Wednesday, April 3, 2019

D: Nese “Uni” gjithashtu eshte nje iluzion, atehere kush do ta flak tutje iluzionin?

M: “Uni” flak tutje iluzionin e “Uni-t” dhe perseri qendron si “Une”. I tille eshte paradoksi i Vet-Realizimit. Te ndriçuarit nuk shohin ndonje kontradikte ketu. Marrim rastin e bhaktit (devocionit) - une i drejtohem Ishwaras (Zotit) dhe i lutem qe te behem nje me Te. Une pastaj e dorezoj veten time plotesisht ne besim nepermjet koncentrimit. Dhe ne fund çfare mbetet? Ne vend te “Uni-t” fillestar, nje dorezim perfekt e vetvetes i le vendin Zotit, ne te cilin “Uni” fillestar humbet. Kjo eshte shkalla me e larte e devocionit (parabhakti), dorezimi ose shkeputja ma e larte.
Nese ti heq dore nga “Une” dhe “Imja”, çdo gje tjeter eshte dorezuar ne çast. Vete fara e posedimit humbet. Keshtu e keqja eshte shkulur me gjithe rrenje. Mos-ngjitja duhet te jete shume e forte per ta arritur kete. Kembengulja per ta bere kete duhet te jete aq e forte sa ajo e nje njeriu qe mbahet posht siperfaqes se ujit dhe perpiqet te dale mbi siperfaqe per te shpetuar jeten e tij.
(From “Talks with Sri Ramana Maharshi”, Talk 28)

Mos u perfshij me trenin

Sa here e kap veten te perhumbur ne mendime, thjesht verej. Konsideroje mendjen si nje tren qe hyn ne stacion. Thuaj, “oh hipa ne tren, nuk desha, hipa mekanikisht”. Mos u perfshij me trenin. Lere te shkoje ngado qe te shkoje. Leri mendimet te bejne çfardo qe jane kushtezuar te bejne. Ata do te udhetojne patjeter. Mos nderhyj fare. Nese nderhyn ata te marrin me vete ne imagjinate dhe veprime. Ti je stacioni neper te cilin treni kalon. Shume trena kalojne, ti aty je i palevizshem, gjithnje vezhgues. Nuk ka rendesi se ku shkojne trenat, se çfare ata bejne. Ata gjithmone do te shkojne ose ne te kaluaren ose ne te ardhmen. Ata nuk qendrojne ne stacion. Leri te ikin ne udhetimin e tyre por ti kurre mos udheto me ta.
~Rupert Spira

Njerezit vijne tek une dhe me kerkojne "Si mund te kem nje mendje te qete".

Une i them atyre "Nuk ekziston nje gje e tille; mendje e qete. Kurre nuk kam degjuar per nje gje te tille."
Mendja nuk eshte kurre e qete; e kunderta, pa-mendja eshte qetesi. Mendja, ne vetevete kurre nuk mund te jete e qete, e palevizeshme, e heshtur. Eshte natyra e mendjes te jete e tensionuar, te jete ne konflikt dhe konfuzion te perhershem. Mendja nuk mund te jete kurre e kthjellet, nuk mund te kete qartesi, sepse mendja, nga natyra e saj, eshte turbullire dhe rrumuje.
Kthjelltesia dhe qartesia jane te mundura vetem pa mendjen; heshtja eshte e mundur vetem pa mendjen, prandaj mos u perpiq te arrish nje mendje te qete. Thjesht, hiq dore nga mendimet dhe mendja do te qetesohet.
~Sri Nisargadatta M.

Çdo gje e shtuar mbi kete Une jam eshte nje levizje larg nga Une jam.

Tretja eshte nje proces.
Te menduarit eshte nje proces.
Ashtu siç nuk ka nje tretes,
po ashtu nuk ka nje mendues.
Nuk ka mendues. 
Mendimet shfaqen.
Heto mbi çfare shfaqen ato.
Qenia, e shfaqur nepermjet mendjes, eshte Une jam.
Kjo eshte rrenja e pamohueshme.
Çdo gje e shtuar mbi kete Une jam
eshte nje levizje larg nga Une jam.
~Wu Hsin

Pyetje: Perse eshte shfaqur Vetvetja ne kete bote te mjerueshme?

Ramana Maharshi: Ne menyre qe ti ta kerkosh ate. Syte tuaj nuk mund ta shikojne veten. Vendos nje pasqyre para tyre dhe ata do te shikojne vetveten. Ne te njejten menyre me krijimin. Ti (Ai) shfaqet per te pare Vetveten (Ai). Se pari shiko veten dhe pastaj shiko gjithe boten si Vetvetja jote.”
Pyetje: Pra une duhet gjithnje te kerkoj brenda meje.
Ramana Maharshi: Po.
Pyetje: Mos ta shikoj boten fare?
Ramana Maharshi: Nuk te keshilloj te mbyllesh syte nga bota. Ti duhet te “shikosh veten se pari dhe pastaj shiko boten si Vetvetja jote.” Nese e konsideron veten se je trupi bota do te shfaqet sikur eshte perjashta. Nese ti je Vetvetja bota do te shfaqet si Brahman (Zot).
~ Ramana Maharshi, Talk 271; 23rd October, 1936

HYJNORJA VJEN DHE TE KERKON TY

Asnje njeri nuk mund ta kerkoje hyjnoren sepse nuk e ka kapacitetin per nje kerkim te tille. Por kur dikush eshte gati te zhduket, eshte gati te jete nje askush, eshte gati te behet nje zbrazeti, atehere hyjnorja do ta gjeje ate. Vetem hyjnorja mund te kerkoje njeriun, njeriu nuk mundet kurre te kerkoje hyjnoren, sepse, madje edhe ne kerkim, egoja eshte prezent.
Keshtu nje kerkues nuk eshte ai qe niset ne kerkim te hyjnores: nje kerkues eshte ai i cili niset ne kerkim te “Une”. Sa me shume ai kerkon aq me shume do te zbuloje se ky “Une" i tij nuk eshte aty fare. Dhe diten qe ky “Une” nuk eshte me aty, po ate dite dera e cila ka fshehur dashurine do te hapet per te.
Keshtu, une them se diten qe hija “Une” zhduket, diten qe as “Une” dhe as “ti” nuk mbetet, po ate dite ti nuk do te kerkosh me per hyjnoren, hyjnorja do te vije per te kerkuar ty.
~Osho

Lindja jote do te shkoje dem nese nuk e perdor per te zbuluar Realitetin.

Do ta kuptosh sa e kote eshte kjo bote me kalimin e diteve. Prandaj perpiqu te perfitosh nga kjo lindje njerezore. Mos e humb kot. Lekura e nje kafshe mund te perdoret per kepuce, por lekura e njeriut nuk duhet asgje pas vdekjes se tij. Megjithate nese nje njeri ben perpjekje drejt te kuptuarit e Realitetit, ai do te behet Zot. Ky trup eshte i padobishem pas vdekjes. “Une jetova vetem qe te vdes ne fund”. Mos e prano nje jete te tille por jeto te behesh i pavdekshem. Lindja jote do te shkoje dem nese nuk e perdor per te zbuluar Realitetin.
~Book "Amrut Laya"

Vete-kerkimi (vichara) [Self-enquiry] eshte metoda e pamposhtur, direkte dhe e vetmja per te realizuar te pakushtezuarin, qenien absolute, e cila ti je.

Vet-kerkimi (Atma-Vichara) eshte procesi dhe qellimi. “Une jam” eshte qellimi dhe realiteti final. Te kapesh fort pas tij eshte vichara. Kur kjo behet spontane dhe natyrale eshte vetrealizim. Nese dikush e le menjane vichara, qe eshte praktika me efikase, nuk ka metoda te tjera efikase per ta shuar mendjen. Nese tentohet te shuhet me meroda te tjera, do te duket sikur eshte shuar por do te ngrihet perseri.
Vete-kerkimi (vichara) [Self-enquiry] eshte metoda e pamposhtur, direkte dhe e vetmja per te realizuar te pakushtezuarin, qenien absolute, e cila ti je.
~Ramana Maharshi, Be As You Are

TE LEXUARIT E SHUME LIBRAVE

Njehere ndodhi qe disa studiues te Sanskrishtes ishin ulur ne sallen e vjeter dhe po diskutonin pjese nga Upanishads dhe tekste te tjera me Ramana Maharshin. Bhagavan po diskutonte kuptimin e tyre ndersa per mua kjo ishte nje skene per tu admiruar.
Ne te nejten kohe une ndjeva, ne zemren time, me sinqeritet, “Oh, sa me fat jane keta njerez te jene kaq te ditur dhe te diskutojne me Baghavan. Krahasuar me ta, une jam nje zero ne lidhje me shkrimet e lashta” dhe u ndjeva keq.
Pasi keta studiues u larguan, Baghavan u kthye nga une dhe tha, “Çfare?”, duke me shikuar drejt ne sy dhe duke studiuar mendimet e mia. Pastaj, pa me dhene mua mundesi te shpjegojem, ai vazhdoi:
“Kjo eshte vetem nje levozhge!” Gjithe kjo aftesi leximi librash dhe kapaciteti per te perseritur permendesh shkrimet e shenjta nuk kane asnje vlere. Te dish te Verteten, nuk ke nevoje te kalosh neper tortura te tilla mesimi. E Verteta nuk arrihet nepermjet leximeve.
JI I HESHTUR, kjo eshte e Verteta.
JI I PALEVIZSHEM ne mendje, ky eshte Zoti.
Pastaj u kthye perseri nga une dhe me nje tone te qete me pyeti: “A rruhesh?” I befasuar nga pyetja i thashe se po, patjeter.
“Ah, per tu rruar ti perdor pasqyren apo jo? Ti shikon ne pasqyre dhe rruan faqet; ti nuk rruan imazhin ne pasqyre. Po ashtu edhe shkrimet e shenjta jane bere per te treguar rrugen drejt Vetrealizimit. Thjesht te lexuarit pa perjetim eshte si te rruash imazhin ne pasqyre.” Qe nga ajo dite, ndjesia e inferioritetit u zhduk pergjithmone.
~ By ‘Vishnu’ (N.R. Narayana Iyer) , The Mountain Path, January 1966.

Pyetje: Buda thuhet se ka injoruar kerkimin e Zotit.

Bhagwan Sri Ramana Maharshi: Dhe eshte pikerisht per kete arsye qe ai eshte quajtur sunya vadin (nihilist). Ne fakt Buda ishte i dhene ne drejtimin e kerkuesit per te realizuar Lumturine ketu dhe tani me shume se sa diskutime rreth Zotit.
P: Zoti pershkruhet te jete i manifestuar dhe i pamanifestuar. Si i manifestuar, thuhet se bota eshte pjese e Qenies se Tij. Nese eshte keshtu, ne si pjese e kesaj bote duhet ta kishim njohur ate lehtesisht ne formen e manifestuar.
Sri Ramana: Njih vetveten tende para se te kerkosh te njohesh natyren e Zotit dhe te botes.
P: Pra te njohesh vetveten do te thote se njoh Zotin?
Sri Ramana: Po, Zoti eshte brenda teje.
P: Mire atehere, çfare me pengon te njoh vetveten ose Zotin?
Sri Ramana: Mendja jote bredharake dhe rruget tuaja te zvetnuara.
P: Une jam nje krijese e dobet. Perse Zoti i plotfuqishem nuk i largon keto pengesa?
Sri Ramana: Po, Ai do ti largoje, nese eshte synimi dhe aspirata jote.
P: Perse te mos e krijoje Ai kete aspirate ne mua?
Sri Ramana: Atehere dorezo veten tende.
P: Nese une dorezohem, a nuk duhet ti lutem Zotit?
Sri Ramana: Dorezimi eshte lutja me e fuqishme.
P: A nuk eshte e nevojshme me pare te njoh natyren e Tij para se te dorezohem?
Sri Ramana: Nese beson se Zoti do beje gjithçka per ty atehere dorezohu Atij, perndryshe, lere Zotin ne punen e tij dhe njih vetveten.
P: A ka Zoti ose Guru ndonje perkujdesje per mua?
Sri Ramana: Kerko cilin te duash nga ata pasi nuk kane asnje ndryshim, ata nuk jane dy por nje dhe identik. Te siguroj qe ata jane duke te kerkuar ty me nje perkujdesje shume me te madhe se ti e imagjinon.
~Ramana Maharshi

A ke menduar ndonjehere se si kjo ndjesi “Une jam” eshte krijuar dhe sa kohe do te zgjase?

Vezhgoje jeten tende tani, si dhe pse eshte keshtu. Kuptoje se kjo eshte nje shfaqje e perkohshme. Ti therret Zotin, por ku ishte Zoti para se te kuptoje se “ti je”? Gjej burimin e gjithe kesaj.
Ajo qe eshte ne kohe nuk eshte e perjetshme pasi vete koha nuk eshte reale. Edhe intelekti yt ndryshon me kohen. Gjithashtu e manifestuara eshte e kufizuar ne kohe. Edhe Zoti eshte aty sa kohe ti je. Çfardo qe ti beson eshte e vertete per ty. Megjithate ky besim eshte i kufizuar ne kohe dhe jo i perjetshem. E Verteta eshte e pamanifestuar. Manifestimi eshte nje koncept i kufizuar ne kohe. Trup-mendja eshte pjese e saj.
Mendo mbi ate qe e di se “ti je”. Lindja dhe vdekja jane pa logjike. Kush ka lindur? Jane vetem pese elemente te perzier te cilet kane formuar trupin. Ata nuk kane inteligjence.
Perse nje Zot i meshirshem duhej te krijonte nje bote te tille ku jeta varet nga jeta? Prandaj themi se nuk ka krijues. Bota eshte aty vetem per shkak te dualitetit. Pa dualitet nuk ka bote.
Sa kohe ti mendon se je trupi, ajo qe ti thua eshte e vertete vetem per ty. Eshte e vertete po aq sa eshte trupi. Te gjitha aktivitetet ndodhin per shkak te shfaqjes se vetedijes ne trup. Ndjesia e vuajtjes dhe lumturise eshte aty vetem per shkak te ndjesise “Une jam”. Gjumi i thelle dhe zgjimi vijne spontanisht. Ata nuk jane rezultat i vullnetit tend.
A ke menduar ndonjehere se si kjo ndjesi “Une jam” eshte krijuar dhe sa kohe do te zgjase?
~Sri Nisargadatta Maharaj

VETEDIJE E PASTER

Para se çdo mendim, ndjesi ose perceptim te na tregoje ne ndonjegje per mendjen, trupin ose boten, se pari lajmeron, duke na bere te ditur, prezencen e Vetedijes ne te cilen ata shfaqen, me te cilen ata njihen dhe nga e cila ata jane krijuar. Si e tille, e gjithe eksperienca jone ndriçohet me driten e Vetedijes.
Une, drita e Dijes se paster, kurre nuk largohem nga Vetvetja per te rene ne kontakt me nje mendim, ndjesi ose perceptim. Une gjithnje qendroj brenda Vetvetes, dhe gjithçka qe une gjej ne Vetvete perbehet (krijohet) vetem nga Vetvetja.
~Rupert Spira