Mr. Phillips, nje Anglez i cili ishte mesues ne nje nga provincat e Indise, erdhi nje mengjez tek Ramana. Ai tha, "Djali me eshte vrare ne lufte. Çfare mund te bej per shpetimin e shpirtit te tij?"
Ramana qendroi ne heshtje per pak kohe dhe pastaj i'u pergjigj, "Shqetesimi yt eshte thjesht nje mendim. Ankthi dhe trishtimi jane krijim i mendjes. Natyra jote e vertete eshte paqe dhe qetesi. Paqja nuk ka nevoje te arrihet; ajo eshte natyra jote. Per te gjetur ngushellim te momentit ti mund te reflektosh; "Zoti dha. Zoti ka marre; Ai ben me te miren." Nese kjo nuk eshte e mjaftueshme atehere ilaçi me i mire dhe perfundimtar do te ishte te hetoje dhe zbuloje natyren tende te vertete. Trishtimi yt vjen per shkak se ti mendon se djali yt nuk ekziston prandaj ti shpreh pikellim. Nese do te kuptoje se ai ekziston atehere ti nuk do te merziteshe. Kjo tregon se burimi i trishtimit tend eshte mendor dhe jo nje realitet aktual. Besoj ke degjuar per historine kur dy shoke largohen ne emigracion dhe pas pak kohesh erdhi lajmi se njeri prej tyre kish vdekur. Por emri i atij qe ishte gjalle u ngaterrua me ate qe kish vdekur dhe si pasoje nena qe kish humbur djalin vazhdoi te ishte e gezuar si gjithmone ndersa nena qe kish djalin gjalle qante dhe vajtonte. Asnje ndodhi perjashta nuk shkakton trishtim perveç mendimeve tona. Djali yt erdhi nga Vetvetja dhe u terhoq perseri ne Vetvete. Para se te lindte a nuk ishte ai Vetvetja? Ai nuk mund te jete i ndare nga Realiteti Suprem. Ne gjume te thelle mendimi "une", "djali" ose "vdekja" nuk te erdhen ty apo jo, e megjithate ti ekzistoje ne gjume. Nese heton ne kete menyre atehere do te zbulosh jo vetem natyren tende te vertete por edhe ate te djalit. Ai gjithmone ekziston. Je ti ai qe mendon se ai ka humbur. Ti krijon nje djale ne mendje dhe mendon se ai nuk ekziston kur ne fakt, ne Vetvete, ai gjithmone ekziston, ashtu siç edhe ti ekziston dhe do te ekzistosh perjetesisht"
(From 'Day by Day with Bhagavan Ramana', Day 31-5-1946)
No comments:
Post a Comment