P: Robert kam dy pyetje. A e konsideroni Ramanan si mjeshtri (Guru) i yt?
Robert: Une e konsideroj Ramanan si Vetvetja ime. Une e shikoj ate me shume se nje Guru. Une e shikoj ate si vete Universi, si vete jeta, te cilat nuk jane as me shume e as me pak se Vetvetja ime. Keshtu ai eshte nje tjeter shfaqje e imja. Kur une isha me te, e nderova dhe respektova ate sepse ai ishte Vetvetja ime. Ne kete menyre po nderoja dhe respektoja Vetveten time, a me kupton? Une e trajtova ate sikur po trajtoja veten time. Kur shkova per here te pare solla pak ushqime dhe lule sepse jemi nje. Gjithçka eshte nje.
Por kuptimi i sakte i fjales “guru” eshte mesues. Ramana nuk ishte mesuesi i askujt. Ai po bente te njejten gje qe une jam duke bere. Ai thjesht po deshmonte te verteten per veten e tij. Dhe njejerezit, te cilit deshironin te uleshin rreth tij, ishin te mirpritur. Ai nuk e kishte problem. Me fjale te tjera ai kurre nuk tha ‘Une jam mesues’ dhe ju jeni nxenes. Ai konsideronte çdo njeri si veten e tij dhe nderkohe vazhdonte aktivitetet e tij edhe pse njerezit qendronin rreth tij. Kur ai ishte duke fjetur ne divan, i gjithe salla flinte ne te njejten kohe ne dysheme.
P: Mire, le te themi per shembull, disa njerez lexojne libra si “Kush jam Une?” dhe vendosin qe “Ramana eshte mesuesi im”
Robert: Nuk do te ishte edhe aq keq, apa jo? (qeshin sebashku).
~Robert Adams, Ts 3
No comments:
Post a Comment