bukura per te fshehur realitetin tend te shemtuar.Asnje politikan nuk mund te jete revolucionar sepse i vetmi revolucion eshte ai shpirteror. Asnje politikan nuk mund te jete radikal gjithashtu, sepse vete fjala “radikal” do te thote te shkulesh rrenjet. Politikani vetem krasit gjethet dhe nuk prek kurre rrenjet. Vetem ndriçimi te dergon ne rrenjet e problemit. Keta politikan kinse revolucionar jane thjesht mashtrues. Politikani nuk ka ndergjegje. Ne fakt ai eshte gjithnje ne arrati nga ndergjegja e tij. I duket sikur po ben nje sherbim te madh por eshte frikacak. Premton shprese per neser por e nesermja kurre nuk vjen.
Ti me thua Osho me jep nje keshille:
Atehere une po te kujtoj tre ligjet e shkaterrimit;
Ka tre menyra per tu shkaterruar ne kete bote: e para eshte nga seksi, e dyta nga bixhozi dhe e treta eshte nga politika. Seksi eshte me i kenaqeshmi, bixhozi me ngacmuesi, dhe politika me e sigurta ne shkaterrim.
Gjithashtu, mos harro ligjin kryesor te te gjitha revolucioneve: kur revolucioni vjen, gjerat do te jene ndryshe, jo me mire, thjesht ndryshe.
~Osho

P. Perse nuk jam une i ndriçuar?

Rupert Spira: Pikerisht per shkak te kesaj pyetje qe ben. Me kete pyetje ti supozon se je nje entitet ndryshe dhe i ndare nga drita e Vetedijes. Ky supozim njihet si “person” ose “entitet i ndare” i cili duket sikur mbulon Dashurine dhe Lumturine te cilat jane te qensishme ne Vetedije, njohese e qenies se saj.
Ky vel i cili ka mbuluar Lumturine, ne dukje, eshte sinonim me kerkimin e ndriçimit ose ndjesine e te qenit i pandriçuar.
Kur e imagjinojme veten te jemi nje “entitet i ndare” atehere kerkimi per Lumturine behet ne drejtim te objekteve te mendjes, ne formen e medimeve, te trupit, ne formen e perjetimeve, dhe te botes, ne formen e gjesendeve.
Megjithate, heret ose vone ketij kerkimi i vjen fundi, ne shume raste, si rezultat i vuajtjeve ose i hetimit. Ne kete pike, ne i kthehemi dhe i vihemi balle per balle pikerisht atij i cili po kerkon, kerkuesit, duke zbuluar se ky kerkues ishte gjate gjithe kohes joekzistent. Ne vend te tij, aty ku ne prisnim te gjenim “Une” e vetes se ndare, ne gjejme vetem “Une” e Vetedijes.
~Rupert Spira

A ESHTE MENDJA E VERTETE?

P: Fakti eshte qe une po te pyes tani dhe ketu: Kur ka lindur mendimi “Une jam trupi”, kur kam lindur une apo sot ne kete mengjez?
M: Tani.
P: Por mua me kujtohet se e kisha edhe dje!
M: Kujtesa e se djeshmes po ndodh vetem tani.
P: Po sigurisht qe une ekzistoj ne kohe. Une kam te kaluar dhe te ardhme.
M: Keshtu e magjinon ti - Tani.
P: Do te kete patur nje fillim.
M: Tani.
P: Po per fundin?
M: Çfare nuk ka fillim nuk mund te kete fund.
P: Po une jam i vetdijshem per pyetjen time.
M: Nje pyetje false nuk ka pergjigje. Thjesht mund konsiderohet si false.
P: Ama per mua ajo eshte e vertete.
M: Kur tu duk si e vertete ty? Tani.
P: Po, eshte krejt e vertete per mua - Tani.
M: Çfare eshte e vertete rreth pyetjes tende? Eshte nje gjendje mendore. Asnje gjendje mendore nuk mund te jete me reale se vete mendja. A eshte mendja e vertete? Ajo eshte nje grumbull gjendjesh, secila prej tyre kalimtare. Si mundet nje seri gjendjesh kalimtare te jete reale - Tani?
~Nisargadatta Maharaj

A mund te thoni nese jeni i ndriçuar/vetrealizuar?

Rupert: Te dyja, pergjigja “Po” dhe pergjigja “Jo” do te supozojne prezencen e “dikujt” i cili mundet ose jo te jete i ndriçuar. Ne mungese te nje te tille vetem Drita qe ndriçon te gjitha gjerat e dukshme mbetet. Ne fakt, ajo gje nuk “mbetet” brenda kufizimeve te kohes. Ajo zbulohet te jete realiteti gjithnje prezent i te gjitha perjetimeve. Eshte vete perjetimi.

"Shume prej jush kane frike nga vetrealizimi [zgjimi]

Ti mendon se do te jesh ndryshe, familja do te braktise ose ti do braktisesh falmiljen, ose do humbasesh vendin e punes. Kjo eshte injorance. Asnje nga ato nuk do te ndodhe. E vetmja gje qe do te ndodhe eshte se ti do te zgjohesh dhe do ta shikosh boten si nje mbivendosje mbi Vetveten [litari nuk eshte me gjarper]. Kjo eshte e gjitha.
Ti ke momente te lumtura kur je ne mashtrim, por keto momente jane kalimtare. Kur zgjohesh, eshte nje lumturi e perhershme. Nuk ka me luhatje shpirterore. Je gjithnje i njejte. Lumturia, gezimi, qetesia te gjitha paketohen ne nje, dhe ti je ajo gje”.
~ Robert Adams (20th century American Advaita mystic)

FUQIA E VEMENDJES SE VETVETES RRITET ME PRAKTIKE.

Kur fillojme praktiken, duke e kthyer vemendjen tone mbrapsht ne vetvete, fuqia e vemendjes tone do te jete relativisht aq e dobet sa nuk do te jemi ne gjendje te verejme daljen e mbresave nga nendija ne formen e mendimeve dhe i kapim ato vetem pasi na kane marre me vete rrugetimin e tyre.
Megjithate me praktike, fuqia e vemendjes tone do te rritet dhe sa me shume rritet aq me e lehte behet njohja e momentit te sakte kur mbresa (vasana) del ne formen e nje mendimi. Nese vemendja drejt vetes eshte e vendosur dhe e palekundur, perjetimi yne ne ate moment do te jete; “ky mendim qe doli ngrihet por une e vezhgoj (njoh) ate”. Duke e “nuhatur” daljen e mendimit vemendja jone kthehet tek vetja jone, pra ky “Une” eshte i vetdijshem per mendimin, dhe keshtu mendimi “i zene mat” shuhet. I privuar nga vemendja, e cila eshte e domosdoshme qe mendimi te mbijetoje, mendimi shuhet.
Sa here qe ti e privon mendimin nga vemendja duke e mbajtur vemendjen fort vetem ne vete, ne po dobesojme gjithnje e me shume mbresat e nendijes (vasanas) te cilat shkaktojne daljen e ketyre mendimeve. Kjo gjendje e vet-vemendjes do zgjerohet gjithnje e me shume me kalimin e diteve duke rritur aftesine tone per te qendruar me gjate ne ate gjendje te vetes pa mendime.
- Sadhu Om, Mountain Path

P : Si duhet ta arrije Vetveten ?

M : Nuk ka arritje te Vetvetes. Nese Vetvetja do te arrihej, do te thote qe Vetvetja nuk eshte tani dhe ketu por duhet te fitohet. Çfare fitohet perseri, do te humbase perseri. Keshtu qe sdo te jete e perhershme. Çfare nuk eshte e perhershme nuk ka vlere te perpiqemi per te. Keshtu une them, Vetvetja nuk arrihet. Ti je Vetvetja. Ti veq se je ajo . Puna eshte qe ti je ne injorance (padije) per natyren tende te lumturise . Perpjekjet behen me qellim qe te hiqet kjo injorance. Injoranca konsiston ne njohuri te gabueshme. Njohurite e gabueshme konsistojne ne indetifikimin fals te Vetvetes me trupin, mendjen etj. Kur ky indetitet fals te largohet, aty mbetet vetem Vetvetja.
P: Si mund te realizohet kjo ?
M: Duke banuar ne Vetvete
~Ramana Maharshi

Saturday, March 2, 2019

Investigim eshte kur ben pyetjen “Kush eshte i vetdijshem per eksperiencen time?”

Çfare eshte ajo gje qe eshte e vetdijshme per perjetimin tim?
Pyet; “Çfare eshte ajo gje qe di perjetimin tim?” Pra nuk eshte se ti je e interesuar ne ate qe po perjeton, si psh. dhimbje dhembi, merzitje, shija e çajit etj. Nuk jemi te interesuar ne keto gjera por ne “Çfare eshte ajo gje qe i njeh ato dhe cila eshte natyra e asaj gjeje qe njeh (di)?”
P: E kam te veshtire te qendroj per shume kohe si vetedije.
Rupert: Ok, kur vetedija ngrihet (del) perjashta ne formen e nje mendimi, duke u kapur pas objekteve perjashta, bej pyetjen “Çfare eshte e vetdijshme per kete perjetim?” Ose thuaj “Ku po shkon?” (Vetedijes). Kjo behet per ta kthyer mendjen mbrapsht ne esencen ose burimin e saj qe te pushoje aty. Sa here del “perjashta” bej pyetjet per ta kthyer perseri brenda.”
~Rupert Spira

Vetja eshte i vetmi fakt i padyshueshem ne kete bote, çdo gje tjeter eshte e dyshueshme.



Çdo gje kerkon prova sepse çdo gje mund te vihet ne dyshim. Por ti nuk mund te dyshosh veten; prandaj vetja nuk ka nevoje per ndonje prove. A mund te dyshosh veten?
Nje nga filozofet me te medhenj te perendimit, Dekartes, ka perdorur dyshimin si metode per te njohur. Ai e filloi rrugetimin e dijes se tij nepermjet dyshimit, nje dyshim penetrues per gjithçka. Ai vendosi se do te dyshonte gjithçka deri sa te arrinte ne ndonje fakt i cili nuk do te mund te dyshohej. Kjo sepse, vetem nese ke nje baze qe nuk mund te dyshohet perndryshe eshte e pamundur te ndertosh nje dije te konsoliduar dhe te qendrueshme. Çdo gje mund te dyshohet dhe si e tille ka nevoje per prove deri sa te arrihet ne diçka qe nuk ka nevoje per prove. Zoti nuk eshte i padyshimte. Ai mund te vihet ne dyshim, jo vetem te vihet ne dyshim por madje edhe te hidhet poshte si koncept. Dhe me te vertete, kur dikush ve ne dyshim ekzistencen e Zotit ti nuk mund ta provosh ekzistencen e tij. Ti mund te bindesh ata qe tashme jane bindur, por te bindesh dike me prova per ekzistencen e tij eshte e pamundur. Asnje ateist nuk mund te konvertohet ne besim per shkak se ai kerkon prova dhe ti nuk mund te sjellesh asnje prove. Zoti nuk eshte i padyshueshem. Ai mund te dyshohet, refuzohet dhe te konsiderohet fals si hipoteze. Dekartes vazhdon kerkimin dhe hetimin e tij duke thene se vetem nese do te arrij ne nje pike te ekzistences, qe nuk mund te vihet ne dyshim, une nuk do te ndaloj. Papritur ai vjen tek vetja dhe i lehtesuar deklaron se vetja eshte nje realitet me i madh se sa Zoti. Kjo per shkak se vetja nuk mund te dyshohet. A mund ta dyshosh ate? Edhe te duash ta dyshosh eshte vetevetja qe e ben kete dyshim. Per shembull, nese je ne nje shtepi dhe dikush vjen dhe te pyet a je ne shtepi dhe ti thua, “Une nuk jam”, fakti qe ti thua “Une nuk jam” eshte prove e mjaftueshme qe ti je aty. Ti nuk mund ta mohosh veten tende. Mohimi eshte prova qe ti je. Nuk ka nevoje ta pohosh ate; vete mohimi eshte prove. Kur edhe mohimi eshte prove atehere fakti eshte i padyshueshem. Si mund ta vesh ne dyshim? Ti nuk mund te thuash, “Une nuk e di nese jam apo nuk jam”, apo mund ta thuash kete? Edhe sikur te gjendesh ne nje konfuzion te tille, ti duhet te jesh aty. Si mund te kete konfuzion pa ty? Ti nuk mund te thuash “Une nuk besoj se une jam”, edhe sikur te mos e besosh kete, dikush duhet te jete aty. Eshte e pamundur te mohosh faktin qe ti ekziston, qe ky Une ekzsiton. Vetja eshte i vetmi fakt i padyshueshem ne kete bote, çdo gje tjeter eshte e dyshueshme.
~ Osho

VETEM PREZENCA ESHTE

Kur nuk ka mendje, si ne gjume te thelle, e cila eshte “humbje e vetedijes”, koha nuk ekziston.
Eshte vetem mendja, e cila pasi rishfaqet nga gjumi i thelle, e imagjinon gjumin e thelle sipas idese se saj, brenda kohes dhe hapsires, duke besuar te kete zgjatur per disa ore ne kohe. Por eksperienca e gjumit te thelle ne vetvete nuk shtrihet ne kohe. Koha perbehet nga mendimi qe e mendon ate. Pa mendim nuk ka kohe. Eshte gjithashtu e vertete te thuhet se, jashte kohes nuk ka mendim. Me fjale te tjera, koha dhe mendimi jane ne varesi te prezences se mungeses se kohes dhe mendimit ne menyre qe te ekzistojne.
Pra ne realitet, mendimi dhe koha nuk jane. Pika e dyte eshte se nese Vetedija mbaron kur bie ne gjume dhe rifillon kur zgjohet, atehere ajo do te kishte nje fillim dhe nje fund, do te ishte e kufizuar dhe me nderprerje. Por, askush deri me sot nuk ka perjetuar akoma nje fillim, nje fund apo nje kufizimi te Vetedijes. Nese vetedija mund te zhdukej asaj do ti duhej te zhdukej ne “diçka”. Çfare do te ishte kjo “diçka” perveçse vete Vetedija?
Normalisht ne mendojme se nje objekt ekziston dhe pastaj zhduket ne jo-ekzistence. Ne fakt, nje objekt, si i tille, eshte jo-ekzistent dhe jo-ekzistenca, qe ne imagjinojme sikur zhduket, eshte ne fakt vete Prezenca e Vetdijshme. Prandaj te dyja “diçka”, “asgje” dhe “gjithçka” jane iluzion. Vetem Prezenca eshte.
~Rupert Spira

Misteri me i thelle i ekzistences njerezore eshte fenomeni i dijes.

Misteri me i thelle i ekzistences njerezore eshte fenomeni i dijes. Ti mund te njohesh çdo gje perveç vetes tende. Njohesi nuk mund te njihet, sepse te njohesh diçka do te thote ta reduktosh ate ne nje objekt. Procesi i dijes eshte ne varesi te dualitetit. Une mund te njoh ty sepse une jam ketu, brenda dhe ti je atje, perjashta. Ti behesh nje objekt. Por une nuk mund ta njoh veten sepse nuk mund te bej veten time nje objekt. Une nuk mund ta takoj veten time ne ndonje menyre objektive. Une nuk mund ta vendos veten time para meje. Edhe sikur te mund ta vendosja veten time para meje nuk do te ishte me vetja ime. Si mund te jete ajo gje, qe vendoset para meje, te jete vetja ime? Vetvetja eshte subjektive dhe ky subjektivitet nuk mund te behet objekiv. Ketu kemi paradoksin: ajo gje qe njeh gjithçka nuk mund te njohe veten e vet; ajo gje qe eshte burimi i gjithe dijes mbetet i panjohur per veten e vet. Kjo do te thote se vete-dija eshte e pamundur. Ti mund te njohesh gjithçka qe eshte ndryshe nga ti por nje pike do te mbetet gjithnje e panjohur. Kjo pike je ti.
Por, a mund te njihet ky njohes? Perpiqu te kuptosh ate dimension te dijes ku e njohura nuk reduktohet ne nje objekt. Per shembull; nese nje kandil eshte ndezur ne nje dhome te erret, çdo gje ne dhome ndriçohet dhe njihet nepermjet drites se kandilit. Kandili gjithashtu njihet nepermjet drites se vet. Çdo gje tjeter ne dhome, karriget, mobiljet, muret, pikturat njihen nepermjet drites. Po vete drita nga kush njihet?
Drita eshte vete-ndriçuese; thjesht me prezencen e saj shfaq te tjeret dhe veten e vet. Por keto dy shfaqje jane te ndryshme. Kur karriga njihet nepermjet drites, karriga eshte nje objekt. Drita bie mbi te dhe e zbulon ate por nese drita zhduket atehere karriga nuk mund te njihet. Njohja e karriges varet nga drita ndersa njohja e drites nuk varet nga karriga. Edhe sikur te largosh çdo gje nga dhoma drita do te mbetet drite. Drita shfaq veten e vet. Po keshtu eshte edhe me fenomenin e vetes se brendeshme. Gjithçka njihet nepermjet saj por vete ajo nuk njihet nga ndonje gje tjeter. Eshte njohese e vetvetes se vet. Asgje nuk eshte e nevojshme per ta njohur ate. Nuk mund te kthesh ate ne nje objekt. Kur te gjitha objektet te largohen nga mendja, papritur, vetja zbulon vetveten.
Materia dhe vetedija ndyshojne. Materia nuk eshte vet-zbuluese, por vetedija eshte vet-zbuluese. Materia duhet te njihet nga dikush, vetedija njeh veten. Ka peme por ne rast se nuk ka nje qenie te vetdijshme pema nuk mund te njihet. Ata kane nevoje per nje vetedije qe te shfaqen. Ka shkembinj shume te bukur por nese nuk ka nje vetedije atehere ata nuk jane me te bukur pasi nuk eshte askush aty qe te jete i vetdijshem per bukurine e tyre. Ekzistenca e tyre do te jete memece. Shkembinjte nuk do ta dine se ekzistojne. Ekzistenca pa vetedije eshte joekzistence.
~Osho

Keshtu, forma me e larte e meditimit nuk eshte nje aktivitet i ndermarre nga mendja.

Ne nuk mund te drejtojme mendjen tone drejt perjetimit te te qenit i vetdijshem, ne mund ta drejtojme mendjen vetem larg nga vetedija (nga qendra). Prandaj, do te ishte me e sakte te themi se vetedija duhet te pushoje fokusin e vemendjes se saj, ose ta shkepuse veten nga objektet e perjetimit (perceptimit), duke e lejuar keshtu vemendjen te kthehet ose te pushoje ne vetvete. Keshtu, forma me e larte e meditimit nuk eshte nje aktivitet i ndermarre nga mendja. Eshte nje relaksim, renie prapa, fundosje e mendjes ne burimin e saj ose ne esencen e vetedijes se paster, prej nga edhe ka dale.
~Rupert Spira

Gjithçka eshte Vetvetja”.

ANNAMALAI SWAMI – FINAL TALKS
Gjate gjumit, ti nuk ke pelqime dhe mospelqime. I ndriçuari dhe bebja e kane te tejkaluar kete ndarje nderkohe qe jane ne gjendjen zgjuar. Mendja e bebes eshte e mire; mendja e te ndriçuarit eshte e mire; “Une jam trupi” eshte shume e keqe, jashtezakonisht e keqe.
Pyetje: A eshte ky nje mendim helmues!
Annamalai Swami: Po, po. Mendimi “Une jam trupi” eshte po aq helmues sa nje kobra. “Gjithçka eshte Vetvetja ime”, “Gjithçka eshte esenca e Vetvetes time” jane afirmime te mira dhe i kundervihen mendimit “Une jam trupi”.
Te mbahesh ne keto thenie eshte baraz me miliona adhurime dhe lutje. Asgje nuk ka me shume vlere se çfare Ribhu Gita thote, “Gjithçka eshte nje, Gjithçka eshte Vetvetja”.
Keto jane te vertetat ne te cilat duhet te mbahesh. Per “Une”-in e vertete asgje nuk eshte e huaj ne kete univers. Nese ti e di se je gjithçka, atehere nuk do te kesh me deshira te panumerta. A e do krahun me shume se kemben? Kur e kupton se trupi eshte i gjithe universi, pelqimet dhe mospelqimet, deshirat dhe padeshirat nuk do te jene prezent.
FT-97

* * * KRENAR PER ARRITJET* * *

"Une kam punuar me shume mund dhe e konsideroj veten tani nje njeri i suksesshem. Do te isha nje hipokrit nese nuk do ta pranoja nje gje te tille. Jam i kenaqur dhe krenar per arritjet e mia ne jete. E çfare ka gabim ketu?”
Nje pasdite, nje vizitor i huaj iu drejtua Sri Nisargadatta Maharaj me keto fjale. Ai ishte ne te dyzetat dhe shume konfident dhe madje edhe agresiv ne krenarine e arritjeve te tij.
Bashkebisedimi vazhdoi ne kete menyre:
Sri Nisargadatta Maharaj: Para se te analizojme çfare eshte “e drejte” dhe çfare eshte e “gabim”, te lutem me thuaj kush po e ben kete pyetje.
Vizitori: (Pak i habitur) Pse, “une”, sigurisht.
Maharaj: Dhe kush eshte ky?
Vizitori: Une. Ky eshte “une”, qe po qendron ulur para teje.
Maharaj: Dhe ti mendon se ky eshte ti?
Vizitori: Ti me shikon mua. Une shikoj veten time. Ku eshte dyshimi ketu?
Maharaj: Ti thua ky objekt qe eshte para meje? Cila eshte kujtesa jote me e hershme per kete objekt qe ti mendon se je. Shko mbrapasht sa me shume qe te mundesh.
Vizitori: (Pas nje ose dy minutash) Kujtesa me hershme eshte ndoshta kur nena kujdesej per mua me krahet e saj.
Maharaj: Pra ti thua kur ishe nje bebe. A mund te thuash se njeriu i sukseshem sot eshte e njejta bebe e qe nuk mund te ecte dhe fliste, apo dikush tjeter?
Vizitori: Pa dyshim qe eshte i njejti.
Maharaj: Shume mire. Tani, terhiqu me mbrapa, a do te ishte dakord qe kjo bebe, qe ti kujton, eshte e njejta bebe qe lindi nga nena jote, pikerisht ajo bebe e cila nuk ishte ne gjendje te kuptonte se çfare po ndodhte me funksionet e trupit dhe vetem qante kur donte te pinte ose kur kishte dhimbje?
Vizitori: Po, une isha ajo bebe.
Maharaj: Dhe perpara se bebja te lindte dhe te kishte kete trup çfare ishe ti?
Vizitori: Nuk e kuptoj.
Maharaj: Nuk e kupton. Mendo pak. Çfare ndodhi ne barkun e nenes tende? Çfare po zhvillohej ne kocka, mish, gjak, muskuj etj. per nje periudhe prej nente muajsh? A nuk ishte nje bashkim i nje sperme mashkulli me vezen femerore fillimi i nje jete dhe i nje procesi i cili do te kalonte ne peripeci te panumerta? Kush ishte ai qe e shoqeroi kete jete te re, pikerisht ate sperme jashtezakonisht te vockel qe sot eshte kaq krenar per arritjet e veta? Ne fund te fundit kush te thirri ty? Nena jote? Babai yt? A me te vertete te kerkuan ty si biri i tyre? Nga te njihnin ata ty? A kishe ti ndonje zgjedhje te veçante te vije pikerisht tek keta prinder, pse jo tek dikush tjeter?
Vizitori: Nuk me ka shkuar asnjehere mendja te mendoj rreth ketyre gjerave.
Maharaj: Sigurisht. Perse te mos mendosh per keto gjera. Ndoshta keshtu mund te zbulosh identitetin tend te vertete. Pastaj, mendo per krenarine e arritjeve tuaja.
Vizitori: Po filloj te kuptoj se ku do te dalesh.
Maharaj: Nese hyn me thelle ne kete analize ti do te kuptosh burimin e trupit tend, ate sperme mashkullore dhe veze femerore, i cili eshte vetem esence e ushqimit e konsumuar nga prinderit, dhe se trupi yt fizik perbehet dhe ushqehet nga keta pese elemente te cilat perbejne edhe ushqimin. Keshtu ne kete cikel ku ushqimi i nje krijese fizike behet burim ushqimi per nje tjeter krijese.
Vizitori: Por, sigurisht, une, si nje person, jam me shume se ky trup ushqimor.
Maharaj: Sigurisht qe ti je me shume, ti nuk je nje “gje”. Zbulo kush i jep prezence nje qenie te vetdijshme, pa te cilen ti madje nuk do ta dije se ekziston, le pastaj te dije se bota perjashta ekziston gjithashtu. Keshtu hyr thelle dhe ekzamino kete qenie, kete vetedije e cila nuk eshte e kufizuar ne kohe.
Vizitori: Patjeter qe do ti mendoj te gjitha pyetjet qe ti ke shtruar, megjithate dua te pranoj se keto gjera nuk i kam menduar me pare.
~ From Pointers from Nisargadatta Maharaj book

Perse kur kerkon menduesin mendimi zhduket?



Ndersa vezhgon eksperiencen e tanishme, a je i vetdijshem per dike qe po e vezhgon ate? A mund te gjesh, perveç vete perjetimit, nje perjetues? A mundesh, ne te njejten kohe, te lexosh keto rreshta dhe te mendosh rreth vetes duke i lexuar ato?
Do te zbulosh, qe te mendosh per veten duke i lexuar ato, ti duhet te ndalosh per pak sekonda nga leximi. Ky perjetim i dyte pauze eshte mendimi “Une jam duke lexuar” (por nuk po lexon).
Tani, a mund te gjesh kete mendues i cili po mendon kete “Une jam duke lexuar?” Me fjale te tjera, kur eksperienca e momentit eshte “Une jam duke lexuar”, a mundesh ne te njejten kohe te mendosh rreth vetes duke e menduar kete mendim? Perse kur kerkon menduesin mendimi zhduket?
~Alan Watts

Pyetje: Rrota e jetes, qe eshte manifestim i ketij realiteti, te krijon pershtypjen se vazhdon pavarsisht faktit nese ti je i stabilizuar ne vetvete apo jo. A ka ndonje gje ne kete manifestim qe te jep paqe?

Annamalai Swami: Nese kupton natyren e vertete e rrotes se jetes, rrote e cila alternon lumturine me vuajtjen, do te zbulosh se te kuptuarit do te dergoje aty ku nuk ka rrote, nuk ka levizje, nuk ka ndryshim.
Kjo rrote rrotullohet ne sfondin e Vetvetes se pandryshueshme. Nese pozicionohesh ne qendren e palevizshme dhe te paqte te Vetvetes do te kuptosh se Vetvetja eshte paqe e plevizshme dhe ne te njejten kohe rrota e levizshme e jetes.
P: Nuk e kuptoj perse eshte e nevojshme te kemi nje rrote te jetes ne Vetvete? Perse eshte e nevojshme te kemi nje manifestim (bote)?
Annamalai Swami: Kjo pyetje po ndodh vetem ne mendjen tende. Nese qendron ne Vetvete, pyetja nuk do te lind. E leviz doren apo e mban palevizur, ajo mbetet perseri nje dore. Natyra e saj nuk ndryshon ne te dyja rastet. Maya (iluzioni) eshte Vetvetja. Gjithçka eshte Vetvetja. Nese braktis dallimet, ti do ta kuptosh vete kete te vertete. Kjo eshte e gjitha qe duhet te besh.
p. 104