P: Kur shikoj foton e Ramana Maharshit pershkohem nga nje lumturi, paqe dhe qetesi spontane. E kam me te lehte te shikoj foton e tij se te bej praktiken e vet-kerkimit.
AS: Nuk ka asgje te keqe te shikosh foton e Ramanas. Eshte praktike e mire. Por mos devijo nga qellimi yt kryesor qe eshte te stabilizosh veten si vetedije. Mos u ngjit pas gjendjeve te lumturise se perkohshme, duke u dhene atyre prioritet, perkundrejt gjetjes se Vetvetes. Nese ndalon ne gjendjet e qetesise dhe te lumturise se perkohshme do te humbasesh interresin ne qellimin tend final.
Eshte mire te kalosh ne keto gjendje paqe dhe lumturie por mos u kenaq ne kurriz te vet-kerkimit. Nese zbulon vetveten e brendeshme, nese zbulon se nuk ka asnje atom te ndare nga Vetvetja, ti do te perjetosh paqen dhe lumturine e vertete te Vetvetes.
Ti do te JESH paqa dhe lumturia ne vend qe te jesh perjetuesi i tyre. Nese ti shijon gjendjet e perkohshme te paqes dhe lumturise ne mendje, atehere perjetuesi i tyre nuk do te shuhet ne Vetvete.
Mos u kap pas paqes mendore, shko pertej, ne paqen e vertete qe vjen nga te qenit Vetvetja.
~Bashkebisedim me Anamalai Swami. LWB, p. 339
No comments:
Post a Comment