Monday, December 31, 2018

Beje kete gjate gjithe dites


Ti me thua se eshte e nevojshme per mua te praktikoj. Po per ke eshte e nevojshme praktika? Sigurisht per mendjen dhe egon. Une te them thjesht pyet veten, “Kush ka nevoje ta beje kete? Une kam nevoje. Kush eshte ky ‘Une?’ Ky ‘Une’ personal, prej nga ka ardhur? Si arriti deri ketu? Kush e lindi ate? Beja vetes keto pyetje, kjo eshte praktika jote. Beje kete gjate gjithe dites. Gjate dites, kur perballesh me probleme te ndryshme, pyet veten vazhdimisht, “Kujt i ka ardhur ky problem? Kush e ka kete ndjesi? Kush po kalon neper kete situate? Kush eshte bere emocional?” Ndersa e ben kete do te vesh re se do behesh me i qete, me i lumtur, jeta do te sillet vetvetiu persembari, çdo gje do te behet me e lehte dhe me e bukur. Kjo eshte praktika qe ti ke nevoje.
~Robert Adams

Gezuar & Paqe 2019 nga Papaji!


Kujt i perket sekondi i fundit i vitit? Ndalo aty ku je dhe vere ne dyshim kete mirazh iluzioni. Perjetesia eshte mbuluar nga egoja. Eshte thjesht projektim i yti. Nese te jep pakenaqesi, ndaloje ate. Nese te jep lumturi, shijoje ate.

Sunday, December 30, 2018

PREZENCA

"Ku duhet ta kerkoj Ndriçimin?
"Ketu."
"Kur do te ndodhe?"
"Eshte duke ndodhur tani."
"Perse nuk e perjetoj tani?"
"Sepse ti nuk po e kerkon."
"Çfare duhet te kerkoj?"
"Asgje. Vetem kerko."
"Per çfare?"
"Per çdo gje qe syte tuaj mund te kapin."
"A duhet te shikoj ne nje menyre te veçante?"
"Jo. Krejt natyrshem eshte e mjaftueshme."
"Po a nuk po shikoj une ne menyre te natyrshme?"
"Jo"
"Po perse jo?"
"Sepse te shikosh, ti duhet te jesh ketu. Ne te shumten e kohes ti je diku tjeter."
~Anthony de Mello

Nese mund te fokusohesh ne kete "Une jam" nuk do kesh me nevoje te besh asgje tjeter.

Nga perjashta duhet te plotesosh te gjitha detyrat dhe veprimet e nevojshme qe gjenden para teje ne çdo moment, ndersa perbrenda duhet te qendrosh gjate gjithe kohes ne "qender", ne ndjesine, te cilen ne e njohim si "Une jam". Ai person i cili eshte gjate gjithe kohes i vetedijshem per "Une jam" ka kapercyer pertej dualitetit. Eshte e mjaftueshme nese ti relaksohesh ne kete "Une jam" dhe qendron indiferent per çdo gje qe ndodh rreth teje. Nese mund te fokusohesh ne kete "Une jam" nuk do kesh me nevoje te besh asgje tjeter. Ajo, pa asnje dyshim, do te te zbuloje te gjitha sekretet e saj.
- LWB

P: Si duhet te behet kerkimi "Kush jam Une?"
M: Veprime te tilla si "shkova" dhe "erdha" i perkasin vetem trupit. Ndaj kur njeri thote se "Une shkova, Une erdha", ai nenkupton se trupi eshte "Une". Por a mund te besohet se trupi eshte "Une". A ekzistonte kjo forme para lindjes perveçse ne pese elementet e materies. Kur jemi ne gjume te thelle ne nuk e ndjejme ekzistencen e ketij trupi dhe eshte krejt pa vlere te flasim per te kur vdes? Prandaj ky "Une" qe gabimisht e ngaterrojme me trupin dhe mendjen eshte egoja, padija, maya (iluzioni), eshte nje gje e ngurte, individuale dhe e kufizuar ne kohe dhe hapsire (jo universal). Nese arrin te ndash trup-mendje nga njera ane dhe "Une" nga ana tjeter, ti ke hedhur hapin e pare drejt te kuptuarit te Vetvetes. Nese vazhdimisht mban mendimin "Une jam", duke e ndjere ate brenda teje, (ne qendren tende), atehere mendimi "Une jam trupi" do te eliminohet plotesisht dhe vetem "Une jam" do te shndrite.
-Ramana Maharshi - Self-Enquiry.

Ke per te luajtur nje rol, luaje ate sa me bukur, luaje ate ne menyren me efikase te mundshme.

Te arrish te kuptosh se asgje nuk eshte e mire, asgje nuk eshte e keqe, eshte nje pike kthese ne kerkimin tend te Vetvetes. Ne kete moment ti fillon te shikosh brenda dhe realiteti perjashta humbet rendesine e tij. Realiteti shoqeror qe perjetojme eshte trillim, nje drame e bukur; ti mund te marresh pjese ne te por ti nuk duhet ta marresh ate seriozisht. Ke per te luajtur nje rol, luaje ate sa me bukur, luaje ate ne menyren me efikase te mundshme. Por mos e merr ate seriozisht, nuk ka asgje te perjetshme ne te.
~Osho

Saturday, December 29, 2018



Pra, vete-kerkimi eshte thjesht te banuarit, me dije te plote, ne dhe si qenia jone.

Me fjale te tjera, praktika e gjetjes se Vetvetes eshte nje proces ne mendjen e “personit” i cili po kerkon te zbuloje veten e tij. Por kur zbulohet se ky “person” (ego) nuk ekziston fare atehere ai nuk mund te vazhdoje me me procesin e hetimit mbi natyren e tij. Ne fakt, ai ne kete pike nuk mund te beje me asgje. Ketu ai kupton se gjate gjithe kohes paskesh ekzistuar vetem Vetedija dhe procesi i vete-kerkimit paska qene thjesht te banosh-qendrosh ne Vetedije. Pra, vete-kerkimi eshte thjesht te banuarit, me dije te plote, ne dhe si qenia jone.
~Rupert Spira.

Friday, December 28, 2018




P: Çfare jane problemet?

P: Çfare jane problemet?
Robert: Dua te them nje sekret te vogel. Nuk ka probleme. Kurre nuk ka patur probleme. Kurre nuk do te kete probleme. Nuk ka probleme tani dhe nuk ka per te patur probleme ndonjehere.
Problem do te thote se jeta nuk po vjen ashtu siç do ti qe te vije. Por ne te vertete, nuk ka probleme.
Çdo gje po shpaloset ashtu siç duhet. Çdo gje eshte ne rregull. Ti duhet ta harrosh veten dhe te zgjerosh vetedijen tende deri kur te behesh i gjithe universi. Realiteti i universit eshte vetedije e paster. Aty nuk ka probleme. Ti je ajo gje.
- Robert Adams, 19th August, 1990

QENIA ESHTE E VETMJA KONSTANTE

Kur kupton se kush je ne te vertete, asnje koncept nuk aplikohet me. Ti behesh kaq i zbrazet sa vetem vetedija mbetet. Nuk kemi me ‘femija i brendshem’ dhe as nuk ka me nje te ‘rritur’. Asnje nga keto identitete nuk ekzistojne deri kur ti sjellesh vete ti ne ekzistence. Vetedija shikon poshte dhe veren nje trup, por kjo nuk sjell ndonje problem. Problemi eshte çfare ti shton ne mendje pas kesaj.
Ne kete zbrazeti ti fillon te shijosh perjetimin e qenies. Kjo eshte qenie para se ti te jesh diçka ose dikush. Dhe ky mister i qenies eshte se eshte zgjuar dhe gjalle. Eshte e vetmja gje qe nuk ka nevoje per mendjen per ta sjelle ate ne ekzistence. Ti nuk ke nevoje te mendosh fare qe te jesh ky zgjim.
Çdo gje rreth teje ndryshon perveç vetedijes. Trupi ndryshon. Mendja ndryshon. Mendimet ndryshojne. Dhe nuk ka rendesi sa dije akumulon, kjo dije nuk do te sjelle ketu me shpejt.
Qenia eshte e vetmja konstante e cila edhe gjithnje zgjuar.
~Adyashanti, Emptinesss Dancing 48

Thursday, December 27, 2018

Ti je Ajo Gje.

Nuk ka nje “dikush” qe eshte i zbrazet, i qete dhe i vetdijshem. Ka vetem zbrazeti dhe qetesi brenda vetedijes se pandryshueshme. Kur iluzioni i sikur jam “dikushi” te kuptohet plotesisht, Realiteti zbulohet. Vetvetja nuk eshte ne te vertete ‘ti’ ne kuptimin fizik, psikologjik apo historik. Ti je perfeksion i plote. Ti je Ajo Gje.
~ Mooji

Njih kete “Une jam”

Njih kete “Une jam” pa fjale qe zgjohet ne mengjez. Te njohesh Vetveten dhe te banosh ne Vete-dije, nuk eshte vetem nje njohje inetelektuale. Ti duhet te jesh ajo gje, dhe nuk duhet te levizesh nga ajo gje. Qendro i vendosur.
~Nisargadatta Maharaj

Kerkuesi eshte vete i Kerkuari.

Per sa kohe kemi nje pseudo identitet, qe e konsideron veten nje kerkues, i cili po punon drejt ‘vetrealizimit’, do te vazhdoje te jete ne skllaveri. Duhet te kuptohet thellesisht dhe me intuite qe kerkuesi eshte vete i kerkuari. Kur kjo te ndodhe, kerkuesi zhduket.
~Nisargadatta Maharaj

Me mendje, arrij ne gjendjen e JO-MENDJES.

Me perpjekje arrij tek gjendja e
JO-PERPJEKJES,
Me kerkim arrij tek gjendja e
JO-KERKIMIT,
Me mendje, arrij ne gjendjen e
JO-MENDJES.
~Osho

Wednesday, December 26, 2018

KUSH JAM UNE ?

Duke qene se, te gjitha qenjet njerezore deshirojne te jene gjithmone te lumtura, pa vuajtje, ashtu si ne rastin ku tek secili shikon nje dashuri te madhe per veten e vet, dhe duke qene se vetem lumturia eshte arsyeja e kesaj dashurie, ne menyre qe te fitohet kjo lumturi, e cila eshte natyra e secilit dhe perjetohet ne gjendjen e gjumit te thelle, ku nuk ka mendje, njeriu duhet te njohe veten e tij. Per kete, rruga e dijes, hetimit nepermjet formes "Kush Jam Une?", eshte metoda kryesore.
1. Kush Jam Une?
Trupi ne teresi, i perbere nga shtate lengje dhe inde, NUK JAM UNE; Pese shqisat si; shqisa e te degjuarit, prekjes, shikuarit, shijuarit dhe nuhatjes, te cilat perceptojne sendet perkatese nepermjet tingullit, prekjes, ngjyres, shijes dhe aromes, NUK JAM UNE; Pese organet shqisore si organet e te folurit, te levizurit, te kapurit, sekretimit dhe te riprodhimit, te cilat kane funksionet e tyre perkatese si; te folurit, te levizurit, te kapurit, te sekretuarit dhe te kenaqesise, NUK JAM UNE; Pese forcat jetike si Prana, etj., te cilat kryejn perkatesisht pese funksionet si frymemarrjen, etj., NUK JAM UNE; madje edhe mendja qe mendon, NUK JAM UNE; padija gjithashtu, qe mbeshtetet vetem ne mbresat e lena nga objektet, dhe ne te cilën nuk ka objekte dhe as funksione, NUK JAM UNE.
2. Nese une nuk jam asnjera nga ato atehere Kush jam Une?
Pasi ke eliminuar te gjithe te lartpermendurat si "jo kjo"; "jo ajo", Vetedija e Qenies, e cila mbetet e vetme, ajo gje UNE JAM.
3. Cila eshte natyra e Vetedijes?
Natyra e Vetedijes eshte: EKZISTENCE (Qenie) - VETEDIJE (Koshience) - BLISS (Lumturi).
4. Kur do te realizohet ndergjegjesimi i Vetvetes?
Atehere kur bota, ajo qe shikohet, te hiqet nga vemendja, do te kete realizim te Vetvetes, i cili eshte Shikuesi.
5. A nuk do te kete gjetje te Vetvetes edhe kur bota vazhdon te pranohet si e vertete, si nje realitet?
Nuk do te kete.
6. Pse?
Shikuesi dhe objekti i shikuar jane si te ngaterruarit e litarit me gjarprin. Ashtu si te kuptuarit se eshte litar, qe eshte e verteta faktike, nuk do te zbulohet po te mos largohet me pare mendimi i pavertete i gjarprit iluzion (pjelle e fantazise), po ashtu edhe vetedijesimi i Vetvetes, qe eshte e verteta faktike, nuk do te realizohet po te mos largohet bindja se kjo bote eshte e vertete.
(*Metafore klasike e te shikuarit te nje litari ne gjysem erresire duke e ngaterruar me gjarper...iIluzion)
7. Kur do te largohet bindja se kjo bote qe ne shikojme eshte e vertete?
Kur mendja, qe eshte origjina e gjithe aftesive njohese dhe e te gjitha veprimeve, te behet e palevizshme, atehere bota do te shikohet si e pavertete.
8. Cila eshte natyra Mendjes?
Ajo qe quhet "Mendje" eshte nje force e mahnitshme qe banon ne Vetvete. Ajo shkakton lindjen e te gjitha mendimeve. Veçmas nga mendimet mendja nuk ekziston. Prandaj, mendimi eshte natyra e mendjes. Veçmas nga mendimet nuk ka nje entitet te pavarur te quajtur ‘bote’. Ne gjume te thelle nuk ka mendime, dhe nuk ka bote. Ne gjendje te zgjuar dhe ne enderr ka mendime dhe ka nje bote. Ashtu si merimanga nxjerr fijen (e rrjetes) nga vetja dhe persëri e tërheq ate në vetvete, po ashtu edhe mendja e projekton boten jashte saj dhe persëri e mbledh ate ne Vetvete. Kur mendja del nga Vetvetja, bota shfaqet. Si pasoje, kur bota shfaqet (si reale), Vetvetja nuk shfaqet; dhe kur Vetvetja shfaqet (shndrit) bota nuk shfaqet. Kur dikush, vazhdimisht heton mbi natyren e mendjes, mendja do te shuhet dhe vetem Vetvetja do te mbetet. Atë që quajme Vetvete eshte Atman. Mendja gjithmone ekziston vetëm në varësi te diçkaje te kapshme; ajo nuk mund të ekzistoje e vetme.
9. Cila eshte metoda e kerkimit qe te kuptojme natyren e mendjes?
Ajo qe shfaqet si "Une" ne kete trup eshte mendja. Nese dikush kerkon te dije se ku lind se pari mendimi "Une" ne kete trup, ai do te zbuloje se ky mendim lind ne "zemer". Aty eshte vendi i origjines se mendjes. Madje nese dikush mendon vazhdimisht "Une" "Une" ai do te dergohet ne ate vend. Nga te gjitha mendimet qe lindin ne mendje, mendimi "Une" eshte i pari. Vetem pas lindjes se ketij mendimi lindin mendimet e tjera. Vetem pas shfaqjes se peremrit te pare personal "Une" pasojne njera pas tjetres peremrat e tjere personal te dyte dhe te trete; pa peremrin e pare personal "Une" nuk do te kemi peremra te tjere pasues te dyte dhe te trete.
10. Si mund te behet mendja e palevizshme?
Nepermjet kerkimit "Kush jam Une?" Mendimi "Kush jam Une?" do te asgjesoje te gjitha mendimet tjera, dhe ashtu si shkopi qe perdoret per te perzier turren e druve ne zjarr, do te digjet edhe vete ne fund.
11. Cili eshte mjeti per te mbajtur ne menyre te vazhdueshme mendimin "Kush jam Une?"
Kur mendimet e tjera shfaqen nuk duhet t'u qepesh atyre por duhet te hetosh me pyetjen "Kujt po i lindin keto mendime?" Nuk ka rendesi se sa mendime lindin. Sapo lind nje mendim menjehere kerko me zell, "Kujt i erdhi ky mendim?" Pergjigja qe do te vije do te jete, "Mua". Pas kesaj, nese menjehere behet pyetja "Kush jam Une?", mendja do te kthehet ne burimin e saj, dhe mendimi qe u shfaq ne fillim do te behet i palevizshem. Duke perseritur kete metode, ne kete menyre, mendja do te zhvilloje aftesine te qendroje ne Burim. Kur mendja, drejton vemendjen ne diçka, del perjashta nepermjet trurit dhe shqisave, duke formuar keshtu emra dhe forma bruto; nese ne te kundert vemendja nuk del perjashta por qendron ne zemer, ne burim atehere emrat dhe format zhduken. Te moslejuarit e mendimeve te dalin perjashta dhe mbajtja e tyre ne "zemer" quhet "brendesi". Te lejuarit e mendjes te dale jashte "zemres" njihet si “jashtesi”. Ne kete menyre, kur mendja qendron ne Zemer, "Uni" qe eshte burimi i te gjitha mendimeve do te shuhet dhe Vetvetja, qe gjithmone ekziston, do te shndrit. Çfardo që dikush bën ne kete kerkim ai duhet ta beje pa egoizmin "Une". Nese vepron ne kete menyre, gjithçka do te shfaqet si nje me Perendine.
12. A nuk ka menyra te tjera per te mbajtur mendjen te palevizshme?
Përveç hetimit “Kush jam Une?” nuk ka metoda të mjaftueshme. Në qoftë se me ane te menyrave të tjera kërkohet për te kontrolluar mendjen, mendja do te duket sikur eshte ne kontroll per pak kohe, por ajo perseri do te dale perjashta. Nepërmjet kontrollit të frymës gjithashtu mendja do të bëhet palëvizshme perkohesisht por do te qendroje e palevizshme vetem per aq kohe sa frymemarrja mbahet ne kontroll, dhe kur fryma rifillon ciklin normal mendja do te vihet perseri ne levizje duke bredhur e shtyrë nga mbresat e depozituara ne subkoshience. Burimi eshte i njejte per mendjen dhe frymen. Mendimi, ne te vertete, eshte natyra e mendjes. Mendimi "Une" eshte mendimi i pare i mendjes; ai eshte egoja. Pikerisht aty e kane origjinen egoizmi dhe fryma. Prandaj, kur mendja behet e palevizeshme, frymemarrja kontrollohet, dhe kur frymemarrja kontrollohet mendja behet e palevizshme. Ne gjume te thelle, ndonse mendja behet e palevizshme, frymemarrja nuk ndalon. Kjo eshte për shkak të vullnetit të Perëndise në mënyrë që trupi te mund të ruhet dhe njerezit e tjere te mos jenë nën përshtypjen se ai ka vdekur. Ne gjendje te zgjuar dhe ne samadhi (nje me Absoluten), kur mendja behet e palevizshme, fryma kontrollohet vetvetiu. Fryma eshte forma bruto e mendjes. Deri në kohën e vdekjes, vetvetja e mban frymen ne trup, dhe kur trupi vdes vetvetja e merr frymen me vete. Prandaj ushtrimi i kontrollit te frymemarrjes eshte nje ndihmese për të bërë mendjen te palevizshme, por nuk do ta asgjesoje ate. Ashtu si praktika e kontrollit te frymes, meditimi mbi format e Perendisë, perseritja e mantrave, kufizimi i ushqimit, etj., jane vetem ndihmese per te bere mendjen te palevizeshme. Permes meditimit ne format e Perendise dhe nepermjet perseritjes se mantrave, mendja behet e koncentruar ne nje pike. Mendja gjithmone do qe te bredhe. Ashtu si kur i japim elefantit nje zinxhir per ta mbajtur me noçkën e tij ai do te levize duke kapur zinxhirin dhe asgje tjeter, po ashtu kur mendja drejtohet perjashta ajo do te kapet menjehere pas nje emeri ose forme qe percepton. Pasi kapet pas emrit dhe formes ajo e zgjerohon ate në trajta të mendimeve të panumërta dhe pafundesisht. Por kur mendja drejtohet brenda, mendimi behet i pafuqishem dhe keshtu mendja behet e koncentruar ne nje pike duke u forcuar; per nje mendje te tille kerkimi i Vetvetes do te jete e lehte. Nga te gjitha rregullat kufizuese, ajo qe lidhet me ushqimin Sattvic (sezonal, i fresket qe perfshin fruta, perime dhe bulmet) ne sasi te moderuar, eshte me e mira; duke respektuar kete rregull, cilesia Sattvic e mendjes do te rritet, dhe kjo do te te ndihmoje ne procesin e kerkimit te Vetvetes.
13. Mendimet nga mbresat e mbetura ne nendije duket sikur vijne si valet e oqeanit. Kur do te asgjesohen ato te gjitha?
Kur te menduarit mbi Veteveten te rritet shume e me shume, mendimet do te asgjesohen.
14. A eshte e mundur per mbresat (vasanas) e mbetura, te cilat jane depozituara ne nendije qe nga kohet pa fillim, si te thuash, te zhduken, dhe njeriu te qendroje si Vetvete e paster?
Pa iu nenshtruar dyshimit "A eshte e mundur, apo jo?" duhet qe vazhdimisht ti mbaheni kerkimit te Vetvetes. Madje edhe nese dikush eshte nje mekatar i madh duhet te mos shqetesohet dhe te qajë "O! Une jam nje mekatar, e si mund te shpetoj une?"; por duhet te heqe dore nga mendimi "Une jam nje mekatar" dhe te perqëndrohet fort ne te menduarit mbi Vetveten; atehere me siguri do të kesh sukses. Nuk ka dy mendje - një të mirë dhe një të keqe; mendja eshte nje. Jane mbresat e mbetura te cilat jane dy llojesh - te mbara dhe jo te mbara. Kur mendja eshte nen ndikimin e mbresave te mbara, quhet e mire; kur eshte nen ndikimin e mbresave jo te mbara, konsiderohet si e keqe.
Mendja nuk duhet lejuar të bredhe perjashta ne drejtim të objekteve te kësaj bote dhe gjerave që kane te bëjnë me njerëzit e tjere. Sado te këqij te mund te jene njerëzit nuk duhet të ketë asnjë urrejtje per ta. Te dyja, dëshira dhe urrejtja duhet të largohen. Gjithçka qe ti i ben, apo u jep te tjereve, ti po ja ben ose po ia jep vetes. Nese kjo e vertete do te kuptohet kush nuk do i jape te tjereve? Kur Vetvetja e dikujt lartesohet, gjithçka lartesohet; kur Vetvetja e dikujt behet e palevizeshme, gjithçka behet e palevizshme. Ne ate mase qe do te sillesh me perultesi, po ne ate mase do te shfaqet e mira. Nese mendja behet e palevizeshme ti mund te jetosh kudo.
15. Per sa kohe duhet te praktikohet kerkimi i Vetvetes?
Per aq kohe sa ka mbresa te sendeve ne mendje, po per aq kohe te hetuarit "Kush jam Une?" eshte i nevojshem. Ndersa mendimet lindin ata duhet te asgjesohen menjehere, me ane te hetimit, atje ne vendin e origjines se tyre. Nese dikush vendos te perdor te menduarit e Vetvetes panderprerje, deri sa Vetvetja te gjendet, kjo do te jete e mjaftueshme. Per sa kohe ka armiq (mendime) brenda keshtjelles, ata do te vazhdojne te sulmojne papushim; nese ata eliminohen sapo dalin, atehere keshtjella do te bie ne doren tende.
16. Cila eshte natyra e Vetvetes?
Ajo qe ekziston ne te vertete eshte vetem Vetvetja. Bota, shpirti individual dhe Perendia jane shfaqje ne te; si argjendi tek nena e perles, te tre keto shfaqen ne te njejten kohe dhe zhduken ne te njejten kohe. Vetvetja eshte ajo ku absolutisht nuk ka mendim "Une". Ajo quhet "Heshtje". Vetvetja ne vetvete eshte bota; Vetvetja ne vetvete eshte "Uni"; Vetvetja ne vetvete eshte Perendia; gjithcka eshte Vetvetja.
17. A nuk eshte gjithçka veper e Perendise?
Pa deshire, vendosmeri, apo perpjekje, dielli lind; thjesht ne pranine e tij diamandi rrezaton, zambaku i ujit lulezon, uji avullon; njerezit kryejne funksione te ndryshme dhe pastaj pushojne. Ashtu si gjilpera leviz ne prezencen e magnetit, çdo gje ndodh për arsye të pranisë së Perëndisë qe shpirtrat te udhehequr nga tre funksionet kozmike dhe nga aktiviteti i pesefishte, te permbushin aktivitetet e tyre dhe pastaj te pushojne ne perputhje me karmat perkatese. Perendia nuk ka ndonje pritshmeri; asnje karma nuk i ngjitet Atij. Ashtu si veprimet e perditshme nuk ndikojne diellin, po ashtu edhe meritat apo jo meritat e kater elementeve te tjere nuk ndikojne ne hapsiren e pershkuar.
18. Nga te gjithe ndjekesit cili eshte me i respektuari?
Ai qe heq dore nga vetja per Vetveten, qe eshte Perendia, eshte ndjekesi me i mire. Te dorezuarit e vetes ndaj Perendise do te thote te qendrosh vazhdimisht ne Vetvete pa i dhënë hapesirë lindjes se ndonje mendimi, ndryshe nga ai i Vetvetes. Çfarëdo barre te hidhet mbi Perëndinë, Ai do ti mbaje ato. Meqenese fuqia supreme e Perëndisë i bën të gjitha gjërat te lëvizin, perse duhet qe ne, pa i'a nenshtruar veten atij, ta shqetesojme veten me mendime se çfare duhet bere dhe si, dhe çfare nuk duhet bere dhe pse jo? Ne e dime qe treni mban te gjitha llojet e ngarkesave, keshtu qe pasi hyp ne te perse duhet ta mbash valixhen mbi koke duke mos u ndjere rehat në vend qe ta vendosesh tek vendi i bagazhit dhe te ndjehesh i lehtesuar?
19. Çfare eshte mos-ngjitja (shkeputja)?
Nderkohe qe mendimet lindin, te asgjesuarit e tyre plotesisht dhe pa asnje mbetje, qe ne vendin e origjines se tyre, eshte mos-ngjitje. Ashtu si zhytesi i perlave lidh nje gur rreth brezit, zhytet ne fundin e detit dhe atje mbledh perlat, po ashtu çdo njeri nga ne duhet te pajiset me mos-ngjitje, te zhytet brenda vetes se vet dhe te gjeje Vetveten-perle.
20. A nuk eshte e mundur per Perendine dhe Mjeshtrin te ndikoje çlirimin e nje shpirti?
Perendia dhe mesuesi shpirteror vetem sa do tregojne rrugen e lirise. Ne te vertete, Perendia dhe mesuesi shpirteror nuk kane ndonje ndryshim. Ashtu si preja e cila ka rene ne gojen e tigrit dhe nuk shpeton dot, po ashtu edhe ata te cilet kane ardhur ne caqet e shikimit te dhemshur te mesuesit shpirteror do te shpetohen nga ai dhe nuk do te humbasin; sidoqofte, secili nga ju duhet te ndjeke me perpjekjet e tij shtegun e treguar nga Perendia dhe nga mesuesi shpirteror dhe te fitoje lirine. Mund ta njohesh veten vetem nepermjet syrit te dijes tende, dhe jo nepermjet dijes se tjetrit. A ka nevoje ai qe eshte Rama te kerkoje ndihmen e pasqyres qe te kuptoje se ai eshte Rama?
21. A eshte e nevojshme qe nje njeri qe digjet per çlirim te hetoje mbi natyren kategorive te ndryshme te krijimit (tattvas)?
Ashtu sikurse dikush, qe do te hedhe plehrat nuk ka nevoje ti analizoje ato per te pare se çfare kane brenda, po ashtu ai qe do te njohe Vetveten e tij nuk ka nevoje te numeroje dhe njohe te gjithe shkrimet e shenjta apo te hetoje karakteristikat e tyre; çfare ai duhet te beje eshte te heq dore krejtesisht nga te gjitha kategorite e mendimeve qe fshehin Vetveten. Bota duhet te konsiderohet si nje enderr.
22. A nuk ka ndonje difference ndermjet te qenit zgjuar dhe ne enderr?
Te qenit zgjuar eshte me gjate ndersa ne enderr eshte me shkurt; perveç kësaj nuk ka ndonje ndryshim. Ashtu si ndodhite e zgjimit na duken reale gjate te qenit zgjuar, po ashtu edhe ato ne enderr gjate kohes qe enderrojme. Ne enderr mendja futet ne nje trup tjeter. Ne te dyja gjendjet si zgjuar dhe ne enderr mendimet, emrat dhe format ndodhin ne te njejten kohe.
23. A eshte i dobishem leximi i librave per ata qe digjen per çlirim?
Te gjitha shkrimet theksojne se ne menyre qe te arrihet çlirimi njeriu duhet ta beje mendjen te palevizeshme. Kur kjo te kuptohet nuk ka me nevoje per lexime pa fund. Ne mënyrë qe mendja te behet e palevizshme duhet te hetosh brenda vetes se çfare eshte Vetvetja; e si mund te behet ky kerkim ne libra? Duhet ta njohesh Vetveten vetem nepermjet syrit te dijes tende. Vetvetja eshte brenda pese shtresave; ndersa librat jane jashte. Meqenese, Vetvetja duhet kerkuar brenda, duke larguar pese shtresat, eshte e kote ta kerkosh ate ne libra. Do te vije nje dite qe do te harrosh gjithçka qe ke mesuar.
24. Çfare eshte lumturia?
Lumturia eshte natyra e vertete e Vetvetes; lumturia dhe Vetvetja nuk jane te ndryshme. Nuk ka lumturi ne asnje gje ne kete bote. Ne imagjinojme nepermjet padijes sikur e marrim lumturine nga sendet. Kur mendja del jashte ajo perjeton vuajtje. Ne te vertete, kur deshirat e saj plotesohen, mendimet shuhen dhe ajo kthehet ne burim dhe shijon lumturine per pak kohe, lumturine e Vetvetes. E njejta gje ndodh ne gjendje gjumi, ekstaze, dhe te fikti, si dhe kur objekti i deshiruar arrihet ose objekti i padeshiruar hiqet, mendja kthehet ne brendesi, dhe shijon lumturine e kulluar te Vetvetes. Keshtu mendja leviz papushim dhe me radhe duke dale nga Vetvetja dhe duke u kthyer perseri tek ajo. Hija poshte pemes eshte e kendeshme; jashte saj nxehti eshte pervelues. Nje person qe eshte endur ne diell ndjehet i freskuar kur arrin ne hije. Dikush qe shkon sa ne hije e ne diell dhe perseri ne hije eshte i trashe. Nje njeri i mençur rri perhere ne hije. Ne te njejten menyre mendja e atij qe e di te verteten nuk largohet nga Vetvetja. Mendja e te paditurit, ne te kundert, vertitet neper bote duke u ndjere i mjere, dhe kthehet ne Vetvete per pak kohe sa te perjetoje lumturine. Ne fakt, ajo qe quhet bote eshte vetem nje mendim. Kur bota zhduket, dmth kur nuk kemi asnje mendim, mendja perjeton lumturi dhe kur bota shfaqet mendja kalon neper mjerim.
25. Çfare eshte Urtesia?
Te qendruarit ne heshtje te mendimeve eshte ajo qe quhet urtesi. Te qendrosh ne heshtje do te thote qe mendja te shkrihet duke u bere nje me Vetveten. Telepatia, njohja e ngjarjeve te se kaluares, se tashmes apo te se ardhmes dhe parashikimet psikike nuk perbejne ate qe quhet urtesi.
26. Cila eshte marredhenja ndermjet padeshires dhe urtesise?
Padeshira eshte urtesi. Keto te dyja nuk jane te ndryshme; ato jane te njejta. Te mos kesh deshire do te thote te permbahesh nga te kthyerit e mendjes drejt gjerave perjashta. Urtesi do te thote mosshfaqje e asnje objekti. Me fjale te tjera, te mos kerkosh asgje tjeter perveç Vetvetes eshte shkeputje ose padeshire; te mos largohesh nga vetvetja eshte urtesi.
27. Cili eshte ndryshimi ndermjet kerkimit dhe meditimit?
Kerkimi ka te beje me mbajtjen e vemendjes ne Vetvete. Meditimi konsiston ne mendimin se vetja eshte Vetvetja, Ekzistence-Vetedije-Lumturi.
28. Çfare eshte çlirimi?
Te hetosh ne natyren e skllaveruar te vetes tende dhe te kuptosh natyren tende te vertete eshte çlirim.


Ajo Gje !

Problemi kryesor eshte si te heqim qafe egon. Ka nje rruge per kete. Eshte nepermjet dallimit ose hetimit me ane te dijes. Le te themi, çfare kemi kuptuar deri tani nga mesimet e Vedantes? Kemi mesuar se jane pese element dhe nje Vetvete. Kemi kuptuar qe ne jemi askushi. Ne nuk jemi ky trup fizik edhe pse kemi besuar se jemi trupi. Kjo quhet dija e gabuar ose imagjinata. Kur ky ‘une’ te largohet, çfardo qe eshte, eshte. Çfare mbetet eshte “Ajo Gje” (That).
~Sri Siddharameshwar Maharaj "Master of Self-Realization"
Nese nuk e shikon çmendurine, nuk do te mund te dalesh jashte saj. Nese nuk e kupton perse sillesh ashtu siç sillesh, ti kurre nuk mund te dalesh jashte. Nese nuk e shikon falsitetin dhe pakuptimin e qellimeve, objektivave, koncepteve dhe planeve tuaja, nuk mund te dalesh prej tyre. Dhe keto gjera askush nuk mundet ti mesoje ty. Asnje praktike nuk do ta sjelle kete urtesi.

- Cesar Teruel

Tuesday, December 25, 2018


Nese nje njeri po kalon lumin me varke, dhe nje varke tjeter boshe perplaset me varken e tij, edhe pse ai eshte nje njeri gjaknxehte, ai nuk do te zemerohet.
Por nese shikon nje njeri ne ate varke, ai do te therrase me te madhe qe ti hape rrugen, nese thirrja nuk do te degjohet ai do te therrase edhe me me ze te larte, dhe nese nuk degjohet do te filloje te shaje dhe mallkoje, e gjitha kjo vetem sepse nje njeri tjeter gjendet ne ate varke. Nese varka do te ishte bosh, ai nuk do te therriste apo te zemerohej.
Nese e boshatis varken tende, duke kaluar ne lumin e kesaj bote, askush nuk do te kundershtoje ty, askush nuk do te kerkoje te lendoje ty.
~Chuang Tzu



Ne fillim me perkedheli me njeqind te mira, pastaj me shkriu ne zjarrin e vuajtjeve. Pasi me vulosi me vulen e dashurise, Une u bera Ai. Me pas, flaku veten time jashte meje.
~Rumi

Duaj ate qe ke dhe mos u shqeteso per ate qe nuk ke.

Pyetje: Jam i pakenaqur, si mund te fitoj paqen?
Maharaj: Perse ke nevoje per paqe?
P: Qe te jem i lumtur.
Maharaj: A nuk je i lumtur tani?
P: Jo nuk jam.
Maharaj: Çfare te ben ty te palumtur.
P: Une kam ate qe nuk dua dhe nuk kam ate qe dua.
Maharaj: Perse nuk i nderron vendet; duaj ate qe ke dhe mos u shqeteso per ate qe nuk ke.
~Nisargadatta Maharaj

RAMANA ESHTE VETVETJA IME




P: Robert kam dy pyetje. A e konsideroni Ramanan si mjeshtri (Guru) i yt?
Robert: Une e konsideroj Ramanan si Vetvetja ime. Une e shikoj ate me shume se nje Guru. Une e shikoj ate si vete Universi, si vete jeta, te cilat nuk jane as me shume e as me pak se Vetvetja ime. Keshtu ai eshte nje tjeter shfaqje e imja. Kur une isha me te, e nderova dhe respektova ate sepse ai ishte Vetvetja ime. Ne kete menyre po nderoja dhe respektoja Vetveten time, a me kupton? Une e trajtova ate sikur po trajtoja veten time. Kur shkova per here te pare solla pak ushqime dhe lule sepse jemi nje. Gjithçka eshte nje.
Por kuptimi i sakte i fjales “guru” eshte mesues. Ramana nuk ishte mesuesi i askujt. Ai po bente te njejten gje qe une jam duke bere. Ai thjesht po deshmonte te verteten per veten e tij. Dhe njejerezit, te cilit deshironin te uleshin rreth tij, ishin te mirpritur. Ai nuk e kishte problem. Me fjale te tjera ai kurre nuk tha ‘Une jam mesues’ dhe ju jeni nxenes. Ai konsideronte çdo njeri si veten e tij dhe nderkohe vazhdonte aktivitetet e tij edhe pse njerezit qendronin rreth tij. Kur ai ishte duke fjetur ne divan, i gjithe salla flinte ne te njejten kohe ne dysheme.
P: Mire, le te themi per shembull, disa njerez lexojne libra si “Kush jam Une?” dhe vendosin qe “Ramana eshte mesuesi im”
Robert: Nuk do te ishte edhe aq keq, apa jo? (qeshin sebashku).
~Robert Adams, Ts 3

Monday, December 24, 2018



Pyetje: A ka qene Krishti nje i Ndriçuar?



Pyetje: A ka qene Krishti nje i Ndriçuar?
Robert Adams: Lere Krishtin. Zbulo me pare kush je ti? Prej nga ke ardhur? Çfare je ti? Lere Krishtin ne punen e tij. Leri mrekullite e tij. Kupto me pare kush je ti. Mundohu te zbulosh vetveten dhe pastaj do te kuptosh Krishtin. Te kuptosh Krishtin dhe te mos njohesh Vetveten tende eshte budallallek. Asnjehere nuk do te kesh pergjigjen e duhur se kush ishte ai. Por kur te kuptosh Vetveten tende ti do te kuptosh se kush ishte Krishti. Gjithnje dhe çdo gje fillon tek ti. Ti je Ajo Gje. Puno brenda vetes tende. Pyetet veten, “Kujt po i vijne gjithe keto mendime? Kujt po i vijne keto mijera mendime, opinione, dyshime? Kujt po i vijne? Kush po i mendon ato? Kush eshte burimi i tyre?” Shko mbrapsht ne burimin e tyre. Heto brenda vetvetes. Zbuloje vete ti. Nuk ka fare rendesi se çfare them une. Çdo gje eshte ne doren tende. Ti je Absolutja Supreme. Ti je Une Jam. Kush eshte ai qe nuk thote Une Jam? Zhytu thelle brenda vetes tende dhe çdo gje do te te zbulohet ty.
~Robert Adams

Realiteti ekziston gjithmone dhe panderprerje.

Ka vetem nje gjendje, ajo e koshiences ose vetedijes ose ekzistences.
Tre gjendjet e zgjimit, endrres dhe gjumit te thelle nuk mund te jene reale. Ata thjesht vijne dhe shkojne.
Realiteti ekziston gjithmone dhe panderprerje. “Une” ose Ekzistenca qe pershkon te tre gjendjet, e vetme eshte e Verteta.
~Ramana Maharshi, Day by Day 11 Janar 1946.

THJESHTESIA



Nese fjala sjell ndonje efekt, me thuaj, sa i fuqishem do te ishte predikimi nepermjet heshtjes! Por njerezit nuk e kuptojne kete te vertete te thjeshte, te verteten lakuriqe, te verteten e perjetimit te tyre te perditshem, prezent dhe te perjetshem. Kjo eshte e verteta e Vetvetes. A ka ndonje njeri qe nuk eshte i vetdijshem per Vetveten? Por ata as nuk duan ta degjojne kete te vertete, nderkohe qe jane te etur te degjojne genjeshtra dhe perralla se çfare behet ne qiell, per parajsen, ferrin, mrekullite etj.

Kjo sepse ata dashurojne misterin dhe jo te verteten dhe keshtu fete u ofrojne atyre nje produkt qe do i sjelle verdalle gjithe jeten, verdalle rreth Vetvetes. Megjithate, çfardo metode qe te perdoret, ti duhet patjeter te kthehesh tek Vetvetja; meqenese eshte keshtu, perse te mos banosh ne Vetvete ketu dhe tani? Te behesh spektator ose te spekulosh rreth kesaj bote ose boteve te pertejme a nuk duhet Vetvetja? Keshtu pra ata nuk mund te jene ndryshe nga Vetvetja. Edhe njeriu me injorant, kur shikon objektet dhe gjesendet, ai po shikon vetem Vetveten e tij.

- Ramana Maharshi

Nuk ka asnjë objekt ose entitet personal, ndokund në Univers



Lëre trupin, mendjen dhe botën për të bërë çfarëdo që janë të kushtëzuara të bëjnë, Çfarëdo që është ''Ajo'' gje që krijon diellin, erën dhe shiun gjithashtu krijon ndjenjat, veprimet dhe mendimet tona. Nuk ka asnjë objekt ose entitet personal, ndokund në Univers. Çfardo qe do kërkohet nga trupi dhe mendja per te bere, në çdo moment në përgjigje të situatës së dhënë ose rrethanës aktuale, do të shfaqet vete në momentin e duhur.
~Rupert Spira

P: A eshte puna nje pengese per metoden e kerkimit te Vetvetes?

P: A eshte puna nje pengese per metoden e kerkimit te Vetvetes?
M: Jo. Per personin i cili eshte vetezgjuar, Vetvetja eshte realiteti i vetem ku te gjitha veprimet jane thjeshte fenomene qe ndodhin sepse ashtu ndodhin. Nuk ka kuptim te behesh faktor apo te mendosh se je ti beresi. Ndoshta per fillestaret mund te jete e veshtire ne fillim te praktikojne metoden e kerkimit te Vetvetes nderkohe qe edhe punojne, por me pak praktike veprimet e trupit do te ndahen nga perpjekja per t'u mbajtur vetem ne mendimin "Une Jam". Nese mban vetem mendimin "Une Jam" duke perjashtuar te gjitha mendimet e tjera atehere shume shpejt do te veresh rezultatet e para te kerkimit te Vetvetes dhe puna nuk do te te behet me pengese.
~Ramana Maharshi

Atma Vichara - Vetekerkimi




Mendja duhet te distancohet nga vesi i daljes jashte, ne nje shetitje pa fund, pa asnje perfitim, duke u interesuar "Kush eshte ai?" "Kush jane ata?" etj,.
Ajo, duhet te kthehet brenda, duke e drejtuar vemendjen ndaj vetes dhe me zell e kuriozitet te hetoje "Kush jam Une?" Vetem kjo menyre do te jape perfitimin me suprem.
~Ramana Maharshi
[Atma Vichara/Hetim i Vetvetes-Gjuha Sanskrit]


A jam i vetdijshem?


Thjesht bej kete pyetje vetes: A jam i vetdijshem? Do te kete nje pauze per disa sekonda e cila do te pasohet nga pergjigja ‘Po’. Çfare ndodhi ne ate pauze? Ti u bere i vetdijshem i te qenit i vetdijshem. Tani pyete veten perseri dhe qendro sa me shume ne ate pauze. Ky eshte meditim dhe mund te behet kudo. Beje!
~Rupert Spira

Fiksoje mendjen ne Zemer.



Fiksoje mendjen ne Zemer. Nese e mban vemendjen ne burimin nga ku te gjitha mendimet lindin, mendja do te shuhet ne burim dhe Realiteti do te shndrite.
~Ramana Maharshi

E pertejmja nuk matet me fjale



"E pertejmja nuk matet me fjale. Ajo Gje qe eshte e pamatshme vjen, por nese e kerkon, atehere nuk do ta kesh. Vjen papritmas atehere kur ti e pret me pak; vjen ne nje moment kur po shikon qiellin; vjen kur ti je ulur ne hijen e nje peme; vjen kur ti po shikon buzeqeshjen e nje femije ose lotet e nje gruaje. Vjen kur ti nuk e ke mendjen, vjen kur ti nuk po mediton. Ne meditojme per misteriozen qe eshte nje gje e shemtuar per tu kapur pas, nje Zot qe mendojme se eshte diku lart. Nje njeri qe mediton nuk do ta dije kurre, ndersa ai njeri i cili e kupton meditimin e vertete, qe eshte vetedije nga momenti ne moment, vetem ai do te dije. Individi nuk perjetohet gjate ketij meditimi. Persa i perket te Vertetes, individualiteti shuhet, ky ‘une’ pushon se qeni.”

~ Jiddu Krishnamurti.

Mos u kap pas gjendjeve te paqes dhe lumturise se perkohshme.

P: Kur shikoj foton e Ramana Maharshit pershkohem nga nje lumturi, paqe dhe qetesi spontane. E kam me te lehte te shikoj foton e tij se te bej praktiken e vet-kerkimit.
AS: Nuk ka asgje te keqe te shikosh foton e Ramanas. Eshte praktike e mire. Por mos devijo nga qellimi yt kryesor qe eshte te stabilizosh veten si vetedije. Mos u ngjit pas gjendjeve te lumturise se perkohshme, duke u dhene atyre prioritet, perkundrejt gjetjes se Vetvetes. Nese ndalon ne gjendjet e qetesise dhe te lumturise se perkohshme do te humbasesh interresin ne qellimin tend final.
Eshte mire te kalosh ne keto gjendje paqe dhe lumturie por mos u kenaq ne kurriz te vet-kerkimit. Nese zbulon vetveten e brendeshme, nese zbulon se nuk ka asnje atom te ndare nga Vetvetja, ti do te perjetosh paqen dhe lumturine e vertete te Vetvetes.
Ti do te JESH paqa dhe lumturia ne vend qe te jesh perjetuesi i tyre. Nese ti shijon gjendjet e perkohshme te paqes dhe lumturise ne mendje, atehere perjetuesi i tyre nuk do te shuhet ne Vetvete.
Mos u kap pas paqes mendore, shko pertej, ne paqen e vertete qe vjen nga te qenit Vetvetja.
~Bashkebisedim me Anamalai Swami. LWB, p. 339

“Ti je identifikuar me trupin por ti nuk je trupi.”



Njerezit mendojne se vijne ketu me vullnetin e tyre, por ne fakt eshte vetedija ajo qe i sjell ketu, sepse eshte pikerisht vete vetedija qe po kerkon kete dije. Bisedat e mia i drejtohen vetedijes, se ciles i them “Ti je identifikuar me trupin por ti nuk je trupi.” Eshte pikerisht dija e cila duhet te kuptoje natyren e saj duke u shkrire nje me dijen qe eshte burimi i saj.”

~Nisargadatta Maharaj

HESHTJA

D: Çfare eshte heshtja?
M: Ajo gjendje e cila kapercen te folurit dhe te menduarit eshte heshtje; eshte meditim pa aktivitet mendor. Te pushtuarit e mendjes eshte meditim; meditimi i thelle eshte fjalim i perjetshem. Heshtja eshte gjithnje duke folur; eshte rrjedha e pandalshme e ‘gjuhes’. Ajo nderpritet nga te folurit; sepse fjalet e pengojne kete ‘gjuhe’ pa ze.
Leksionet mund te zbavisin individet per ore te tera pa i permirsuar ata. Heshtja, nga ana tjeter, eshte e perhershme dhe sjell perfitim per te gjithe njerezimin...
. . .Me heshtje nenkuptohet elokuence. Leksionet me te folur nuk jane aq elokuente sa heshtja. Heshtja eshte elokuence e panderprere. Eshte gjuha me e bukur. Ka nje gjendje ku fjalet ndalojne dhe heshtja triumfon.
D: Si mundemi ne atehere te komunikojme mendimet tona tek te tjeret?
M: Kjo eshte e nevojshme vetem nese sensi i dualitetit ekziston akoma...
~ Ramana Maharshi

Rrenja e të gjitha dëshirave dhe frikrave ështe ndjesia e të mos qenit kush je.

Do ta kuptosh se je kthyer ne gjendjen tende natyrale kur te veresh se gjendesh ne mungese te plote te gjitha deshirave dhe frikrave.
Ne fund te fundit, rrenja e te gjitha deshirave dhe frikrave eshte ndjesia e te mos qenit kush je.
Ashtu si kavilja e zhvendosur krijon dhimbje, per aq kohe sa nuk eshte ne vendin e vet, dhe harrohet sapo shkon ne vend, po ashtu hallet dhe problemet jane simptoma te shtremberimeve mendore te cilat zhduken sapo dikush kthehet ne gjendjen e tij naturale te Vetvetes.
~Nisargadatta Maharaj

Vete-kërkimi


Realiteti Suprem



Mr. Phillips, nje Anglez i cili ishte mesues ne nje nga provincat e Indise, erdhi nje mengjez tek Ramana. Ai tha, "Djali me eshte vrare ne lufte. Çfare mund te bej per shpetimin e shpirtit te tij?"
Ramana qendroi ne heshtje per pak kohe dhe pastaj i'u pergjigj, "Shqetesimi yt eshte thjesht nje mendim. Ankthi dhe trishtimi jane krijim i mendjes. Natyra jote e vertete eshte paqe dhe qetesi. Paqja nuk ka nevoje te arrihet; ajo eshte natyra jote. Per te gjetur ngushellim te momentit ti mund te reflektosh; "Zoti dha. Zoti ka marre; Ai ben me te miren." Nese kjo nuk eshte e mjaftueshme atehere ilaçi me i mire dhe perfundimtar do te ishte te hetoje dhe zbuloje natyren tende te vertete. Trishtimi yt vjen per shkak se ti mendon se djali yt nuk ekziston prandaj ti shpreh pikellim. Nese do te kuptoje se ai ekziston atehere ti nuk do te merziteshe. Kjo tregon se burimi i trishtimit tend eshte mendor dhe jo nje realitet aktual. Besoj ke degjuar per historine kur dy shoke largohen ne emigracion dhe pas pak kohesh erdhi lajmi se njeri prej tyre kish vdekur. Por emri i atij qe ishte gjalle u ngaterrua me ate qe kish vdekur dhe si pasoje nena qe kish humbur djalin vazhdoi te ishte e gezuar si gjithmone ndersa nena qe kish djalin gjalle qante dhe vajtonte. Asnje ndodhi perjashta nuk shkakton trishtim perveç mendimeve tona. Djali yt erdhi nga Vetvetja dhe u terhoq perseri ne Vetvete. Para se te lindte a nuk ishte ai Vetvetja? Ai nuk mund te jete i ndare nga Realiteti Suprem. Ne gjume te thelle mendimi "une", "djali" ose "vdekja" nuk te erdhen ty apo jo, e megjithate ti ekzistoje ne gjume. Nese heton ne kete menyre atehere do te zbulosh jo vetem natyren tende te vertete por edhe ate te djalit. Ai gjithmone ekziston. Je ti ai qe mendon se ai ka humbur. Ti krijon nje djale ne mendje dhe mendon se ai nuk ekziston kur ne fakt, ne Vetvete, ai gjithmone ekziston, ashtu siç edhe ti ekziston dhe do te ekzistosh perjetesisht"
(From 'Day by Day with Bhagavan Ramana', Day 31-5-1946)

Sunday, December 23, 2018

A i ndihmon realizimi im të tjerët?


Pyetje: A i ndihmon realizimi im të tjerët?

Ramana: Po, sigurisht. Kjo është ndihma më e mirë e mundshme. Por, nuk ka të ‘tjerë’ per të ndihmuar. Një qenie e realizuar sheh vetëm vetën kudo. Kur ju identifikoni veten me trupin atëherë shihni vetëm forma dhe lloje. Por kur e tejkaloni trupin tuaj, të ‘tjerët’ zhduken së bashku me vetëdijen tuaj trupore.

~Ramana Maharshi

Vetedija



Nëse bëhesh i vetëdijshëm se ti nuk je mendja, jeta e këtyre mendimeve do fillojë të dobësohet, ato do bëhen pa jetë. Fuqia e mendimeve qëndron në faktin se ti beson se ato janë tuat. 

                                                                           ~Osho

Absolutja Supreme

Ne rast se ne kete moment, ti nuk prek me mendime sekondin qe kaloi e pertej, gjithashtu nuk prek sekondin qe nuk ka ardhur akoma e pertej, çfare ndjen? Boshllek he...apo jo. E pra ti je pikerisht kjo ‘zbrazeti’, kjo eshte e perjetshmja, Absolutja Supreme. Me thuaj çfare duhet te besh per kaq a gje? Ku duhet te shkosh? Perse nuk e ben?! Perjetoje ate ndjesi, ndermjet sekondave, dhe ti do te ndihesh ne ‘shtepi’.
~Papaji

Çfarëdo që e percepton nuk jeni ju e as nuk është e juaja.

Nuk ka asgjë për tu përmbushur. Nuk ka asgjë për t'u bërë, asgjë për të hequr dorë. Vetëm shiko dhe kujtohu , çfarëdo që e percepton nuk jeni ju e as nuk është e juaja.
~Nisargadatta Maharaj