P: Si duhet te behet kerkimi "Kush jam Une?"
M: Veprime te tilla si "shkova" dhe "erdha" i perkasin vetem trupit. Ndaj kur njeri thote se "Une shkova, Une erdha", ai nenkupton se trupi eshte "Une". Por a mund te besohet se trupi eshte "Une". A ekzistonte kjo forme para lindjes perveçse ne pese elementet e materies. Kur jemi ne gjume te thelle ne nuk e ndjejme ekzistencen e ketij trupi dhe eshte krejt pa vlere te flasim per te kur vdes? Prandaj ky "Une" qe gabimisht e ngaterrojme me trupin dhe mendjen eshte egoja, padija, maya (iluzioni), eshte nje gje e ngurte, individuale dhe e kufizuar ne kohe dhe hapsire (jo universal). Nese arrin te ndash trup-mendje nga njera ane dhe "Une" nga ana tjeter, ti ke hedhur hapin e pare drejt te kuptuarit te Vetvetes. Nese vazhdimisht mban mendimin "Une jam", duke e ndjere ate brenda teje, (ne qendren tende), atehere mendimi "Une jam trupi" do te eliminohet plotesisht dhe vetem "Une jam" do te shndrite.
-Ramana Maharshi - Self-Enquiry.
No comments:
Post a Comment