Duke qene se, te gjitha qenjet njerezore deshirojne te jene gjithmone te lumtura, pa vuajtje, ashtu si ne rastin ku tek secili shikon nje dashuri te madhe per veten e vet, dhe duke qene se vetem lumturia eshte arsyeja e kesaj dashurie, ne menyre qe te fitohet kjo lumturi, e cila eshte natyra e secilit dhe perjetohet ne gjendjen e gjumit te thelle, ku nuk ka mendje, njeriu duhet te njohe veten e tij. Per kete, rruga e dijes, hetimit nepermjet formes "Kush Jam Une?", eshte metoda kryesore.
1. Kush Jam Une?
Trupi ne teresi, i perbere nga shtate lengje dhe inde, NUK JAM UNE; Pese shqisat si; shqisa e te degjuarit, prekjes, shikuarit, shijuarit dhe nuhatjes, te cilat perceptojne sendet perkatese nepermjet tingullit, prekjes, ngjyres, shijes dhe aromes, NUK JAM UNE; Pese organet shqisore si organet e te folurit, te levizurit, te kapurit, sekretimit dhe te riprodhimit, te cilat kane funksionet e tyre perkatese si; te folurit, te levizurit, te kapurit, te sekretuarit dhe te kenaqesise, NUK JAM UNE; Pese forcat jetike si Prana, etj., te cilat kryejn perkatesisht pese funksionet si frymemarrjen, etj., NUK JAM UNE; madje edhe mendja qe mendon, NUK JAM UNE; padija gjithashtu, qe mbeshtetet vetem ne mbresat e lena nga objektet, dhe ne te cilën nuk ka objekte dhe as funksione, NUK JAM UNE.
2. Nese une nuk jam asnjera nga ato atehere Kush jam Une?
Pasi ke eliminuar te gjithe te lartpermendurat si "jo kjo"; "jo ajo", Vetedija e Qenies, e cila mbetet e vetme, ajo gje UNE JAM.
3. Cila eshte natyra e Vetedijes?
Natyra e Vetedijes eshte: EKZISTENCE (Qenie) - VETEDIJE (Koshience) - BLISS (Lumturi).
4. Kur do te realizohet ndergjegjesimi i Vetvetes?
Atehere kur bota, ajo qe shikohet, te hiqet nga vemendja, do te kete realizim te Vetvetes, i cili eshte Shikuesi.
5. A nuk do te kete gjetje te Vetvetes edhe kur bota vazhdon te pranohet si e vertete, si nje realitet?
Nuk do te kete.
6. Pse?
Shikuesi dhe objekti i shikuar jane si te ngaterruarit e litarit me gjarprin. Ashtu si te kuptuarit se eshte litar, qe eshte e verteta faktike, nuk do te zbulohet po te mos largohet me pare mendimi i pavertete i gjarprit iluzion (pjelle e fantazise), po ashtu edhe vetedijesimi i Vetvetes, qe eshte e verteta faktike, nuk do te realizohet po te mos largohet bindja se kjo bote eshte e vertete.
(*Metafore klasike e te shikuarit te nje litari ne gjysem erresire duke e ngaterruar me gjarper...iIluzion)
7. Kur do te largohet bindja se kjo bote qe ne shikojme eshte e vertete?
Kur mendja, qe eshte origjina e gjithe aftesive njohese dhe e te gjitha veprimeve, te behet e palevizshme, atehere bota do te shikohet si e pavertete.
8. Cila eshte natyra Mendjes?
Ajo qe quhet "Mendje" eshte nje force e mahnitshme qe banon ne Vetvete. Ajo shkakton lindjen e te gjitha mendimeve. Veçmas nga mendimet mendja nuk ekziston. Prandaj, mendimi eshte natyra e mendjes. Veçmas nga mendimet nuk ka nje entitet te pavarur te quajtur ‘bote’. Ne gjume te thelle nuk ka mendime, dhe nuk ka bote. Ne gjendje te zgjuar dhe ne enderr ka mendime dhe ka nje bote. Ashtu si merimanga nxjerr fijen (e rrjetes) nga vetja dhe persëri e tërheq ate në vetvete, po ashtu edhe mendja e projekton boten jashte saj dhe persëri e mbledh ate ne Vetvete. Kur mendja del nga Vetvetja, bota shfaqet. Si pasoje, kur bota shfaqet (si reale), Vetvetja nuk shfaqet; dhe kur Vetvetja shfaqet (shndrit) bota nuk shfaqet. Kur dikush, vazhdimisht heton mbi natyren e mendjes, mendja do te shuhet dhe vetem Vetvetja do te mbetet. Atë që quajme Vetvete eshte Atman. Mendja gjithmone ekziston vetëm në varësi te diçkaje te kapshme; ajo nuk mund të ekzistoje e vetme.
9. Cila eshte metoda e kerkimit qe te kuptojme natyren e mendjes?
Ajo qe shfaqet si "Une" ne kete trup eshte mendja. Nese dikush kerkon te dije se ku lind se pari mendimi "Une" ne kete trup, ai do te zbuloje se ky mendim lind ne "zemer". Aty eshte vendi i origjines se mendjes. Madje nese dikush mendon vazhdimisht "Une" "Une" ai do te dergohet ne ate vend. Nga te gjitha mendimet qe lindin ne mendje, mendimi "Une" eshte i pari. Vetem pas lindjes se ketij mendimi lindin mendimet e tjera. Vetem pas shfaqjes se peremrit te pare personal "Une" pasojne njera pas tjetres peremrat e tjere personal te dyte dhe te trete; pa peremrin e pare personal "Une" nuk do te kemi peremra te tjere pasues te dyte dhe te trete.
10. Si mund te behet mendja e palevizshme?
Nepermjet kerkimit "Kush jam Une?" Mendimi "Kush jam Une?" do te asgjesoje te gjitha mendimet tjera, dhe ashtu si shkopi qe perdoret per te perzier turren e druve ne zjarr, do te digjet edhe vete ne fund.
11. Cili eshte mjeti per te mbajtur ne menyre te vazhdueshme mendimin "Kush jam Une?"
Kur mendimet e tjera shfaqen nuk duhet t'u qepesh atyre por duhet te hetosh me pyetjen "Kujt po i lindin keto mendime?" Nuk ka rendesi se sa mendime lindin. Sapo lind nje mendim menjehere kerko me zell, "Kujt i erdhi ky mendim?" Pergjigja qe do te vije do te jete, "Mua". Pas kesaj, nese menjehere behet pyetja "Kush jam Une?", mendja do te kthehet ne burimin e saj, dhe mendimi qe u shfaq ne fillim do te behet i palevizshem. Duke perseritur kete metode, ne kete menyre, mendja do te zhvilloje aftesine te qendroje ne Burim. Kur mendja, drejton vemendjen ne diçka, del perjashta nepermjet trurit dhe shqisave, duke formuar keshtu emra dhe forma bruto; nese ne te kundert vemendja nuk del perjashta por qendron ne zemer, ne burim atehere emrat dhe format zhduken. Te moslejuarit e mendimeve te dalin perjashta dhe mbajtja e tyre ne "zemer" quhet "brendesi". Te lejuarit e mendjes te dale jashte "zemres" njihet si “jashtesi”. Ne kete menyre, kur mendja qendron ne Zemer, "Uni" qe eshte burimi i te gjitha mendimeve do te shuhet dhe Vetvetja, qe gjithmone ekziston, do te shndrit. Çfardo që dikush bën ne kete kerkim ai duhet ta beje pa egoizmin "Une". Nese vepron ne kete menyre, gjithçka do te shfaqet si nje me Perendine.
12. A nuk ka menyra te tjera per te mbajtur mendjen te palevizshme?
Përveç hetimit “Kush jam Une?” nuk ka metoda të mjaftueshme. Në qoftë se me ane te menyrave të tjera kërkohet për te kontrolluar mendjen, mendja do te duket sikur eshte ne kontroll per pak kohe, por ajo perseri do te dale perjashta. Nepërmjet kontrollit të frymës gjithashtu mendja do të bëhet palëvizshme perkohesisht por do te qendroje e palevizshme vetem per aq kohe sa frymemarrja mbahet ne kontroll, dhe kur fryma rifillon ciklin normal mendja do te vihet perseri ne levizje duke bredhur e shtyrë nga mbresat e depozituara ne subkoshience. Burimi eshte i njejte per mendjen dhe frymen. Mendimi, ne te vertete, eshte natyra e mendjes. Mendimi "Une" eshte mendimi i pare i mendjes; ai eshte egoja. Pikerisht aty e kane origjinen egoizmi dhe fryma. Prandaj, kur mendja behet e palevizeshme, frymemarrja kontrollohet, dhe kur frymemarrja kontrollohet mendja behet e palevizshme. Ne gjume te thelle, ndonse mendja behet e palevizshme, frymemarrja nuk ndalon. Kjo eshte për shkak të vullnetit të Perëndise në mënyrë që trupi te mund të ruhet dhe njerezit e tjere te mos jenë nën përshtypjen se ai ka vdekur. Ne gjendje te zgjuar dhe ne samadhi (nje me Absoluten), kur mendja behet e palevizshme, fryma kontrollohet vetvetiu. Fryma eshte forma bruto e mendjes. Deri në kohën e vdekjes, vetvetja e mban frymen ne trup, dhe kur trupi vdes vetvetja e merr frymen me vete. Prandaj ushtrimi i kontrollit te frymemarrjes eshte nje ndihmese për të bërë mendjen te palevizshme, por nuk do ta asgjesoje ate. Ashtu si praktika e kontrollit te frymes, meditimi mbi format e Perendisë, perseritja e mantrave, kufizimi i ushqimit, etj., jane vetem ndihmese per te bere mendjen te palevizeshme. Permes meditimit ne format e Perendise dhe nepermjet perseritjes se mantrave, mendja behet e koncentruar ne nje pike. Mendja gjithmone do qe te bredhe. Ashtu si kur i japim elefantit nje zinxhir per ta mbajtur me noçkën e tij ai do te levize duke kapur zinxhirin dhe asgje tjeter, po ashtu kur mendja drejtohet perjashta ajo do te kapet menjehere pas nje emeri ose forme qe percepton. Pasi kapet pas emrit dhe formes ajo e zgjerohon ate në trajta të mendimeve të panumërta dhe pafundesisht. Por kur mendja drejtohet brenda, mendimi behet i pafuqishem dhe keshtu mendja behet e koncentruar ne nje pike duke u forcuar; per nje mendje te tille kerkimi i Vetvetes do te jete e lehte. Nga te gjitha rregullat kufizuese, ajo qe lidhet me ushqimin Sattvic (sezonal, i fresket qe perfshin fruta, perime dhe bulmet) ne sasi te moderuar, eshte me e mira; duke respektuar kete rregull, cilesia Sattvic e mendjes do te rritet, dhe kjo do te te ndihmoje ne procesin e kerkimit te Vetvetes.
13. Mendimet nga mbresat e mbetura ne nendije duket sikur vijne si valet e oqeanit. Kur do te asgjesohen ato te gjitha?
Kur te menduarit mbi Veteveten te rritet shume e me shume, mendimet do te asgjesohen.
14. A eshte e mundur per mbresat (vasanas) e mbetura, te cilat jane depozituara ne nendije qe nga kohet pa fillim, si te thuash, te zhduken, dhe njeriu te qendroje si Vetvete e paster?
Pa iu nenshtruar dyshimit "A eshte e mundur, apo jo?" duhet qe vazhdimisht ti mbaheni kerkimit te Vetvetes. Madje edhe nese dikush eshte nje mekatar i madh duhet te mos shqetesohet dhe te qajë "O! Une jam nje mekatar, e si mund te shpetoj une?"; por duhet te heqe dore nga mendimi "Une jam nje mekatar" dhe te perqëndrohet fort ne te menduarit mbi Vetveten; atehere me siguri do të kesh sukses. Nuk ka dy mendje - një të mirë dhe një të keqe; mendja eshte nje. Jane mbresat e mbetura te cilat jane dy llojesh - te mbara dhe jo te mbara. Kur mendja eshte nen ndikimin e mbresave te mbara, quhet e mire; kur eshte nen ndikimin e mbresave jo te mbara, konsiderohet si e keqe.
Mendja nuk duhet lejuar të bredhe perjashta ne drejtim të objekteve te kësaj bote dhe gjerave që kane te bëjnë me njerëzit e tjere. Sado te këqij te mund te jene njerëzit nuk duhet të ketë asnjë urrejtje per ta. Te dyja, dëshira dhe urrejtja duhet të largohen. Gjithçka qe ti i ben, apo u jep te tjereve, ti po ja ben ose po ia jep vetes. Nese kjo e vertete do te kuptohet kush nuk do i jape te tjereve? Kur Vetvetja e dikujt lartesohet, gjithçka lartesohet; kur Vetvetja e dikujt behet e palevizeshme, gjithçka behet e palevizshme. Ne ate mase qe do te sillesh me perultesi, po ne ate mase do te shfaqet e mira. Nese mendja behet e palevizeshme ti mund te jetosh kudo.
15. Per sa kohe duhet te praktikohet kerkimi i Vetvetes?
Per aq kohe sa ka mbresa te sendeve ne mendje, po per aq kohe te hetuarit "Kush jam Une?" eshte i nevojshem. Ndersa mendimet lindin ata duhet te asgjesohen menjehere, me ane te hetimit, atje ne vendin e origjines se tyre. Nese dikush vendos te perdor te menduarit e Vetvetes panderprerje, deri sa Vetvetja te gjendet, kjo do te jete e mjaftueshme. Per sa kohe ka armiq (mendime) brenda keshtjelles, ata do te vazhdojne te sulmojne papushim; nese ata eliminohen sapo dalin, atehere keshtjella do te bie ne doren tende.
16. Cila eshte natyra e Vetvetes?
Ajo qe ekziston ne te vertete eshte vetem Vetvetja. Bota, shpirti individual dhe Perendia jane shfaqje ne te; si argjendi tek nena e perles, te tre keto shfaqen ne te njejten kohe dhe zhduken ne te njejten kohe. Vetvetja eshte ajo ku absolutisht nuk ka mendim "Une". Ajo quhet "Heshtje". Vetvetja ne vetvete eshte bota; Vetvetja ne vetvete eshte "Uni"; Vetvetja ne vetvete eshte Perendia; gjithcka eshte Vetvetja.
17. A nuk eshte gjithçka veper e Perendise?
Pa deshire, vendosmeri, apo perpjekje, dielli lind; thjesht ne pranine e tij diamandi rrezaton, zambaku i ujit lulezon, uji avullon; njerezit kryejne funksione te ndryshme dhe pastaj pushojne. Ashtu si gjilpera leviz ne prezencen e magnetit, çdo gje ndodh për arsye të pranisë së Perëndisë qe shpirtrat te udhehequr nga tre funksionet kozmike dhe nga aktiviteti i pesefishte, te permbushin aktivitetet e tyre dhe pastaj te pushojne ne perputhje me karmat perkatese. Perendia nuk ka ndonje pritshmeri; asnje karma nuk i ngjitet Atij. Ashtu si veprimet e perditshme nuk ndikojne diellin, po ashtu edhe meritat apo jo meritat e kater elementeve te tjere nuk ndikojne ne hapsiren e pershkuar.
18. Nga te gjithe ndjekesit cili eshte me i respektuari?
Ai qe heq dore nga vetja per Vetveten, qe eshte Perendia, eshte ndjekesi me i mire. Te dorezuarit e vetes ndaj Perendise do te thote te qendrosh vazhdimisht ne Vetvete pa i dhënë hapesirë lindjes se ndonje mendimi, ndryshe nga ai i Vetvetes. Çfarëdo barre te hidhet mbi Perëndinë, Ai do ti mbaje ato. Meqenese fuqia supreme e Perëndisë i bën të gjitha gjërat te lëvizin, perse duhet qe ne, pa i'a nenshtruar veten atij, ta shqetesojme veten me mendime se çfare duhet bere dhe si, dhe çfare nuk duhet bere dhe pse jo? Ne e dime qe treni mban te gjitha llojet e ngarkesave, keshtu qe pasi hyp ne te perse duhet ta mbash valixhen mbi koke duke mos u ndjere rehat në vend qe ta vendosesh tek vendi i bagazhit dhe te ndjehesh i lehtesuar?
19. Çfare eshte mos-ngjitja (shkeputja)?
Nderkohe qe mendimet lindin, te asgjesuarit e tyre plotesisht dhe pa asnje mbetje, qe ne vendin e origjines se tyre, eshte mos-ngjitje. Ashtu si zhytesi i perlave lidh nje gur rreth brezit, zhytet ne fundin e detit dhe atje mbledh perlat, po ashtu çdo njeri nga ne duhet te pajiset me mos-ngjitje, te zhytet brenda vetes se vet dhe te gjeje Vetveten-perle.
20. A nuk eshte e mundur per Perendine dhe Mjeshtrin te ndikoje çlirimin e nje shpirti?
Perendia dhe mesuesi shpirteror vetem sa do tregojne rrugen e lirise. Ne te vertete, Perendia dhe mesuesi shpirteror nuk kane ndonje ndryshim. Ashtu si preja e cila ka rene ne gojen e tigrit dhe nuk shpeton dot, po ashtu edhe ata te cilet kane ardhur ne caqet e shikimit te dhemshur te mesuesit shpirteror do te shpetohen nga ai dhe nuk do te humbasin; sidoqofte, secili nga ju duhet te ndjeke me perpjekjet e tij shtegun e treguar nga Perendia dhe nga mesuesi shpirteror dhe te fitoje lirine. Mund ta njohesh veten vetem nepermjet syrit te dijes tende, dhe jo nepermjet dijes se tjetrit. A ka nevoje ai qe eshte Rama te kerkoje ndihmen e pasqyres qe te kuptoje se ai eshte Rama?
21. A eshte e nevojshme qe nje njeri qe digjet per çlirim te hetoje mbi natyren kategorive te ndryshme te krijimit (tattvas)?
Ashtu sikurse dikush, qe do te hedhe plehrat nuk ka nevoje ti analizoje ato per te pare se çfare kane brenda, po ashtu ai qe do te njohe Vetveten e tij nuk ka nevoje te numeroje dhe njohe te gjithe shkrimet e shenjta apo te hetoje karakteristikat e tyre; çfare ai duhet te beje eshte te heq dore krejtesisht nga te gjitha kategorite e mendimeve qe fshehin Vetveten. Bota duhet te konsiderohet si nje enderr.
22. A nuk ka ndonje difference ndermjet te qenit zgjuar dhe ne enderr?
Te qenit zgjuar eshte me gjate ndersa ne enderr eshte me shkurt; perveç kësaj nuk ka ndonje ndryshim. Ashtu si ndodhite e zgjimit na duken reale gjate te qenit zgjuar, po ashtu edhe ato ne enderr gjate kohes qe enderrojme. Ne enderr mendja futet ne nje trup tjeter. Ne te dyja gjendjet si zgjuar dhe ne enderr mendimet, emrat dhe format ndodhin ne te njejten kohe.
23. A eshte i dobishem leximi i librave per ata qe digjen per çlirim?
Te gjitha shkrimet theksojne se ne menyre qe te arrihet çlirimi njeriu duhet ta beje mendjen te palevizeshme. Kur kjo te kuptohet nuk ka me nevoje per lexime pa fund. Ne mënyrë qe mendja te behet e palevizshme duhet te hetosh brenda vetes se çfare eshte Vetvetja; e si mund te behet ky kerkim ne libra? Duhet ta njohesh Vetveten vetem nepermjet syrit te dijes tende. Vetvetja eshte brenda pese shtresave; ndersa librat jane jashte. Meqenese, Vetvetja duhet kerkuar brenda, duke larguar pese shtresat, eshte e kote ta kerkosh ate ne libra. Do te vije nje dite qe do te harrosh gjithçka qe ke mesuar.
24. Çfare eshte lumturia?
Lumturia eshte natyra e vertete e Vetvetes; lumturia dhe Vetvetja nuk jane te ndryshme. Nuk ka lumturi ne asnje gje ne kete bote. Ne imagjinojme nepermjet padijes sikur e marrim lumturine nga sendet. Kur mendja del jashte ajo perjeton vuajtje. Ne te vertete, kur deshirat e saj plotesohen, mendimet shuhen dhe ajo kthehet ne burim dhe shijon lumturine per pak kohe, lumturine e Vetvetes. E njejta gje ndodh ne gjendje gjumi, ekstaze, dhe te fikti, si dhe kur objekti i deshiruar arrihet ose objekti i padeshiruar hiqet, mendja kthehet ne brendesi, dhe shijon lumturine e kulluar te Vetvetes. Keshtu mendja leviz papushim dhe me radhe duke dale nga Vetvetja dhe duke u kthyer perseri tek ajo. Hija poshte pemes eshte e kendeshme; jashte saj nxehti eshte pervelues. Nje person qe eshte endur ne diell ndjehet i freskuar kur arrin ne hije. Dikush qe shkon sa ne hije e ne diell dhe perseri ne hije eshte i trashe. Nje njeri i mençur rri perhere ne hije. Ne te njejten menyre mendja e atij qe e di te verteten nuk largohet nga Vetvetja. Mendja e te paditurit, ne te kundert, vertitet neper bote duke u ndjere i mjere, dhe kthehet ne Vetvete per pak kohe sa te perjetoje lumturine. Ne fakt, ajo qe quhet bote eshte vetem nje mendim. Kur bota zhduket, dmth kur nuk kemi asnje mendim, mendja perjeton lumturi dhe kur bota shfaqet mendja kalon neper mjerim.
25. Çfare eshte Urtesia?
Te qendruarit ne heshtje te mendimeve eshte ajo qe quhet urtesi. Te qendrosh ne heshtje do te thote qe mendja te shkrihet duke u bere nje me Vetveten. Telepatia, njohja e ngjarjeve te se kaluares, se tashmes apo te se ardhmes dhe parashikimet psikike nuk perbejne ate qe quhet urtesi.
26. Cila eshte marredhenja ndermjet padeshires dhe urtesise?
Padeshira eshte urtesi. Keto te dyja nuk jane te ndryshme; ato jane te njejta. Te mos kesh deshire do te thote te permbahesh nga te kthyerit e mendjes drejt gjerave perjashta. Urtesi do te thote mosshfaqje e asnje objekti. Me fjale te tjera, te mos kerkosh asgje tjeter perveç Vetvetes eshte shkeputje ose padeshire; te mos largohesh nga vetvetja eshte urtesi.
27. Cili eshte ndryshimi ndermjet kerkimit dhe meditimit?
Kerkimi ka te beje me mbajtjen e vemendjes ne Vetvete. Meditimi konsiston ne mendimin se vetja eshte Vetvetja, Ekzistence-Vetedije-Lumturi.
28. Çfare eshte çlirimi?
Te hetosh ne natyren e skllaveruar te vetes tende dhe te kuptosh natyren tende te vertete eshte çlirim.
No comments:
Post a Comment