Monday, December 24, 2018
THJESHTESIA
Nese fjala sjell ndonje efekt, me thuaj, sa i fuqishem do te ishte predikimi nepermjet heshtjes! Por njerezit nuk e kuptojne kete te vertete te thjeshte, te verteten lakuriqe, te verteten e perjetimit te tyre te perditshem, prezent dhe te perjetshem. Kjo eshte e verteta e Vetvetes. A ka ndonje njeri qe nuk eshte i vetdijshem per Vetveten? Por ata as nuk duan ta degjojne kete te vertete, nderkohe qe jane te etur te degjojne genjeshtra dhe perralla se çfare behet ne qiell, per parajsen, ferrin, mrekullite etj.
Kjo sepse ata dashurojne misterin dhe jo te verteten dhe keshtu fete u ofrojne atyre nje produkt qe do i sjelle verdalle gjithe jeten, verdalle rreth Vetvetes. Megjithate, çfardo metode qe te perdoret, ti duhet patjeter te kthehesh tek Vetvetja; meqenese eshte keshtu, perse te mos banosh ne Vetvete ketu dhe tani? Te behesh spektator ose te spekulosh rreth kesaj bote ose boteve te pertejme a nuk duhet Vetvetja? Keshtu pra ata nuk mund te jene ndryshe nga Vetvetja. Edhe njeriu me injorant, kur shikon objektet dhe gjesendet, ai po shikon vetem Vetveten e tij.
- Ramana Maharshi
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment