Pyetje: A ka qene Krishti nje i Ndriçuar?
Robert Adams: Lere Krishtin. Zbulo me pare kush je ti? Prej nga ke ardhur? Çfare je ti? Lere Krishtin ne punen e tij. Leri mrekullite e tij. Kupto me pare kush je ti. Mundohu te zbulosh vetveten dhe pastaj do te kuptosh Krishtin. Te kuptosh Krishtin dhe te mos njohesh Vetveten tende eshte budallallek. Asnjehere nuk do te kesh pergjigjen e duhur se kush ishte ai. Por kur te kuptosh Vetveten tende ti do te kuptosh se kush ishte Krishti. Gjithnje dhe çdo gje fillon tek ti. Ti je Ajo Gje. Puno brenda vetes tende. Pyetet veten, “Kujt po i vijne gjithe keto mendime? Kujt po i vijne keto mijera mendime, opinione, dyshime? Kujt po i vijne? Kush po i mendon ato? Kush eshte burimi i tyre?” Shko mbrapsht ne burimin e tyre. Heto brenda vetvetes. Zbuloje vete ti. Nuk ka fare rendesi se çfare them une. Çdo gje eshte ne doren tende. Ti je Absolutja Supreme. Ti je Une Jam. Kush eshte ai qe nuk thote Une Jam? Zhytu thelle brenda vetes tende dhe çdo gje do te te zbulohet ty.
~Robert Adams
No comments:
Post a Comment