M: “Uni” flak tutje iluzionin e “Uni-t” dhe perseri qendron si “Une”. I tille eshte paradoksi i Vet-Realizimit. Te ndriçuarit nuk shohin ndonje kontradikte ketu. Marrim rastin e bhaktit (devocionit) - une i drejtohem Ishwaras (Zotit) dhe i lutem qe te behem nje me Te. Une pastaj e dorezoj veten time plotesisht ne besim nepermjet koncentrimit. Dhe ne fund çfare mbetet? Ne vend te “Uni-t” fillestar, nje dorezim perfekt e vetvetes i le vendin Zotit, ne te cilin “Uni” fillestar humbet. Kjo eshte shkalla me e larte e devocionit (parabhakti), dorezimi ose shkeputja ma e larte.
Nese ti heq dore nga “Une” dhe “Imja”, çdo gje tjeter eshte dorezuar ne çast. Vete fara e posedimit humbet. Keshtu e keqja eshte shkulur me gjithe rrenje. Mos-ngjitja duhet te jete shume e forte per ta arritur kete. Kembengulja per ta bere kete duhet te jete aq e forte sa ajo e nje njeriu qe mbahet posht siperfaqes se ujit dhe perpiqet te dale mbi siperfaqe per te shpetuar jeten e tij.
(From “Talks with Sri Ramana Maharshi”, Talk 28)